VIDEO/ Grida Duma ia kalon Nard Ndokës, lë nam në Kuvend...

13 Tetor 2017, 17:45Politika TEMA

Sot në orët e pasdites ka folur dhe ka shkëlqyer si gjithmonë me sharmin e saj politikania, stari i PD-së, Grida Duma Shqina.

Duke mbajtur fjalën e saj në Kuvend, për të treguar se është një filozofe, është e lexuar dhe e ditur, siç do ta shikoni edhe në videon e mëposhtme, ajo flet për një filozof nga Lindja e Largët.

Meqë Grida ju referua Makiavelit, ne të Citynews.al bëmë një kërkim të thjeshtë pasi besojmë shumë tek dijet e Yllit në shkëlqim tek Oblorri i Lulit.

Na rezultoi se filozofja e PD ngatëron mollët me panxharin, jonxhën me grurin, dardhën me shalqinin, preshin më kastravecin e kështu me rradhë.

Nuk u morëm gjatë me fjalën e saj por vetëm më një detaj. Grida tha: “Financimi i blerjës së votës është një operacion kapilar, që fillon shumë më parë se dita e zgjedhjeve. Ashtu si shumë kohë më parë Makiaveli, një mendje tjetër e ndritur e Lindjes së Largët dhe e strategjisë thoshte që ‘Fitimtari e fiton luftën, shumë më parë se të zbresë në fushëbetejë, se në fushën e betejës, luftën e kërkon ta fitojë vetëm humbësi. Në një situatë të tillë, zonja e zotërinj, mund të bësh fushatë jo një muaj por një vit…”

Makiaveli është nga Firencë. Ndoshta ka ndonjë Firence andej nga Kina lindore, ndoshta… Më poshtë dy sqarime, një nga jeta e Makiavelit, kur ka lindur, ku dhe kur është ndarë nga jeta, video e Gridës si dhe harta e botës. Meqë filozofja e Lulit ngatërron Kinën lindore me Firencën po i sjellim edhe një hartë të botës. Me blu Lindja e Larget, pika e kuqe është Firence. Kjo e Italisë jo ajo e Gridës. Kjo që me avion është pak më shumë se 1 orë, atë të Kinës ende spo e gjejmë dot.

Meqë është dhe pedagogë, filozofe dhe gjitholloge po sjellim disa të dhëna më poshtë.

Nikolo Makiaveli

Nikolo Makiaveli (1469-1527) ka qenë politikan, shkrimtar politik, historian, dramaturg, filozof dhe hartues traktatesh. Dy janë veprat që krijuan një mendim politik dhe që i dhanë famë: Princi dhe Ligjëratat. Tek jeta dhe vepra e tij ndihet qartë krenaria dhe realizmi se ai krijoi shkencën moderne politike.Jeta e Nikolo Makiavelit shpjegon më mirë se çdo gjë tjetër mendimin e tij. Ai lindi në Firence, në vitin 1469 dhe ndërroi jetë më 21 qershor 1527.

Lindja e Largët

Lindja e Largët (ose Lindja e Largme) është emërtim për vendet e Azisë Lindore përgjatë Oqeanit të Qetë. Shpesh nënkupton edhe Azinë Juglindore dhe atë Lindore, ndërsa nganjëherë edhe pjesën më lindore të Rusisë, pra lindjen e largët ruse dhe regjionin perëndimor të Oqeanit të Qetë.

Lindja e Largët nganjëherë është edhe sinonim për Azinë Lindore. Sidoqoftë, ajo përfshin shtetet dhe kulturat e Azisë Juglindore: të Kamboxhës, Malajzisë, Tajlandës, Indonezisë dhe Filipineve./Citynews.al

31 komente në “VIDEO/ Grida Duma ia kalon Nard Ndokës, lë nam në Kuvend…”

    1. Maqo Aveli says:

      E shkreta, ka ngateruar Makiavelin me Sun Tzu, te madhin e strategjise. Ska faj Grida, shpesh e ngaterron manivelin me kollodokun, ska faj, edhe ngaterohen keto vegla.

  1. saimir says:

    Po dilni juve te Tema-s si Nard Ndoka. Une degjova frazen “Shume kohe me pare Makiavelit ….” dmth dikush tjeter perpara Makivelit ka thene ate qe ka thene.

    1. Ervini says:

      Sajme mund te jete e vertete se edhe une ashtu e degjova, por nqs nuk ja di emrin cfare po citon. Kaq besoj duhet ta dije gjithollogia

  2. Hickme says:

    Sun Tzu mbase??? Burri i dajes se Makjavelit https://www.google.ca/search?q=sun+tzu&oq=sun+tzu&aqs=chrome..69i57j0l5.2289j0j7&sourceid=chrome&ie=UTF-8

  3. Shqiptar says:

    Tha rilindja e larget jo lindja e larget. Ketu mos ja fusni kot

  4. Viktor says:

    Kjo esht injorante dhe baxhell se vjen nga rruga dhe ka ba shkollen e jetes. Esht superk…

    1. AZ... says:

      O viktor qenka si mamaja jote grida vecse mamaja jote Eshte e zbjelluar

  5. Politikane dhe gazetare shushunja says:

    Grida dhe te gjitha ata qe jane brenda ne parlament jane kurvat qe po rrjepin shqipetaret. Po ti o Mero pse nuk mdresh me hallet e verteta te shqipetareve ? Por ben ironi me kundershtaret e Rames qe te kapesh ndonje kocke. Ju gazetaret jeni nje mut si politikanet.

  6. Alban says:

    flet per Sun Tzu Grida por kuptohet qe se ka te qarte.

  7. Alban Dega says:

    SABELOTODO ES SABELONADA !

    “ Origjinali “ dhe kopja… Balena dhe cironkat !

    Ai qe di gjithcka eshte ai nuk di asgje !
    Ose, ose shkurt “ Gjithckaditesi eshte asgjeditesi”
    Grida eshte nje fotokopje e “ timonierit te madh” te PD-se, Sali Berisha.
    Ai eshte mjeshtri i perdorimit te shprehjeve, shifrave,
    “ fake news” ( lajmeve te rreme ), mashtrimeve, sajimeve te castit duke “ mahnitur” te gjithe idiotet qe e mbajne ose shohin si Perendi.
    Nuk e kam fjalen vetem shqiptaret por edhe deri tek Forbsi i famshem. Para 6 vjetesh gjate pjesmarrjes ne sesionjn e Asamblese se Pergjthshme te OKB-se Sali Berisha mahnitur” me kujtesen e tij fenomenale edhe botuesit.
    Cila ishte e verteta!? 75 per qind e te dhenave dhe shifrave per zhvillimin e ekonomise shqiptare ishin sajimr te castit dhe jo te sakta…
    E cfare rendesse kishte kjo per “ Forbes” e cila bashke me lobuesit e PD – se ishte paguar rreth 250 000 dollare amerikane.
    Ne fund te fundit secili mban pergjegjesi personale per cfare thote e cfare shkruan.
    E kryesorja, sic thone amerikanet , the money count, parja llogaritet, domethene ka rendesi.
    Ndaj me dhjetra here kam shkruar se “ qytetari dixhital”, “ Polici Dixhital”…. Dixhitali i Sali Berishes eshte vete Sali Berisha DV.
    Kete sifat, zakon kane marre edhe telallet e tij Basha, Duma, Salianji, qe perballe “ Timonierit te Madh “ Berisha jane cironka pa asnje vlere.
    Sali Berisha eshte te pakten dy dekada para gjigandit Amerikan te “ Fake News” Donald Trump dhe me shume se gjysem shekulli pas babait te tyre me fame barbare Gebelsit “ Genje e genje se dicka do te mbetet “ !

    1. xhaferr deva says:

      o spiun sigurims

  8. Zini says:

    Grida eshte nje super kurve nje hajdute e ardhur nga rruga

    1. harillaqi says:

      Zini! Mos i thuaj Grides KURVE,se te zemrohet Lul Basha.Ai nuk do qe te ofendohen dashnorete tija.

  9. ake says:

    Problemi me i madh ne shqiperi eshte qe politikanet nuk i zgjedh populli, populli i voton vetem …

  10. niko says:

    Kur e pyeten njerin pse vjedh ,tha”ligji nr 1001 e lejon vjedhjen” dhe polici e la .Por te nesermen pyeti per kete ligj dhe i tha ne qe ajo nenkupton nevojtoren ose halene(00),Kjo zonje ja hodhi bythes duke thene ligji nr 1001,

  11. joel shkodra says:

    Ju te Temes duhet te lani veshet ose te mos e kishit vene videon. Ajo thote fjale per fjale: “Ashtu si shume kohe me pare Makiavelit, nje mendje e ndritur e Lindjes se Larget …”, pra “shume kohe para Makiavelit”. Dhe keni “ndritur” gjithe kete koment te gjate per te na treguar ne dhe asaj se ku eshte Firence e ku Lindja e Larget. Me sa duket nuk keni me çfare ta mbushni gazeten. Nuk e di a do ta botoni kete komentin tim se ndoshta ju vjen turp. Po s’ka gje, mos kini turp. Turpi per te gjallet eshte. Here tjeter shkruani ndonje gje te sakte.

  12. Jimi says:

    Pordhet e medha grisin breket e reja!

  13. Jorgo says:

    shume kohe para Makivelit thote, ju te Temes kujtoni se na kane lene veshet. Te pakten hiqeni vidion nga faqja juaj.

  14. Daja says:

    Shume e sulmojne kete Griden dhe kjo tregon se sa e eger eshte lufta midis llojit ( e kam fjalen midis grave )
    Ne fakt ajo tha qartesisht …shume kohe perpara Mikiavelit…. pra i referohej nje tjeter mendjeje te ndritur te historise (pa i thene emrin ) qe ishte nga lindja e larget…
    Pa dashur te mbaje ane .. ketu nuk ka asgje per tu kapur …Dikush pret me padurim ti shpetoje dicka Grides per te exzaminuar eren .. Kujdes ore se late nam !.. Turp. per dashakeqesit…..

  15. Selo says:

    Asnje gafe
    Makiaveli dhe Sun Tzu i Kines se shekullit 6 BC..
    Mire e thote.
    Te dy dhe Makiaveli dhe Tzu kane shprehur te njejten ide…
    Gazetare sharlatane…

  16. bregdetari says:

    NE PD NUK JANE TE PAKTA RASTET E TILLA.
    KY QAMET KA NDODH DHE ME ATE SANCO PANCON KUR JEPTE INTERVISTE PER FESTIMET E 100-VJETORIT TE PAVARESISE QE DO TE SILLTE
    ESHTRAT E ISMAIL QEMALIT NE VLORE !!! U PIKA QE SU BIE U BENE GAZI I BOTES.
    A JU KUJTOHET EMRI MOR SE S’ME KUJTOHET I HUMBTE EMRI SIC I KA HUMB NISHANI.
    I CONI ROJE TE RUAJNE PULAT.
    E JO VETEM PULAT POR EDHE ROSAT.

  17. ShkoDrani says:

    TemA e keni çndritur kete radhe. Degjojeni me vemendje mendjeshqituren e PDse. Sun Tzu, por edhe Zhang Yi e me vone Konming jane shprehur se beteja fitohet pa zbritur ne fushebeteje.

    Problemi eshte se si mendon zonja fotomodele te luaje Mahjong kur nuk di as Shah, e lere me pastaj diferencen midis tyre.

  18. niko says:

    Gazeta keshtu lexohet me shume me te tilla gjera ,por nje gje nuk e kuptoje: Ky far DEGA nga Tplani I Tropojes , Cfar mund te kete valle per Berishen , apo I mbeti qejfi qe e coj ne Amerike , nje flliqesire fshatare.

  19. Moisi Golemi says:

    Gazetar idiot. Quhet Oqeani Paqesor dhe jo Oqeani i Qete, o analfabet qe ben artikujt pasi perdor Wikipedian me Google Translate.

  20. Moj Grida Duma, si shume po te ha suma!

  21. eshte sun tzu qe i referohet o ju injorantet e temes. Prandja eshte mjetim tek ne se mire politikanet jane injorante po eshte edhe kritika me keq. grida eshte keqja me vogel ne ate parlament kur shikon te tjeret. edhe dicka ju gazete per qoka keni po kapet noi tender duke bere presion me artikuj si ky mire jeni.

  22. Gjini says:

    Viktimë e këtij ekuivoku (ngatërresë idiote) bie edhe një “profesoreshë” e shquar, si Ledi Shamku, që paska dhënë dije (mend) jo vetëm në universitetet shqiptare, por edhe në ato italiane, dhe e ironizon Gridën duke ia kujtuar se Makiaveli qenka nga Firence, e jo nga Lindja e Largët. Dashakeqësia e saj – më e zymtë se zilia klasike e shemrave ndaj njëra-tjetrës. Lexojeni këtë Shamkun, në gazetën TemA, se do të “kënaqeni”.

    http://www.gazetatema.net/2017/10/13/ledi-shamku-jepi-grida-te-ngaterrosh-fiorentinin-macchiavelli-me-mendimtarin-e-lindjes-sun-tzu-i-bie-qe-piken-e-vlimit-ta/

  23. perkthyesi says:

    Politika, por sidomos jo e PD, eshte e mbushur plot me Gridera! Analfabetizmi dhe injoranca jane ulur kembekryq ne cdo qelize te shtetit ne keto 27 vjet! Kjo eshte arsyeja qe jemi ketu! Nuk gjej shpjegim tjeter!

  24. xhulia says:

    E mban veten si filozofe apo letrave apo bla bla bla kjo. .po mire moj ip alternativat e duhura, mos kalo kohen sharje pa fund, u lodh e njerezia nga sharjet e juaja, aq me shume qe per kaq shume vite qe ishit ne pushtet e vodhet Shqiperine pa fund, ju krijuat bandat e krimit, shko me mire bej aktoren e teatrit sepse ate te parlamentit e luan shume keq. Jeni bere bajate te gjithe juve te PD. Kot e keni se pushtetin nuk do e shikoni me kurre nga afer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje