FOTO-LAJM / Maratona e Tiranës, Veliaj lë pas me 2 minuta Lorik Canën

15 Tetor 2017, 13:43Sociale TEMA
FOTO-LAJM / Maratona e Tiranës, Veliaj lë pas me 2 minuta Lorik

Ashtu siç edhe kishte premtuar pak ditë më parë publikisht, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, arriti të thyejë rekordin e tij të një viti më parë. Ai garoi në kategorinë 10 km të cilën e përshkroi për 59 minuta e 05 sekonda.

Gjithsesi, ndonëse nuk arriti të marrë një çmim si garues në maratonë, kryetari i Bashkisë së Tiranës u vlerësua me një çmim të veçantë nga Federata e Atletikës për iniciativën dhe organizimin e maratonës. Ishte presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës, Gjergj Ruli ai që i dorëzoi Veliajt çmimin e mirënjohjes për kontributin e dhënë në organizimin dhe mbarëvajtjen me sukses të kësaj maratone.

“Unë e theva rekordin tim, nuk mora ndonjë çmim për rezultat të lartë, por unë besoj se është si puna e Tiranës, rëndësi ka që çdo vit të jemi pak më mirë se  viti që kaloi, nëse vazhdojmë me këtë mënyrë besoj se do e kemi qytetin e ëndrrave tona”, theksoi kryetari i Bashkisë së Tiranës teksa morri çmimin.

Mes vrapuesve në Maratonën e Tiranës ishte dhe ish-kapiteni i Kombëtares sonë të Futbollit, Lorik Cana, i cili na udhëhoqi drejt Kampionatit Europian.

Cana garonte në të njëjtën kategori sikurse kryebashkiaku Erion Veliaj, atë të 10 kilometrave. Por ajo që ra në sy në përfundim të garës ishte rezultati i Lorikut, i cili ndonëse ruan ende një formë të mirë sportive, ka mbetur pas Veliajt.

Lorik Cana e përfundoi garën e tij me kohën 1. 00.52.066, ndërsa kryebashkiaku Veliaj 1 minutë e 47 sekonda më shpejt, duke arritur kohën 0. 59.05.186.

Në Maratonën e Tiranës morën pjesë edhe anëtarë të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë. Kështu, ambasadori japonez, Makoto Ito garoi në kategorinë e 10 kilometrave duke u renditur 164 me 54 minuta e 57 sekonda. Ndërsa ambasadori austriak Johan Sattler u tregua më i guximshëm pasi garoi në kategorinë profesioniste prej 21 km, ku u rendit i 150 me 1 orë e 56 minuta.

4 komente në “FOTO-LAJM / Maratona e Tiranës, Veliaj lë pas me 2 minuta Lorik Canën”

  1. zoros says:

    Bravo ,po nje femije kur do e bec more Erion,se nashti nuk te ndihmon as komandanti se i o prish sperma nga kokaina.

  2. Skënder says:

    Veliaj po thyen rekordet në vrap siç i thyente Berisha në not. Boll i bëtë reklamë këtij o Mero!

  3. Jahjaga says:

    ….ky si Berisha qe thyente cdo vit “rekorde noti”…

  4. demo says:

    Loriku paska qene i mbaruar nga pregatitja fizike.Kjo eshte njesoj sikur Veliaj te ngreje 2kg.me shume se Ilir Suli .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje