Kryetari i Partisë “Ligj dhe Drejtësi”, Spartak Ngjela, ka komentuar zhvillimet e deritanishme në kuadër të reformës në drejtësi.
Në emisionin “Studio e hapur” me gazetaren Eni Vasili në studion e “News24”, avokati Ngjela tha se Uashingtoni dhe Berlini kanë shfaqur interes për zbatimin e reformës në drejtësi në vendin tonë.
“Ka një këmbëngulje sidomos amerikane dhe gjermane për reformën në drejtësi në Shqipëri. Mund të themi se në që në vjeshtë do të ketë emra për vettingun e gjyqtarëve. Mendoj se më shumë se 60 % e gjyqtarëve nuk do e kalojnë. Ndërsa në mars nuk do ketë më njeri nga këta që shikoni në politikën shqiptare. Ne do të ecim sipas precedentit që kemi, me reformën në Kroaci.
Ne po ecim si reforma kroate, madje këtu është edhe më e ashpër. Tek ne ka dy institucione të reja të posaçme për reformën në drejtësi. Duhet të përfundojë vettingu i gjyqtarëve për t’u reformuar sistemi, dhe më pas të vijohet me reformën në drejtësi, në lidhje me politikanët, pushtetarët.
Nëse nuk vendoset moraliteti në qeverisje, Shqipëria është e falimentuar. Pyetja ngrihet në këtë formë: Ne vetë e bëjmë dot? Unë them se jo, pasi psikologjia jonë nuk të lejon që të dalësh me programe individuale për të fituar besueshmëri. Në momentet që është lidhur ky sistem me politikën korrente, është politika financues i këtij sistemi.
Reforma në drejtësi duke goditur krimin, balancon situatën. Si bëhet kjo? Mos mendoni që deri tani gjithçka është sekret, pasi kështu funksionojnë reformat me goditje të ashpra. Kur të vije të politika, nuk do jenë vetëm politikanët të prekurit”, u shpreh Spartak Ngjela.
E ndërsa për Reformën në Drejtësi e cila do të ‘sitë’ politikën, Ngjela shprehet se të paktën 30 të parët e politikës nuk do t’i shpëtojnë dot.
Vasili: Rikthehemi tek dimri i politikanëve, po aty si është parashikuar?
Ngjela: Unë mendoj që në mars nuk ka më njreri nga këta.
Vasili: Nga këta, kush…
Ngjela: Që i shikoni sot në krye në politikën shqiptare. Kreu mund të jenë 10, 20 ja dhe 30. Këta nuk do të jenë më
Vasili: Pra, Rama, Basha, Berisha…
Ngjela: A hyjnë në tri dhjetëshen këta?! S’ka më njeri nga këta. Pse? Kështu ishte edhe në Kroaci, nuk munden dot më, nuk do t’i rezistojnë dot.
Vasili: Po si do të largohen avokat? Si s’do jenë më? Rama është kryeministër i vendit, deri në mars nuk ka bërë akoma një vit nga mandati i dytë.
Ngjela: Këta i kanë bërë të gjitha përpjekjet, unë e kam denoncuar që duan të bashkohen. Njëherë bashkohen njëherë ndahen, ju e shikoni por e kanë kot. Nuk kanë këta eksperiencë se c’do të thotë perëndim dhe nuk e dinë se çdo të thotë drejtësi perëndimore dhe nuk e dinë se çdo të thotë ligj në perëndim. Shqipëria është në një pozicion të tillë që Washington e do domosdoshmërish në BE.
Vasili: Po si do të ikin këta, me dorëheqje, a do ti shkarkojnë?
Ngjela: Atë le ta zgjedhin vetë, unë nuk e di. Unë e di që do të ikin me goditje penale.
Vasili: Ju thoni që do shkojnë në burg.
Ngjela: Burgun nuk e kam unë në dorë, por duhet të zgjedhin avokat të mirë.
Vasili: Ju do jua bëni avokatin?
Ngjela: Jo, asnjëherë. Ja ta deklaroj këtu.
Ja ta zeme se kjo “Perralle” u be realitet po vendimet qe kane dhene keta kriminele a do rishikohen?a do futen ne burg?a do ju sekuestrohet pasuria qe vune me vendimet kriminale?
KY NGJELA QOFTE NE BISEDA E INTERVISTA , QOFTE NE SHKRIMET QE BEN , TA HEQ “SKALPIN”.
E HUMB TORUAN E LOGJIKEN DHE TREGON SKLEROZEN E MOSHES QE DESHPERIMISHT E KA ZENE E SE LESHON ME.
NE KA NDONJE QE TA KESHILLOJE DO TI BEJE MIRE , POR KA NJE TE KEQE TE MADHE SE KY SI PERSON ESHTE MJAFTUESHEM SUBJEKTIV DHE NUK DO T’JA VERE VESHIN AS KESHILLTARIT ME TE MIRE E DO TA NXJERRE BASHKEPUNETOR ME RAMEN SEPSE TANI ATE KA TE MODES.
E HEQ VETEN SI PARASHIKUES TE MADH.
PERSONALISHT BIE DAKORT ME VETINGUN EDHE NE POLTIKE.
PO CDO TE NA THOTE ZOTERIA PER ATA “POLITIKANE” SE KESHTU E KONSIDERON VETEN EDHE KY , TE CILET SI FILLIM ADERUAN NE PD.
NUK JA DOLEN E NUK JA ARRITEN QELLIMIT DHE PER OFIQE A KUSHEDI SE C’E FLUTURUAN DERI NE AFRIKENE JUGUT SI ADERUES NE LEGALITETIN E ZOGUT.
SI U S’PORDH DHE LEGALITETI E KRUAJTI PRAPE ME PD , PASTAJ ME PS E RAMES … E TANI NA HIQET SI PURITAN E SI PARASHIKUES TE TE GJITHE ATYRE…
NJE PYETJE DEL NE KETE RAST.
A DO TE KETE FILTER PER “POLITIKANET” PA TABAN E PA MORAL QE KERKOJNE TE BEJNE POLITIKANIN E S’JA KANE HABERIN FARE NGA POLITIKA…???
NE SHQIPTARET TE GJITHE PA PERJASHTIM DUAM TE JEMI ATA QE NUK MUND TE JEMI KURRE NE JETEN TONE…!!!