Gazetari Tedi Blushi, kryeredaktor i agjencisë së parë të lajmeve Balkanweb, që nga dita e djeshme është shkarkuar nga përgjegjësitë dhe funksionet e drejtimit të agjencisë.
Blushi ka postuar në rrjetin social Facebook një status ku rrëfen varjantin e tij rreth pushimit nga puna.
Ndërkohë, nga grupi mediatik nuk ka ende një qëndrim lidhur me rastin në fjalë.
Postimi i plotë i Tedi Blushit
Nga sot “de facto” nuk jam më në drejtimin e portalit BalkanWeb.com. Me pak fjalë më kanë komunikuar se është vendosur të mos jem më kryeredaktor.
E vërteta është se për këtë largim (ende jo de jure) unë nuk kam asnjë komunikim zyrtar nga drejtuesit e medias ku punoj prej gati 11 vitesh, nga të cilat 6 vite me pronarin e ri. Kam pasur vetëm dy komunikime verbale me drejtorin e informacionit, administratorin dhe një takim informal me pronarin e kompanisë ku punoj, të cilët më kanë njoftuar se për arsye të njëanshme, pa më dhënë asnjë motivacion konkret, kanë vendosur pa dijeninë time, që unë të mos jem më në drejtimin e portalit.
Në respekt të Kodit të Punës dhe investimit tim prej më shumë se një dekade në këtë “grup mediatik” kam kërkuar në të gjitha këto takime informale e zyrtare, që të njihesha qoftë edhe verbalisht me motivacionin e shkarkimit nga detyra. Por në mënyrë të përsëritur më është refuzuar e drejta për t’u njohur me arsyet edhe pse qartësisht i kuptoja.
Kam kërkuar një motivacion zyrtar të vendimit për largimin nga puna sepse nuk gjeja asnjë arsye tek vetja për të ikur kokëulur nga një media ku kam investuar dhe jam rritur profesionalisht.
E vërteta është që unë gjithmonë kam refuzuar cënimin e produktit profesional. Edhe pse kam operuar në kushte tensioni dhe refuzim të hapur bashkëpunimi nga drejtori i ri i informacionit jam munduar gjithmonë që brenda etikës profesionale të refuzoj censurën dhe çdo lloj forme që tentonte të përziente parimet profesionale me axhendat personale financiare e politike.
E vërtetë është gjithashtu, që në median ku kam punuar edhe pse nuk ka një linjë editoriale “të komunikuar” unë kisha marrë vendimin të respektoja parimin e moscënimit të interesave të kompanisë ku punoj. Dhe jam i bindur qe kam bërë mire sepse ky është një parim që respektohet kudo.
Duke mos pranuar ta identifikoj veten me censurën dhe të mos i bindem verbërisht cënimit të produktit profesional aq më tepër dinjitetit profesional, kërkova pra, siç e kërkon ligji që akti i shkarkimit (pra i ndërprerjes së kontratës) të më jepet me shkrim.
Në komunikimin e fundit verbal dhe jo ligjor nga ana e administratorit të kompanisë, në prani të drejtorit te informacionit mora dje urdhërin e prerë: “Je i shkarkuar! Pikë! Ik tani urgjent ose do të nxjerr jashtë zyrës së kryeredaktorit me policë!!!!!”.
Pra u paralajmërova të tërhiqem zvarrë me policë sepse po kërkoja zbatimin e ligjit brenda një kompanie mediatike që kryefjalë ka patur denoncimin e shkelësve të ligjit!
E vërteta është që unë kam punuar me përkushtim, ndershmëri e dashuri në këtë media sepse e adhuroj këtë profesion dhe e çmoj së tepërmi fjalën e lirë. Siç besoj e ka çmuar e gjithë ajo armatë gazetarësh që në kushte presioni për të dhënë dorëheqje ose të gjendur përballë një vendimi për shkarkim faktik janë larguar (në heshtje ose jo) këtë vitin e fundit nga grupi mediatik.
Ndaj kur jam paralajmeruar se nëse hy në zyrë do tërhiqem zvarrë prej aty me policë, po pres të sqarohet ligjërisht pozicioni im në raport me kompaninë ku kam punuar prej 11 vitesh, për të mbajtur edhe unë qëndrimet e mia të mëtejshme.
Në fund, por jo për nga rëndësia, një falenderim i veçantë i shkon papërjashtim të gjithë gazetarëve të stafit të BalkanWeb, të gjithë kolegëve dhe miqve të “Gazeta Shqiptare” dhe “News 24” me të cilët kam bashkëpunuar ngushtësisht dhe kam ndarë ditët më të bukura në jetën profesionale!
Per demokracine dhe lirine e fjales duhet luftuar ne cdo hapesire dhe ne cdo moment, jo vetem kur te vjen zjarri tek dera.
Tedo, ty bravo te qofte per denoncimin e marreveshjes se detit, me te je futur ne histori si gazetar kurajoz investigativ dhe mbi te gjitha patriot. Ti e koloneli jeni patriote me vepra dhe gjithe shqiptaret u jane mirenjohes. Sa per shkarkimin, e ku ka transparence ky sistem, leku i nderuar, leku dhe urojme te mos jete dhe dora e gjate e greqires qe mbeti pa det se pabesia e tinzania e tyre jane monumentale. Do e gjesh prape nje pune dinjitoze sepse je gazetar unik dhe jo servil si shumica e atyre rrotull.
ik ore karagjoz shko te partia e Benit tend e boll me klishe profesionalizmash e ndershmerish…..
jeni pjese e poshtrersise mediatike dhe i sherbeni vetem interesave mafioze te familjes se pronareve.
Do paguash,ne emer te pushtetit te fuqishem qe te ishte dhene,per ate neperkembje qe pushteti dhe kapitali ju ben qytetareve dhe ju te medias,u beni hosana,ne rastin me te mire mbyllni sy dhe vesh.Ju shfrytezojne dhe pastaj ju hedhin si limon te shtrydhur.Nje pyetje kam:A e keni ngritur ndonje here mungesen e sindikatave ne Shqiperi?A e keni para se si e kane katandisur levizjen sindikale.Keshtu ju pelqen pronareve dhe tani ju nuk kini as sindikate ku te ankoheni.Po ligji?A e keni ngritur mungesen ligjore e cila i le duart e lira pronareve?Ja perse duhet te paguani,jo vetem per veten tuaj, por per te gjithe te tjeret, qe e kane pesuar para jush.Nuk e njoh pronarin tuaj,por te siguroj qe eshte pjese e pushtetit.Kokat hengeshi!Per te gjithe te zezat qe ndodhin ne Shqiperi Media ka pergjegjesi,madje eshte e para .Per keto po paguan.Nuk gezoj per fatkeqsine tende personale,por me shume me dhemb fatkeqsija e te gjithe shqiptareve qe kane 27 vjet qe neprkemben,nga pushteti dhe kapitali pa asnje fre,ndersa Media ju ben fresk.
Po ti more Blush po e peson te gjithe blushet komunist qe behen antikomunist kur e do interesi.
Ballkan web eshte nje cerdhe komunistesh qe hiqen antikomuniste te flakte.
Nga ta fillosh nga pronar kapterri,apo Bashkim hoxha qe nga nje komunist i flakte qe i thurte hymne sistemit soc dhe enverit,dhe tani dhimokrat nje here kunder saliut e pro rames e pastaj pro saliut e kunder rames.
Aty si ne te gjithe tv dhe shtypin shqiptar jane te gjithe kerbishtoret qe dridhen ku eshte paraja.
ju e keni kuptuar ceshte kapitalizmi i pa meshirshem ashtu sic kishit kuptuar se cishte soc per te perqafuar antarsin ne PPSH dhe servilizmin e tipit sali.
ke pas edhe ca gazetar antikomunista si Bledar koka dhe nje investigus po Koka ne ate B webin tuaj qe kur i shaje saliun hidheroheshin shume,por nga i keni degdisur…
Tedi nuk është hata e madhe. Shko mësues a pedagog është zgjedhja jote. Një gjë nuk kuptova kur falenderon gjithë gazetarët, që ke bashkëpunuar atje,
Ata me qenë se do vazhdojnë të punojnë po atje nënkuptohet se e kanë.pranuar censurën që ti nuk e pranove dhe u pushove ( gjithmomë sipas teje). Pra gazetarët e Ballkanwebit shkrimet na i censurojnë
Dmth ajo gazete u censureka! Ky është vërtet një lajm që ajjo gazetë deri sa censurohetnuk ka pse lexohet! Ah more ted sa ka zanati??!!
Sorkadhja
Te propozoj te hysh ne Partine e Fletores jo te Librit , dhe jepni lexione Demokracije.Mos harro te lidhesh me Moza Hafizin dhe vellain tend !!!!
Mire qe te thane do te biem policine thuaj,se ate ortakin e tij,ky ish pronari yt,e thau mu ne mes te tironos.
Persa a perket punes tende,lere se na mallengjeve.
Kam shume kohe qe nuk e ndjek “Balkanweb.com “,,,sepse e vleresoj humbje kohe.
robte kur ikin vete nga nje vend si ky, e kane arsye “personale” dhe ste thone hic pse dhe qysh por kur i perzene te tjeret nga puna atehere duan arsye “zyrtare” … ndryshe nuk leviz ky robi nga zyra!
Liroje zyren zotrote qe e mban me zor dhe dhune dhe pastaj kembengul sa te duash me ane ligjore por jo ngul kembe si mushke dhe sleviz nga zyra se e dashke “zyrtare” arsyen!!!
I dashur Blushi! Gazetarise te tipit Ballkan web nuk i duhet me gazetar i pa perpunueshem,jo servil,jo vegel e oligarkut ,jo ushtar i bindur i mafies ne fuqi.Nje pushim nga puna urgjent me urdher te kapos ska nevoje per arsyetime.Nuk u je bindur maskarenjeve e klaneve ne fuqi.kjo do te nderoje dhe do te hape rruge te reja per ty.Sot pelivaneve te politikes nuk u duhet me gazetari qe me shkrimet e tij ngriti me kembe opinionin e jo vetem per ceshtjen e detit,ju dhe Pashaj nuk do te harohen ne brilantet e gazetarise dhe guximit.Drejtesia esshte me ty dhe suksese ne detyra te tjera te gazetarise,
Te fala Benit, boll mo me Blushet.Edhe Bushet e medhenj te USA u terhoqen jo ju qe i rate sahanit ku hanit me shkelm hahahaha.
Shkarkimi juaj me sa shihet eshte pjese e “demokracise” te cilen po kalon Shqiperia deri ne vendosjen e diktarures siq e patem nga 1944 ne 1991
Zoti Tedi Blushi, nuke di aresyet per pshimin dhe largimin tuaj nga kjo redaksi, nese ka padrejtesi, dhe shkelje ligjore, duhet ta kerkosh dhe te cdemtohesh. Por jam i keqardhur, se duke qen lexus i kesaj gazete, rall komentoi, por disa her censurohet opinjoni apo komenti im. DHe me e keq, edhe kohen qe kini qen ju, mbas komentit gazetari i sherbimit, ne vend te botimit te opinjonit, me dergon mesazh, si shum shpejt po shkruan . Kjo esht jo vetem fyerje, per nje emigrant qe do te mar informacjon per situaten dhe gjendjen ne vendin ton por edhe mendon te jap nje opinjon ashtu sic e shikon ralitetin.