FOTOT/ Përcillet për në banesën e fundit Dritan Prifti. Të pranishëm në ceremeni Ruçi, Doshi dhe Angjeli

13 Tetor 2017, 15:26Politika TEMA
FOTOT/ Përcillet për në banesën e fundit Dritan Prifti.

Ditën e sotme janë kryer homazhe për nder të ish-ministrit Dritan Prifti i cili u nda nga jeta ditën e djeshme nga një sëmundje e rëndë.

Homazhet janë kryer në Muzeun Historik Kombëtarë nga miq dhe familjarë të cilët i kanë dhënë lamtumirën e fundit. Prifti u nda nga jeta në moshën 49-vjeçare.

Në homazhe morën pjesë miq dhe dashamirës, ndër ta Gramoz Ruçi, Anastas Angjeli, Tom Doshi etj.

Deputetit Tom Doshi ka shoqëruar mikun e tij, deri në banesën e fundit.

Pas shkëputjes nga politika, Prifti dhe Doshi u angazhuan së bashku në një biznes të tyrin.

Ndërkohë që Doshi vazhdoi angazhimin në politikë, Prifti e pati të pamundur për shkak të sëmundjes së rëndë që e kishte kapluar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje