FOTOT/ Bashkia Tiranë ndërton rrjet të ri ujësjellësi në zonën e Kodrës së Priftit  

13 Tetor 2017, 09:38Sociale TEMA
FOTOT/ Bashkia Tiranë ndërton rrjet të ri ujësjellësi

Në zonën e Kodrës së Priftit po zbatohet një projekt tjetër investimesh kapitale nga ana e Bashkisë së Tiranës për të rritur aksesin në infrastrukturën hidroteknike në një territor që ka një popullsi të dendur, por që nuk është investuar prej vitesh.

Rrjeti i ri i ujësjellësit në rrugën “Dalip Topi” do të rrisë jo vetëm kapacitetet e furnizimit me ujë të pijshëm, por edhe cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve.

Ndërkohë, ekipet e specializuara riparuan në kohë të shpejtë një defekt në sistemin e ujësjellësit në rrugën “Serafin Fanku”.

Falë edhe bashkëpunimit me qytetarët, mjetet e rënda të bashkisë si dhe specialistët e UKT ndërhynë menjëherë për zgjidhjen e problemit.

Bashkia e Tiranës ka vendosur në dispozicion të qytetarëve dy numra telefoni pa pagesë, 08004488 të Ujësjellësit të Tiranës dhe atë të Bashkisë 08000888, për të raportuar problemet e furnizimit me ujë të pijshëm, apo të denoncojnë rastet e abuzimit të cilat dëmtojnë rrjetin e ujësjellësit.

1 komente në “FOTOT/ Bashkia Tiranë ndërton rrjet të ri ujësjellësi në zonën e Kodrës së Priftit  ”

  1. Jak Preng p. says:

    GËNJESHTER ME BISHT…RRUGA SERAFIN FANKU, e gjatë vetëm 100 ml,eshte kthyer ne nje Makth te vertete për banoret.. MUNDET NJE KAMER E JUAJA ME VERIFIKUAR, NË DARKË , KU MË SHUME UJË RRJEDH NË RRUGË SE MERRET PER PERDORIM..HIGJENO-SANITARE!? JANË VENE NE DIJENI, E PANË.. NUK ESHTE RIPARUAR…KTHYER HAUZ,, dhe GERRYER RRUGEN.KY ESHTE DISINFORMACION…GAZETARI I TEMES MOS TE TREGOJE PRRALLA DHE TË MBAJE PERGJEGJESI ME SPECIALISTAT E UKT.. QE HYNE E DALIN INPRODUKTIV” kallup,,KAQ PËR DIJENI.. E KANE KTHYER LAGJE KATUNDI.. KU METROPOLIT I ZIHET VEÇ EMRI.. DHE ESHTE PERIFERIA ME E AFERT ME QENDREN..LALI ERI TE FUTET DHE KETU DHE JO VETËM TE “ ROMET,, se ja u Kaluam..dhe pres pergjigje në plan dhe fakt,JAK PRENGA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje