U bënë plot një vit që është ndarë krejt papritur nga jeta publicisti, pedagogu dhe politikani Gilman Bakalli. Në kujtim të tij, UET, universiteti ku ai kaloi vitet e fundit të jetës duke dhënë mësim dhe duke shkruar, pas zhgënjimit të shpejtë nga politika dhe nga Partia Demokratike, ku ishte deputet, boton një libër me publicistikën e tij nën titullin “Alfabeti i Tranzicionit”.
Libri promovohet të martën në UET gjatë një takimi përkujtimor me familjarët, miqtë e studentët e tij, që do të moderohet nga gazetari Mero Baze.
I ndërtuar në formën e një alfabeti ku çdo shkronje i përkon një çështje sociale apo politike, pikërisht në shkronjën A nën titullin “Akuzë”, shkrimi i referohet Sali Berishës dhe akuzave të tij publike si formë e ligjërimit të tij politik.
Pjesë nga libri:
A – Akuzë (Formula magjike)
Në fillim ishte akuza. Pastaj pasoi kundërakuza. Dhe kështu erdhi në jetë politika. Të paktën në Shqipëri. Së paku për politikën shqiptare të këtij çerekshekulli, politika fillon si akuzë dhe jeton nëpërmjet akuzës… Një aktor politik e kap rivalin e tij (shpesh mjaftohet me indikatorë nga burime të dyshimta) në flagrancë duke kryer një akt të dënueshëm dhe e akuzon. Publikisht sigurisht. Akuzuesit nuk i intereson ndëshkimi, por artikulimi publik i akuzës. Me artikulimin e akuzës hapet sipari dhe politika fillon lojën e saj. Artikulimi publik i akuzës i siguron politikës vazhdimësinë e saj. Një qeveri merr drejtimin e pushtetit ekzekutiv dhe e fillon punën me artikulimin e një akuze. Vetëm nëpërmjet fjalës ose me anë të imazheve që akuzojnë paraardhësit, pushtetarët e rinj mund të fillojnë aktivitetin e tyre ekzekutiv. Raportimi i ngjarjeve nuk ka kurrfarë vlere pa akuzën. Akuza ofron të vetmin raportim të vlefshëm të ngjarjeve, të vetmin version relevant të ndodhive. Vetëm akuza është në gjendje të përshkruajë se si ka qenë puna “në të vërtetë”. Të paktën sipas akuzuesit.
Pak rëndësi ka, nëse është apo s’është e vërtetë akuza. Edhe kur ngrihet një akuzë false, akuzuesi pretendon se gjuha e tij pasqyron realitetin. Bile, në akuzën si pikënisje të politikës, nuk shtrohet asnjëherë pyetja legjitime juridike në lidhje me vërtetësinë apo falsitetin e saj. Kjo lloj akuze, në formën e saj të kulluar, mëton të jetë realiteti dhe e vërteta, në trajtën e tyre të shquar. Sigurisht që akuzuesi e di se ka edhe një këndvështrim tjetër të ngjarjeve, por ai që është akuzues ideal, nëpërmjet formës ideale të akuzës, këmbëngul tek monopoli i së vërtetës. A ka pasur Shqipëria një akuzues të tillë ideal? Sigurisht që po!
Akuzuesi ideal gjatë këtyre më shumë se dy dekadave mbetet Sali Berisha11. Politika e tij mbetet një politikë e akuzës. Në venat e politikës së Berishës rrjedh akuza. Ligjërata e tij merr frymë nëpërmjet akuzës, pushteti i tij ushqehet nga akuza. Kur Berisha akuzon, akuzon me pushtetin dhe sovranitetin e sunduesit. Kur Berisha akuzon, artikulon akuzën si një ligjëratë, e cila kërkon të sigurojë autoritetin e padiskutueshëm të sundimtarit. Akuza e Berishës paraqitet si një thyerje e normës dhe ai shfaqet sakaq si rojtar i saj. Duke u ngritur si akuzues në stadin e Rojtarit të Normës, ai e shndërron Normën në normën “e tij” dhe e kthen Ligjin në ligjin “e tij”.
Duke perfeksionuar rolin e akuzuesit ideal, Berisha në fakt ia doli të kthehej për shumicën e shqiptarëve në Autoritetin e Normës dhe të Ligjit. Duke akuzuar si Autoritet i Normës dhe i Ligjit, akuzuesi Berisha e çimentoi autoritetin e tij dhe krijoi autenticitetin e ligjëratës së tij, në fillim të së cilës qëndrojnë frazat tipike të sundimtarit: «“Kështu ka qenë dhe jo ndryshe!”, “E vërteta është që…”, “Po, po, ju them unë juve!”». Në çdo akuzë, Berisha shfaqet si mbrojtësi par excellence i Ligjit dhe i Rendit. Akuza e Berishës është ideale, sepse nuk ndiqet domosdoshmërisht nga ndëshkimi. Ndëshkimi mund të shtyhet gjithmonë për më vonë, në një moment më të volitshëm politik. Akuza është si ajo vera që bëhet më e mirë me kalimin e viteve. Edhe akuza e Berishës me kalimin e viteve mund të shitet më shtrenjtë dhe mund t’i kushtojë më shtrenjtë rivalit të akuzuar. “Akti i ndaluar” i rivalit vazhdon të jetojë simbolikisht përjetësisht në sajë të akuzës pa ndëshkim.
Sot, gati çerekshekulli pas ndryshimit të sistemit politik në Shqipëri, të akuzuarit nga Berisha vazhdojnë të akuzohen papushim me akuza, të cilat, pavarësisht larmisë së tyre, i bashkon fakti se, pas tyre, nuk vjen ndëshkimi. Ndryshe nga qytetarët evropianë, për të cilët, akuza pasohet nga ligjërata mbrojtëse e të akuzuarit dhe procedurat verifikuese të gjykatave a prokurorive, për shqiptarët akuza ideale berishiste më shumë se një apel që i drejtohet një instance gjykuese, mbetet një ligjëratë absolute, një mallkim, gati-gati një formulë magjike për ta pështjelluar publikun
O a keq me vjen qe nga kjo bote po ikin njerezit me te mire, e nuk merr ata qe i kane bere kaq keq ketij vendi.
Respekte per Gilman Bakallin.
Ky Bakalli nuk e di pse, por si zog gomari mo eshte duk gjithmone. Nuk e di nese e gjeti Cili ate apo ai Cilin, por mendoje vete se cfare produkti jane keta tipa, idiote e shakaxhinj te shkences.
Ky Bakalli nuk e di pse, por si zog gomari mo eshte duk gjithmone. Nuk e di nese e gjeti Cili ate apo ai Cilin, por mendoje vete se cfare produkti jane keta tipa, idiote e shakaxhinj te shkences.
Bravo. Kam lexuar nje mrekulli. Pandeshkueshmeria si fenomen shqiptar, ben qe te futemi ne nje vorbull nga s’ del dot asnje dhe nuk peson asgje asnje. Gilman, mendja jote na duhej shume. Ti nuk u bere kurre ushtar i te keqes.
Një analizë brilante.
Kuptohet qartë,perse nuk luajti brrylat për të qëndruar më gjatë në politikë.
Past lënë jetën,dhe shpirti ju bëfte dritë.
Që merremi akoma me Berishën, duke e patur në konsideratë (MME, Politika, shoqëria…), një skizofren, shpellar-malok, gënjeshtar, i pabesë, hajdut e kriminel, i paskrupull, me të vetmen “zotësi” të tij dinakërinë tipike turko-anadollake…, është akoma një fakt që tregon batakun e injorancës dhe nivelit arsimor e kulturor, të këtij populli dhe këtij vëndi të mallkuar…! Qeverisja e tij për kaq vite, për mua ose ishte një aksident, ose ishte “qylafi sipas kokës”… Po të jetë e dyta, fatkeqësisht, akoma një argument se “nuk bëhet Shqipëria me shqiptarët”… (me Sali Berishër e … Ballist Morinër…???!!!)
I mrekullueshmi Gilman! Na ike shpejt. Te deshem mes nesh. Ti kurre nuk u bere pjese e te keqes. Kurre nuk u bere ushtar i bindur i mafies. Do kujtohesh per idete e verteta demokratike dhe sinqeritetin. Ty te fliste zemra dhe jo buzet e xhepi.
I përjetëshëm kujtimi i Tij!
Ka jetuar pak por i lirë, pa lëpirë sahanët e askuj.
Pse vallë jerojnë kaq pak njerëz të tillë? Njerëz su Bakalli duhet të jetojnë 1000 vjet, sepse i duhen shoqërisë.
Berisha eshte me origjine serbe dhe i lindur dhe i rritur ne mes te mentalitetit te gjalmarrjes. Berisha eshte gjakesor, berishz eshte edukuar nen ligjin barbar cnjerezor te malit, kanuni i Lek Dukagjinit.
Angazhimi ne politike i nje barbari te tille nuk eshte e paqellimshme nga politikat e jashtme. Koha dhe historia ka per te folur. Ai eshte turpi i brezave te rinj.
Llogjika e tij eshte ajo e kasapit qe mesohet qe i vogel te masakroje pa pike ndjesie.
Merrni nje viking, jepini nje diplome mjekesie, futeni ne politike. Nje intelektual nuk cuditet nga rezultati
Vereni kete hibrid ne krye te nje vendi te vogel e te varfer, ne nje popull analfabet dhe keni katrahure te perditshme ne emer te pushtetit.