Nuk ka kaluar pa komente deklarata me të vërtetë e pagoditur e zëdhënëses së grupit parlamentar të PD Grida Duma, e cila fiorentinin Niccolò Macchiavelli e quan mendimtar të Lindjes së Largët.
Ish deputetja dhe pedagoge në universitetet shqiptare dhe në Itali, Ledi Shamku ironizon Gridën, teksa përmend këtë fakt, duke qarë dhe hallin e studentëve që e kanë pasur “zysh”
“Jepi Grida jepi! Mjerë studentët që të kanë pasur “zysh”!!!
Ta quash fiorentinin Niccolò Macchiavelli një mendimtar të Lindjes së Largët ekspert në fitoret e betejave – pra ta ngatërrosh fiorentinin me San Xu-në (Sun Tzu), i bie që ke ngatërru pikën e vlimit me këndin e drejtë, kuptove?
Apo prit: Quajmë “pikë vlimi”…. – të vazhdoj?”, shkruan në rrjetin social Ledi Shamku.
Shiko, qe ajo palluqja Grida ia ka fut pak si kot merret vesh, po edhe ti o Ledia Shmanku Dranku une pres doren po qe se ti me verte e di perkufizimin e sakte te pikes se vlimit, se kendin e drejte edhe mund ta dish, po edhe mund ta ngaterrosh.
Je tu fol keq, or plak.
Ju lutem mos u beni te ceket. Qe thjesht nje lapsus nga ana e Grides. Nese ajo do te jetonte ne koherat e Sun-Tzu dhe Makiavelit te dy ata do te binin ne dashuri me te, ashtu sikurse edhe shume te tjere perfshire edhe mua.
Egziston je teori nga filozofia Afrikane e cila thote se Europianet jane racista te lindur pasi e kane vene veriun e globit nga Europa e cila qendron siper Afrikes ne forme superioriteti.
Ashtu sic eshte koha relative, po ashtu edhe vendodhja gjeografike eshte relative gjithashtu. Ndaj dhe Grida per tu mos u treguar raciste, e ka kthyer veriun nga jugu duke vendosur kontinetin Afrikan siper atij Europian per te na e nxjerre Fiorentinen ne lindje. Ju lutem, jini me tolerant karshi ideve post-moderniste.
Moj Profe, ky shënimi yt është një bumerang për ty, sepse po del ti një loçkë, e jo Grida. Dëgjoje mirë deklaratën e saj në pod: “… shumë kohë para Makiavelit, një tjetër mendje e ndritur nga lindja e largët” – thotë ajo. Por ti me dashakeqësinë e një idioteje ia ke shtrembëruar frazën. Turpi për ty, profe.
Shamku, duket ngatërrohet vet me atë barsoletën e kohës së komunizmit, kur një injorant oficer nga ata të luftës, u thoshte studentëve të matematikës dhe fizikës, se uji valon në 90 gradë. Natyrisht, duke buzëqeshur dhe me takt ata i bënë të ditur oficerit, se uji valon në 100 gradë. Por ai ngulmoi dhe me ashpërsi u tha të mbyllnin gojën, pasi ai e dinte mirë që uji valonte në 90 gradë dhe se këtë e kishte lexuar në librin që mbante në dorë. Studentët filluan të qeshnin dhe hargaliseshin. Kjo e fyeu rëndë oficerin e dalë nga lufta dhe për tu treguar se kishte të drejtë, hap librin dhe u thotë: Ja, tani do tju tregojë sa gabim jeni. Por pasi vështroi librin, pas pak ngre kokën dhe ju thotë studentëve: Aaaa, më falni, paskeni patur të drejtë, jam gabuar, e kam ngatërruar me këndin e drejtë.