Shërim të shpejtë e faleminderit Ҫim Xhepa!

13 Tetor 2017, 10:35Kulturë TEMA

Një të enjte të shëmtuar Shqipërie, mbledhur e rrudhur një dorë nga sherre banale, debate sterile, ulërima hajdutësh; kapni hajdutin, lajmesh për vrasjen gabimisht, me 41 plumba.

Një të enjte të tillë ku sikur të mos mjaftojnë të tërë prishet dhe serveri i Lotarisë Amerikane, lexon edhe për vdekjen e Dritan Priftit, nga një sëmundje e rëndë, në moshë të re.

Dhe e gjitha mbyllet me lajmin e shumës modeste që Rama ka aprovuar për Ndriҫim Xhepën.

Këtu ndalon, nuk vazhdon më, del nga lajmi, shkon te njeriu, fëmija, vajza, spektatorja, gazetarja që e njeh këtë artist nga më të dashurit e shqipes. Ndalon ti, ndalon edhe lexuesi yt.

Sëmundja e Ndriҫim Xhepës është lajmi më i lexuar këtë të enjte në dritare.net, lajmi me i komentuar.

Me dashuri, me merak, me urimin për shëndet, me fjalë zemre për aktorin e zemrave.

Kur lexon kaq shumë njerëz të shkruajnë me të njëjtat fjalë, ndihesh mirë, që kemi ende mes nesh, nga ata që ua shkëpusin lotin dhe fjalën e mirë, shqiptarëve, gjithë halle e mllefe.

Se Ҫim Xhepa veҫ i ka dhënë këtij vendi, s’i ka marrë kurrë asgjë, ndaj e duan, i urojmë shërim e nuk lexon kënd të qahet për 5 milionë, siҫ mallkojnë, kur i merr ndonjë ndryshe.

Për Ndriҫim Xhepën duket pak, ngjan asgjë dhe kaq.

Ndriҫim Xhepa është ylli i skenës, Lorik Cana është yll i fushës. Sa me krenari do e kujtojë i biri, ate ҫast kur ishte aty, ndërsa stadiumi falënderonte me lot Kapitenin.

Sa gëzim do ndjejë gjithë jetën fëmija i Ndriҫim Xhepës, kur të shohë filmat e të atit.

Ҫfarë pasurie po i lënë fëmijëve, këta njerëz që e deshën këtë vend dhe ky vend i do.

Po këta, këta që ziheshin sonte nga parlamenti, mandej nëpër stola e dritare televizioni, këta ku do i lënë fëmijët, mes kaq urrejtjeje kolektive ?

E kanë menduar? Mbase e kanë menduar, ndaj i ҫojnë jashtë./r.xh/dritare.net

9 komente në “Shërim të shpejtë e faleminderit Ҫim Xhepa!”

  1. "BOHOTINA" says:

    Sherim te shpejte i madhi Ndriçim Xhepa. Do te shohim dhe shume kohe ne skene. Te duam.

  2. perlat spahiu says:

    me mendimin qe cdo kujt,i duhet uruar shendet, gezim e lumturi dhe ndricimit i urojme ,sherim te shpejte,por te thuash ,qe ndricimi i margarites se xhepes nga lushnja ,i ka dhene atdheut,e nuk ka marre asgje,me duket ,e egzagjeruar,ne kohen e qepes,te bynkjerve,te krimineleve e te spiunava ,ndricimi i margarites nga lushnja ishte i privilegjuar,sot nuk di ,por mbase edhiu-i -rames,dikur banus ne rrugen muhamet gjollesha,pall 23,2dhoma ,guzhine,pa banje ,sot banus ne linze,brenda nje bunkjeri te ndertuar ne menyre abuzive,dota ndihmoje besoj ndricimin e margarites nga lushnja.rakia te demton .

  3. Dorina says:

    sherim te shpejte! Dhe faleminderit per kenaqesine qe na dhuron sa heer qe shohim filmat e tu!

  4. Bushi says:

    Me vjen keq per kete lajme qe Ndriçim Xhepa qenka semur.I urojme sherim te shpejt, dhe t’a shohim perseri ne ekranet tona te filmit,kete artist te madhe te vendit tone.

  5. shushica says:

    Shpresojme qe Çimi ta munde te keqen ,natyrisht me ndihmen e mjekeve dhe te optimizmit te tij .Sepse ,shqiptaret ,dhe ne menyre te vecante brezat jo te rinj dhe banoret e Tiranes ,njohin mire se çfare i ka dhene Çimi ,por edhe familja Xhepa artit ,por jo vetem artit,gjate luftes per çlirim.

  6. Shqiptari says:

    Na Cate koken me gjithe Ndricim Llastica Xhepen. Nuk shikoni qe ka Nena me femije pa shtepi??!! Ndricim te kurohet ne spitalet shqiptare si gjithe te there. Shoqeri idiote.

  7. sadna babul ka bidai says:

    PERSHENDETJE . AKTORET JANE SI NJE VEZE LLUQE ME KALIMIN E KOHES SEPSE MOSHA BEN PUNEN E SAJ CDO PUNE ESHTE E VESHTIRE .POR ME E VESHTIRE JANE AKTORET SEPSE KALOJNE PERIUDHE TE VESHTIRE MENTALITETETI , NEPER FE TE NDRYSHME ; PER TE GJITHE AKTORET I UROJ PERZEMERSISHT NJE SHENDET TE PLOTE ,,,,.DHE MEQENESE PO LEXOJA NA VJEN KEQ QE KENI PROBLEME SHENDETESORE ,. NJE SHERIM TE SHPEJT NDRICIM XHEPA , NE FAKT FILMAT SHQIPTAR DREGOJNE ECURIN E VITETVE KUSH I KUPTON ,,,SE BREZAT JANE GJITHMONE NE RRITJE NUK VLERESOJNE ECURIN E ZHVILLIMIT TE QYTETI TE TYRE ,NE TE GJITHE QYTETET E VENDIT KU JETOJME .

  8. Tan XH Tan says:

    ….do lutem per Ty , o njerez e kuptoni qe keto figura Jan asete, vlera me e prekshme e kesaj kohe. Dominus vobicum…..zoti te bekofte te qendrosh me Ne. Lutuni per Cumin…..

  9. gita says:

    Aktori im me i pelqyer .Te uroj sherim te shpejt qe te vazhdosh punen tende ku ke lene shpirtin Ndricim Xhepa .Sherohu kthehu sa me shpejt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje