Taulant Balla i përgjigjet Bashës me foton kompromentuese: Hiq dorë nga historia e fotove se un ty të nxjerr albumin fotografik ku ke dale me kriminelë

13 Tetor 2017, 13:39Politika TEMA

Kreu i Grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla iu përgjigj akuzave të kryedemokratit Lulzim Basha lidhur me një foto ku shihej ministri Blendi Klosi me “të fortin” e Shijakut Durim Keçi.

Duke folur nga foltorja e Kuvendit, Balla i tha Bashës që t’i lërë historitë me foto.

Më tej kreu i grupit të PS i tha Bashës se ai disponon një album me fotografi, ku shihet se si eksponentë të krimit janë pjesë e takimeve të strukturave të PD.

Sot duhet të ishim të gjithë bashkë për të rënë dakord për disa parime për hartimin dhe miratimin e reformës zgjedhore.

Por nuk tërhiqemi dot nga një parim i kryetarit të PD. Miqësisht po të them edhe si kreu i grupit të PS, hiq dorë nga kjo historia e fotove. Sepse po fillove këtë historinë e fotove, ti del shumë i humbur.

Kam bërë një album fotosh dhe do ta jap, çdo ditë nga një. Hera e parë dhe e fundit që unë e bëjë këtë punë.

Ku personi këtu quhet Flamur Bejka (Tregon foton). Është arrestuar para pak muajsh si kreu i një bande që trafikonte dhe shiste bomba.

Po pse mor Lulzim unë do vij këtu dhe siç bën ti, që të them se ti dhe ky shisnin mina me sahat?! Ai është në një takim me partinë e PD në Shkodër.

Unë them se ti vendos mina me sahat? Jo se them dot. Se them dot se kryetari i PD është i lidhur me të. Apo me Arben Xigrin (Foto tjetër) Të them unë që Lulzim Basha duhet të japë dorëheqjen? Larg qoftë që ta kërkojmë këtë. Por sinqerisht nuk shkon kjo. T

i kërkove dorëheqjen e Klosit, po unë tani të kërkoj dorëheqjen tënde? Hiq dorë të lutem shumë. Miqësisht, ju nuk po mbani dot as përgjegjësinë e PD. Larg qoftë që të merrni edhe përgjegjësinë e Shqipërisë, ju që keni thyer pasqyrën e vetvetes në 22 korrik”, tha Balla.

5 komente në “Taulant Balla i përgjigjet Bashës me foton kompromentuese: Hiq dorë nga historia e fotove se un ty të nxjerr albumin fotografik ku ke dale me kriminelë”

  1. Kisha terroriste "greke" says:

    Jane bombat e saliut.Ja kane dhen vellezerit e tij serb. Tani ka filluar i perdor dhe luli. Jane te njejtat bomba qe perdori saliu kunder haklajve ne tropoj.

  2. Bardhi Tolabi says:

    Po te isha une ne vend te Lulushit,do te thosha:Hapu dhe te futem.Po do t’ja dije haleja nga pordhet…
    Si eshte e mundur qe njeriu te jete kaq kopje sa eshte ky Lulushi,kopja e ustajt dhe dirigjentit te tij,Sali Berishes?
    Perderisa Lulushi,nuk i referohet “qytetarit dixhital”,do te thote se i referohet Sali Berishes…
    Kaq dhe mjafton te thuhet se,kush eshte kryetari i vertet i PD-se…

  3. Rea says:

    Luli,mbaje brenda idiot.
    Nuk behet politike me foto.

  4. Ilirjan says:

    Duket se forcat kryesore politike, qe jane ato parlamentare dhe qe perfitojne nga pjesmarja e tyre ne pushtet dhe ne shtet, kane mbeshtetje dhe bashkepunim reciprok me kriminele te te gjitha ngjyrave. Kjo tashme po deshmohet nga vet kreret e tyre, pra duke i nxjerre syte njeri tjetrit. Pune korrakesh !
    Ky eshte produkti kryesor i “Demokracise” ne Shqiperi. Te na rroje sa gjeli i detit, inshallah !

  5. u bo nomi says:

    popull dhe njerez legena..se kuptoni si ata ,si keta Jane te lidhur me kriminelet per tju shtypur kokat ju majmuneve shqipfoles….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje