Opozitës së ngordhur nuk i bihet me shkelm!

14 Tetor 2017, 11:48Politika TEMA

Nga Shpëtim Nazarko

Megjithëse Basha ka prurje të reja, kjo opozitë duket po aq e vjetër sa ajo e katër viteve më parë. Lidhet kjo me fillimin e sesionit apo me diçka tjetër, është ende herët për ta verifikuar saktësinë e hipotezës. Normalisht ndodh si gjithnjë në këto njëzet e pesë vite. Po sido që ta gjykosh, opozitës nuk i bihet me shkelm. Llogaria duhet këtej e tutje t’i kërkohet pozitës. Me gjithë “lutjet” e Ramës që opozita të ngrejë nivelin, sepse të gjithë kanë në dorë fatin e vendit, problemi në fund do t’i ngelet atij dhe partisë që udhëheq. Në seancat e para po shihet avazi i vjetër, bile pa asnjë nuancë të re. Të tërë duket se janë në periudhën e pushimit të drekës në zbor dhe kanë zbërthyer rripat e mesit. Në seancë, hiq ndonjë fjalim të vogël në lidhje me nenin për “pakicat kombëtare”, asgjë nuk pipëtin.

Reforma zgjedhore do të shtyhet si gjithnjë dhe duket ka filluar keq. Asnjë nuk do ta shohë akoma se jemi ende i vetmi vend në Evropë që numëron votat si dikur në komunizëm me komisione partiake.

Asnjë ide e re nga fronti i ekonomisë. Dje, një lexues i portalit më thoshte se Shqipëria ka dhjetëra fabrika për regjjen e lëkurës. Ndryshe nga sistemi i kaluar, asnjë nuk e mbyllte ciklin dhe, si rrjedhim, italiani e blinte lëkurën për dy euro dhe na e shiste pastaj xhupin për 200 euro. Pafuqia për të diskutuar probleme ekonomike nuk vjen vetëm nga pafuqia e deputetëve. Ata janë një pjesë e problemit. I gjithë ai shtrihet te klasa politike që ka zaptuar jo vetëm foltoren e parlamentit, por edhe shtypin dhe gjithçka tjetër. Kjo bën që e vetmja gjë si dhe në sezonin e kaluar të mbetet te sherri i zakonshëm ose i Berishës dhe Bashës, ose i ndonjë tjetri, specializuar dhe më parë për sherre të tilla.

Në pragun e një vdekjeje klinike, pozita dhe opozita e Shqipërisë po zënë gjithë damarët qarkullues jo vetëm të ekonomisë, por edhe të debatit real mbi ekonominë. Kjo, nëse vazhdon, do të na lërë si zakonisht në duart e ministrit të financave që vetë mbledh, vetë gatuan e vetë shet. Punë dreqi.

Siç u theksua më lart, kjo legjislaturë, nëse vazhdon kështu, nuk ka arsye të bjerë veçse shakatë e vjetra që në ditën e enjte marrin formën e plotë dhe banale. Ku po vemë? Të kërkojmë shpresën te opozita PD—LSI. Besoj se nuk ka për të ndodhur. Pavarësisht se nuk e thonë hapur, të gjithë e dinë në PD se aleanca me LSI-në i ka humbur 150 000 vota, që i kanë shkuar kësaj të fundit. Bashkëpunimi me të për reformën zgjedhore duket akoma më i vështirë, sepse mazhoritari zhduk apo zvogëlon LSI-në. Po nuk është se i bie ndonjë favor edhe PD-së. Do kemi për shumë kohë një bashkëpunim mes tyre sipas parimit “tërhiq e mos lësho”, etj.

Po duke e mbyllur me gjithë ankesat, duhet të them jo shprehjen e popullit “Kalit të ngordhur nuk i bihet me shkelm”, por opozitës nuk i bihet me shkelm. Ajo aq është, sa dhe ishte.

7 komente në “Opozitës së ngordhur nuk i bihet me shkelm!”

  1. Durrsaku says:

    Nazarko, meqe permend perpunimin, pra regjjen e lekureve.
    Ne Shqiperi vijne lekura nga Italia apo vende te tjera per tu perpunuar.
    Te gjitha fabrikar e perpunimit jane ndertuar ose ne bregdet ose buze lumenjve, duke ndotur ne menyre skandaloze ujerat ku derdhen kimikatet qe perdoren per regjje.
    Perse italianet nuk i rregjin ne vendin e tyre por i sjellin ketu tek ne?
    Pergjigja eshte e thjeshte, ketu mund te besh cte duash.

  2. LORA says:

    Gabim Shpetim;nga njera ane ankohesh me te per drejte per zhurmnajen pa bereqet dhe bllokuese te nahijes kusaro-kriminale dhe antishqiptare shqup-se,nga ana tjeter I qan hallin se po ka kush ngene t’a zere ate (sic e meritojne tash e 27 vjetet e fundit ) me shkelma.
    Ata I mori me shkelma verdikti I shenjteruar I 25 qershorit ,ti u qan hallin.Ke ndonje objeksion keshtu me vendimarrjen e shqiptareve ,ne shumice ??????
    Eshte nje kosto traumatike per ekonomine e shtetit te shqiptrarve te paguajne e mbajne ne sofren e vendimarrjeve jetike per ta nje bande 27-vjecare,,,,e cila e mat veten vetem me trofte e pervlimit te shqiperise dhe shqiptareve,,,me pengimin e perhershem te progresimit te Shqiperise.Ata jane bande antishqiptare e perbetuar,,,,ti u thua opozite !!!!!!Problemi eshte I yti ,I dashur Shpetim.

  3. DRENICA E KUQE says:

    Ne parim pajtohemi se “opozitës së ngordhur nuk i bihet me shqelm!”, por populli thote se coftinen duhet hequr prej udhe!…
    DRENICA E KUQE

  4. gjoni says:

    Nazarko po plaket llapist i shkreti..i peshtire ..

  5. Reni says:

    Nazarkot i ka ble xhaxhi Rama : pay one take home two. Lol

  6. Ilir says:

    Deri me sot nuk shohim te behet opozite. Perkundrazi, jane zhurmues te besdisshem qe shurdhojne veshet e shumices, duke i mohuar kesaj te fundit degjimin e zerit opozitar, te zerit qe vertete eshte duke perfaqsuar kete shumice, qe eshte duke shprehur ate c’ka kjo shumice deshiron t’ja thote Qeverise dhe Pushtetareve te cdo kategorie dhe lloji qe ata jane.
    Pra zhurmuesit neverites Basha dhe Kryemadhi nuk duhen meshiruar aspak. Eshte vete taktika dhe strategjia e Edi Rames ne krye te forces qe e ka vendosur per Bari, te cilat tolerojne me qellim qe pasi t’i mund ne betejat elektorale te tallet sikur macja me miun-preh te saj. Dhe miu duke e ditur qe macja nuk ka ndermend aspak te coje miun per ekzekutim fatal, ulerin dhe zhurmon me zerin e cjere prej miushi. Por ne kete rast qofte Basha dhe qofte Kryemadhi, duke qene perfaqsues juridik perkatesisht te klaneve Berisha dhe Meta( dy prej 4 klaneve qe permendi Lu-ja) , nuk jane aspak miusher, perkundrazi per momentin jane perbindsha te mundur nga vullneti i shumices, megjithese keta kishin si arbitra kelyshet e vet besnik.
    Mund te permenden edhe shkaqe ose faktore te tjere te cilat rrezojne konstatimin e Nazarkos, qe kjo “Opozite” duhet meshiruar.
    Nazarko, keta nuk jane opozite, jane te mundur nga shumica, e cila pret te gjykohen per krimet dhe prapesite qe kane bere kur ishin ne qeverisje , ne pushtet. Eshte fatkeqsi qe Edi Rama me te tijte nuk ka pasur dhe nuk ka ndermend te plotesoje nje nga deshirat e shumices qe i kane votuar dhe i votuan perseri.

  7. @autori says:

    Vertet beson autori qe ka opozite ne Shqiperi? As ka pasur dhe as ka, prandaj mos i qani hallin dickaje qe nuk ekziston. Te gjitha jane lojra dhe mashtrime te mafies politike qe ne analize te fundit, del gjithnje e fituar. Keni pare ndonje nga kupola te futet ne burg dhe te sekuestrohet?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje