REPLIKAT/ Qytetari: Po vriten njerëzit si pula e s’kanë të hanë. Rama: S’jam Allahu në Tokë

13 Tetor 2017, 18:42Politika TEMA
REPLIKAT/ Qytetari: Po vriten njerëzit si pula e s’kanë të

Në videon e postuar në Facebook, ku kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij ditën e sotme në parlament lidhur me raportin e OSBE-së për zgjedhjet e 25 qershorin, kanë vërshuar komentet e qytetarëve që kritikojnë kreun e qeverisë.

Ku e ke të mirën ti o Edi Rama që akoma njerëzit po vuajnë rrugëve të botës për me mbush barkun,” i thotë një komentuese, dhe Rama i përgjigjet me ironi “s’jam Allahu në Tokë”.

Ka edhe nga ata që e kritikojnë pasi kalon shumë kohë duke e marrë me opozitën në vend që të bëjë ndonjë të mirë për vendin.

Komentuesi: Po ku e ke te miren ti o edi qe akoma njerzit po vuajne neper rruget e botes per pune e me mush barkun me buke lle jo per pasuri

Rama: Une s’jam Allahu ne toke, po nje njeri i zakonshem qe lufton perdite per ta bere me te mire vendin tim, duke bere sa me shume pune te mira per njerezit e ketij vendi, keshtu qe si besimtare qe je, mos kerko nga une mrekullira po thjeshte pune.

Komentuesi: Po Boll u more me Opoziten Ben pun per Shqiptaret per te mir te vendit. Boll me Broçka …!!!!

Rama: Met, mos shiko parlament nese nuk do te me degjosh te flas me dhe per opoziten, une e kam detyre ti jo, keshtu qe thjesht bej punen tende kur une bej timen ne parlament

Komentuesi: Ke 1 ore qe flet per opoziten ne vend qe te flasesh per shqetesimet e popullit. Dhe keta naivet qe vazhdojn komentojn je me i miri sa here qe shohin nje pejsazh nga ata qe ti nxierr ne foto.

Rama: Ervin, ne sallen e Kuvendit nuk flitet me vete flitet me opoziten dhe edhe per opoziten kur eshte nevoja, por ne fakt edhe kur flas per opoziten une flas per ty qe te degjosh ndonje gje qe mund te mos e dish apo kuptosh? Sa per pejsazhet ne foto nuk e kuptoj ku eshte problemi, por e ke te thjeshte, mos i shiko nuk te detyron askush?

Qytetari: O z.kryeminister …po ato qe vriten perdite si i behet hallit …apo skeni faj ju ….

Rama: Vriten ne cdo vend te botes Besmir dhe cka une kam detyre eshte te ulim vrasjet se per t’i eliminuar s’ia ka dale dot as Amerika as Europa! Te informoj se ne Shqiperi vrasjet jane shume me pak se sa ne 2013 dhe do punojme fort qe te vazhdojme t’i ulim.

 

4 komente në “REPLIKAT/ Qytetari: Po vriten njerëzit si pula e s’kanë të hanë. Rama: S’jam Allahu në Tokë”

  1. Kur ishe i vogel,te bekoj Gjyshja te Krishter,-NE EMER TE ZOTIT-Tani qe u rrite,dhe te bani synet Gruja,ne emer te Allahut !!!

  2. mirel says:

    O plere po punoke fort. Le mo se je keput.
    Shko mblidh armet o qen. Jane sheshit. Dhe elementet penale njihen
    Bej kontroll.

  3. Plaku Xhuxhumaku says:

    Tamam, “Ku eshte problemi ketu?”.

  4. u bo nomi says:

    Pergjigje prej alabaku. E ka hup kontrollin fare.Kjo ndodh kur je i lidhur me krimin dhe si shpeton dot atij.Neser do themi paska kene ma i mire Sali Berisha. I turperove socialistet e mu..it o ,rama zan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje