Mesazhi i fundit për politikën që shkroi Dritan Prifti

12 Tetor 2017, 21:20Sociale TEMA
Mesazhi i fundit për politikën që shkroi Dritan Prifti

Ish-ministri i energjetikës Dritan Prifti ka ndërruar jetë pasditen e sotme pas një sëmundje të rëndë gjaku

Edhe pas operacioneve të kryer kohëve të fundit, Prifti nuk ka mundur ‘të fitojë’ ndaj kësaj sëmundje.

Prifti ishte deputet në Kuvendin e Shqipërisë nga viti 2001 deri në vitin 2013, ndërkohë që nga 2009 deri në 2010 mbajti edhe postin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë. Ai u shkëput para disa kohësh nga angazhimet zyrtare por asnjëherë nuk hoqi dorë nga politika.

Edhe në postimin e fundit të bërë prej tij në rrjetin social “facebook” pak ditë para zgjedhjeve ai shkruan po për politikën, edhe pse thekson se çfarëdo gjëje që thotë tashmë nuk e bën me entuziazëm.

Prifti ka ndarë mendimin e tij për dhënien e votës, duke mbështetur në një farë mënyre Partinë Socialiste.

Ai shkruan se: “Ne Fier une do votoja Partine Socialiste sepse i njoh kandidatet dhe socialistet jane superior. Numri 9 dhe 10 ne listen e PS qe mund te jene ne vendet e rrezikuara jane 2 persona qe e meritojne me shume se cdokush te jene ne Parlament. Gramoz Rucin e njoh per me shume se 30 vjet si nje shok i mire i babait tim.”

Postimi i plotë:

Pershendetje te dashur miq, nuk kisha asnje deshire te jepja ndonje mesazh per zgjedhjet parlamentare kete here, sepse cfaredo qe te them e bej jo me entuziazem. Na duhet perseri te zgjedhim te keqen me te vogel nga partite qe garojne.

Nuk kemi akoma nje alternative politike per te cilen ja vlen te votohet me entuziazem. Meqe eshte keshtu, une do ti pergjigjem shume miqve te mi qe me telefonojne dhe shkruajne cdo dite per te kerkuar mendim per cilen parti duhet te votojne.

Nuk dua te jap mendim se per cilet duhet te votojme ne rang vendi, sepse nuk i njoh kandidatet, por do guxoj te jap nje mendim per Qarkun Fier dhe Shkodren. Ne Fier une do votoja Partine Socialiste sepse i njoh kandidatet dhe socialistet jane superior.

Numri 9 dhe 10 ne listen e PS qe mund te jene ne vendet e rrezikuara jane 2 persona qe e meritojne me shume se cdokush te jene ne Parlament. Gramoz Rucin e njoh per me shume se 30 vjet si nje shok i mire i babait tim.

Deputet me eksperience te pakrahasueshme, i ndershem, qe nuk ka kerkuar dhe pranuar kurre poste ekzekutive. Dhe Xhevit Bushin e njoh qe nga koha qe ishte bankier e me tej. Eksperienca e tij si bankier, financier dhe njohes i shkelqyer i gjendjes se popullit, veshtiresite e medha per te paguar kredite dhe mikrokredite qe po i marrin frymen popullit.

Kjo eksperience i duhet Parlamentit te ri. Dikush duhet te mendoj per sektorin bankar dhe njerezit ne veshtiresi. Per keto arsye une ne Qarkun Fier do votoja Partine Socialiste. Sigurisht qe me pelqen fakti qe Rama arriti te bej nje marreshje para dhe pas zgjedhore me Bashen.

100 here me mire se bashkeqeverisja me LSI. Kurse per Qarkun Shkoder do kerkoja voten me gjithe zemer per Tom Doshin dhe Partine Social Demokrate.

Nuk kam njohur kurre ne jeten time deputet qe ben aq shume per elektoratin, qe i pergjigjet ne telefon cdokujt, qe kalon shumicen e dites me votuesit per 4 vjet te mandatit, dhe jo vetem ne fushate. Tomen une e kam me shume se mik. Politikanet e kriminalizuar jane perpjekur ta bejne pis, por nuk ja kane arritur.

Donin ti mohonin kandidimin, donin ta burgosnin pasi deshtuan ta vrisnin. Por Toma vazhdon te ece perpara. Asgje nuk i bejne nje besimtari ne Zot kaq te sinqerte sa Toma.

Per te gjitha keto arsye dhe per patriotizem shkodran nje luftetar si Toma duhet te jete ne Parlament. Pervec kesaj populli nuk do ja mbyll kur vetes nje dere te hapur per hallet e tyre.

Miqte e mi te dashur,

Si gjithmone nese ma degjoni keshillen nuk do dilni te zhgenjyer.

Zoti ju bekofte dhe mire u takofshim se shpejti.

Me falni qe nuk mund ti pergjigjem mesazheve tuaja ne fb sepse nuk e ndjek dhe nuk e administroj une ne kushtet qe kam.

Perqafime

Dritan Prifti

13 komente në “Mesazhi i fundit për politikën që shkroi Dritan Prifti”

  1. tfgs1 says:

    RESPECT,nje botkuptim ,nje kulture,fisnikeri,tolerance por edhe patriotizem[kujtoj qe Prifti ishte i vetmi politikan qe ngriti zerin per denoncimin e vendosjes se pllakes se sulltan muratit ne kalane e shkodres] i nje politikani kristian ne dallim me nje bastardi sunit.

  2. Katerina die Große-Madona prej Sauku says:

    E helmuan ,Te jeni te sigurt dyshja Like Meta dhe Berisha.
    Ai dinte shume ,shume per krimet dhe vjedhjet e Like Metes dhe te Familjes Berisha.
    Ngushllime familjes.I ndriçofte shpirti Dritanit.

  3. Mentari says:

    Ti japesh Shqiperise Tom Doshin? Eshte krim por ty te falet se semundja e juaj me perpara e te merrte jeten te mori trurin.

  4. ali vlora says:

    I ndrite shpirti dhe i qofte dheu lehte ! Ti rrojne femijet e pacin fat ne jete. Zonjes se Tij force e kurajo se keshtu e ka jeta . Sinqerisht.

    1. eno says:

      U nda nga jeta gjigandi qe tregoi perpara gjithe shqipetareve fytyren pre HAJDUTI te Ilir Metes kriminelit me te madh ne shqiperi.
      Fale Dritan Priftit partia socilaiste eshte sot ne pushtet. Demaksimi qe Dritan Prifti i beri Qeverise se Sali Berishes solli dhe revolucionin per ta larguar sali berishen dhe pd ne nga pushteti dhe per ti bere te ditur popullit shqieptar qe Ilir Meta dhe Sali berisha dhe partite e tyre nuk jane ne qeveri vecse per te vjedhur dhe plackitur popullin shqipertar dhe pasurine kombetare.

  5. shqiptari says:

    NGUSHELLIME familjes , i qoft dheu i leht DRITAN PRIFTIT per ato te mira qe beri .

  6. Aleksander Gjoni says:

    Lamtumire miku im i dashur.Ngushellime Bashkeshortes dhe Familjes tende te mrekullueshme.U prehesh ne Paqe miku yne. Aleksander Gjoni USA

  7. Dandy says:

    I vetmi ne absolut qe denoncoi haptas korrupsionin. Vdiq ne menyre natyrale? Jo. E vrane padrejtesite e sistemit te poshter shqiptar: berishezinjte, metakryemedhenjte, ediramapordhacat.

  8. Raimond vlonjati says:

    Ndjese paste dhe ngushellime familjareve !

    Rama u tregua i pabese me Dritanin , se ky e ndihmoi Ramen atehere ,
    ndersa Rama nuk ja shperbleu nderin qe i beri Dritani

  9. Polici says:

    Te themi te verteten edhe pse i ndjeri iku nga kjo bote. Edhe Zoti Prifti nuk ishte engjell. E denoncoi Meten sepse nuk ishte dakort me thelen qe i jepnin. I dukej e vogel.

  10. Henri says:

    Ngushellime familjes

  11. Dajti says:

    Ngushllime familjes pore nje gje me ben pershtypje qe lagohen nga jeta njerez qe dine shume te fsheta poshtetareve Dritani dinte te gjitha te berat te Like hajdutit dhe te Sali kriminelit dhe nuke eshte cudi ta kene helmuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje