Skënder Gjinushi: Ja çfarë plane kishim me Dritan Priftin. Me Ramën jam zhgënjyer, por do më ftojë prapë kur t’i prishet “makina”

14 Tetor 2017, 09:42Politika TEMA

I ftuar në emisionin “Repolitix” të gazetarit Denis Minga në Report Tv, kreu i PSD, Skënder Gjinushi ka folur për ish-ministrin e Ekonomisë, Dritan Prifti i ndarë nga jeta një ditë më parë pas një sëmundje të rëndë. Gjinushi tha se ishte mik me Priftin dhe konsultohej me të për çështje politike dhe ringritjen e PSD-së përpara zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit.

Gjinushi tha se Dritan Prifti kishte një vit që luftonte me sëmundjen e rëndë, ndërsa kjo u bë publike nga vetë ish-ministri vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve, përmes një statusi që ai la në profilin e tij të Facebook. Ai tha se Prifti donte të vijonte kontributin në politikë, pavarësisht gjendjes së rëndë shëndetësore.

Ka patur një interesim për koalicion kur u takua me mua. Ai kishte një lidhje të fortë me votuesit e tij, me elektoratin. Krontibuonte shumë. Dhe ne biseduam për mundësinë e ringritjes së PSD-së. Kjo ka qenë. Ky bashkëpunim mund të vazhdonte, por ai për rreth një vit luftonte për jetën. Ishte një situatë që ndahej në thikë, por ne shpresuam deri në fund. Dhe kishte atë dëshirën që “ja po e kalova… do kontribuoj”, tha Gjinushi.

Ai komentoi edhe 21 janarin:

Çfarë ndodhi në 21 janar mes policisë dhe protestuesve ndodhin kudo, por deri tek shkopi dhe guri quhet demokraci. Hyri plumbi nuk quhet me demokraci, por diktaturë ose grusht shteti.Këtu u prish e drejta e protestë, BE gaboi rëndë, pasi nuk dënoi vrasjet e bëra.Bëjmë vrasjet dhe t’ja faturojmë opozitës , me një gurë vrasim dy zogj.  Ky ka qenë skenari i qeverisë së Berisha në lidhje me vrasjen e demonstruesve”

Aleatët e vjetër nuk janë më në krahun e Ramës, është një tradhti apo jo?

Për aq sa mund të flitet për tradhti kishte një  të tillë në këtë mes. Përfundimisht në 2008, I gjithë gabimi ka qenë mungesa e përllogaritjes se si i fitoj zgjedhjet.

Sot si i keni marrëdhëniet me Ramën?

Nuk jam takuar më pas zgjedhjeve të 25 qershotrit, bëri dhe lëvizjen e gabuar për marrëveshjen e 18 majit, në pikëpamjen time.

Rama iu ofrojë të ishit pjesë e partive të majta?

E vetmja mënyrë ishte nëse lufton në 5-6 qarqe, s’ke pse lufton për ta kapur mandatet kur e din se do të humbasësh dhe kjo nuk arrihej.PSD gjatë gjithë kësaj kohe, Ka mbajt peshë edhe sa PS, por edhe më shumë se PS.Më vjen keq që PS nuk i konsideron siç duhet aleatët.

Për hir të vërtetës nuk ka zëra tjerë në Partinë Socialiste, e keni menduar se ky mund të jetë shkaku që ju jeni jashtë?

PSD e meritonte të kishte një  vend në të mjatën. Me PSD ka patur përvojë  ndryshe në krahasim ne kemi qenë në avangard për shume cështje në 97, 98. Çdo parti vlerësohet nga përvoja dhe qendrimet që ke. Nuk mendoj se është kjo cështja.

Nëse një ditë Rama do të trokasë në derën tuaj, çfarë do t’i kërkoni?

Këtë pikën a do më bësh këtë nuk e kemi patur asnjëherë, kemi patur raporte reciprociteti mes aleatëve tanë dhe me kryeministrin padiskutim, jemi përqendruar në këto pika të rëndësishme.

Për reformën zgjedhore, cfarë këshillash do të jepni?

Unë nuk e kuptoj se Lulzim Basha kërkon maxhoritare, I cili u aplikua  dhjetë vite më parë.

Kjo e ka zanafillën tek marrëveshjen e 18 majit?

Kështu bëhet përherë, mazhoritarët nuk ia pranon njeri. Do isha kundër ndryshimit të sistemit.

Ku do tju shohin nga sot e mbrapa, si do të vijojë jeta juaj politike?

Ne jemi një opozitë brenda së majtës, ne ja japim votën pavarësisht se nuk na ka ftuar në qeveri, nuk ngre peshë më një votë por është një shptrehje e politikës, me që u kthye në Parlament  të përpiqet që të mbajë dhe të rrisë ndikimet në elektorat.

Përvoja e qeverisë iu bind për këtë mandat?

Ajo mori votat, shumica dërrmuese  dhe e vërteta është që po të lëxoj votën kjo qeberi u zgjodh. Kjo qeveri me leximin e votës është në legjitimitet të plotë.  Mjafton që qeveria të jetë normale, por duhet të jetë shumë e kujdesshme  me këto koncesionet.

7 komente në “Skënder Gjinushi: Ja çfarë plane kishim me Dritan Priftin. Me Ramën jam zhgënjyer, por do më ftojë prapë kur t’i prishet “makina””

  1. Lugati says:

    mer.plere njeri ti ke ne kurriz baraz me sali berishen ..zjarrin qe i vune vlores ne 97 sepse pushtetin e kishte berisha por ishe ti e popullin fukra drejt masakres mer plere..del na jep dhe men mer kriminel mer palaco

  2. Gjinushi says:

    Paskemi shpetuar per qime z. Gjinushi!
    Te kam njohur per burre te mençur por dhe ti paske rrjedhur fare!!!
    Me Dritan Priftin do ngrije Partine?! Me ate qe rrenoi Partine, Qeverine, shoqerine, miqesine…apo doje te haje dhe ti nje video, ne mos porno, duke ndare leket e elektoratit.
    Dritan Prifti ka qene plehre qe qelbi politiken shqiptare. Nje karakteropat qe filmoi miq, kolege, kurva, dashnore.

  3. Kot se si mu kujtu.... says:

    Per cilen makine e ke fjalen??!! Ti nuk ke me makine se ja ke shitur Tom Doshit!!

    1. LORA says:

      I duket vetja usta I perjetshem makinash Kenos .
      Sidoqofte, me dosh-kodoshin e beri nje deal fantastik.

  4. fieraku NGA ferrasi says:

    Lugati miku im
    Vetem nji gjo ka Bo mire km
    I largoi keto mostra
    Ai è merr makine e prishin ne kurriz dhe kete s’ besoj se e therret.
    Ne te dy qofshim mire me gjithe njerezit tane.

  5. Reni says:

    O Gjino,o plehre, ke uzurpuar nje emer se parti ske qene e s’je. Ik o llum i arsimuar,funderine e kohrave te erreta.

  6. Koba says:

    Komentuesi “Gjinushi” nuk ke pse e shan Z.Gjinushi.I ndjeri Dritan Prifti nuk ben perjashtim nga politikanet e tjere .ka dhe Ai te metat e tij.Po Ka nje Merite te MADHE qe e nxorri Lakuriq Like Floririn dhe Baxhellen e tij.Tregoi me Grusht se si operon Politika aktuale shqiptare.Ty vete te ka djegur ndopak suma per punen e Likes.Po prit se po vjen Vetingu dhe Daj Sami do tu jape denimin e duhur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje