Ligji për pakicat, Bushati i përgjigjet Vasilit: Ju dhe ministrat tuaj firmosët...Por ndryshuat anë!

13 Tetor 2017, 09:17Politika TEMA

Ministri i Jashtëm Bushati i është përgjigjur Vasilit duke i kujtuar se kur ishit në qeveri më PS ishit dakord, madje ai theksoi se 4 ministra që sot nuk janë pjesë e kabinetit qeveritar kanë firmosur pro këtij ligji dhe sot vijnë këtu dhe kërkojnë që të luajnë me këtë cështje.

Vasili kur ishte pjesë e kabinetit nuk kishte asnjë shqetësim për ligjin që ndodhet sot në Kuvend. Por kur ndryshon nga njëra anë e tavolinës në tjetrën ndryshon edhe qëndrimet.

Konventa Kuadër nuk është shkelur.  U tha që ligji është anti-kushtetues, ajo flet për termin pakicë kombëtare. U fol për zona minoritare, nuk ka koncepte të tilla, janë koncepte hoxhiste. Akademia e Shkencave është shprehur për këtë projekt.

4 ministra që sot nuk janë pjesë e kabinetit qeveritar kanë firmosur pro këtij ligji dhe sot vijnë këtu dhe kërkojnë që të luajnë me këtë cështje. Tani na thuhet mos e miratojmë sot, cila është alternativa?

2 vite në qeveri jemi dakord, tak bëjmë daci bau dhe themi po e bëjmë Shqipërinë multi-etnike. Të vish këtu të lexosh broçkulla dhe të lexosh letra letërsie të dalë boje. Të vish dhe të kesh gjobi ndaj pakicave..” deklaroi ai.

2 komente në “Ligji për pakicat, Bushati i përgjigjet Vasilit: Ju dhe ministrat tuaj firmosët…Por ndryshuat anë!”

  1. Alban says:

    Kjo qe po bene ju eshte anti-shqiptare dhe do shperbej kete komb. Ju jeni TRADHTAR dhe te SHITUR! Me vjen turp qe kam votuar PS

  2. Rami says:

    Ky ligj po i hap rrugen per shperberjen e Shqiperise! Nese s’ka zona minoritare atehere i bie qe ne mes te Tiranes te vijne e te thone jam minoritet boshnjak dua Referendum per Vetvendosje e s’ke c’ti besh i ha tumin! Turp! Ndyresira!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje