Grekët dhe maqedonasit tërbohen nga zyrtarizimi i pakicës bullgare në Shqipëri, zv.kryeministrja bullgare: Ja çfarë ndodhi

16 Tetor 2017, 09:32Sociale TEMA

Miratimi i ligjit për pakicat kombëtare ka provokuar reagime në rajon.

Maqedonasit dhe grekët duket se janë më të pakënaqurit, por ndërsa për të parët kuptohet irritimi, për të dytët ende nuk merret vesh se ku qëndron realisht kundërshtia.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke, Alexandros Yenimatas tha se ligji përbën një hap prapa për pakicën greke në Shqipëri.

Në vend që të sigurojë të drejtat e pakicave në vend, bazuar në standardet europiane, projektligji që votoi Parlamenti shqiptar mbi mbrojtjen e minoriteteve përjetëson abuzimet e regjimit të Enver Hoxhës.

Ky është një hap përpara për pakicat joekzistuese dhe një hap prapa për minoritetin kryesor dhe ekzistues të Shqipërisë”, tha ai.

Zv.kryeministrja bullgare, Ekaterina Zaharieva ka sqaruar diçka që në Shqipëri nuk thuhet.

Ajo kryen edhe detyrën e ministrit të Jashtëm dhe sipas saj është luftuar shumë që të arrihet në “këtë rivendosje të drejtësisë historike”.

Gjëja më e rëndësishme në një shtet demokratik, që dëshiron të bëhet anëtar i BE-së, është që të mos pengojë njerëzit të identifikojnë veten në rastet kur ata janë të vetëidentifikuar si bullgarë dhe kanë fakte historike. 

Falenderoj minoritetin bullgar në Shqipëri që mblodhi 3000 firma për rreth një muaj e gjysmë”, citohet ministrja bullgare nga agjencia “Focus”(http://www.focus-fen.net/news/2017/10/14/423998/minister-ekaterina-zaharieva-recognizing-the-bulgarian-minority-in-albania-restores-historical-justice.html).

Sipas saj madje, mes të dyja vendeve, pra mes Shqipërisë dhe Bullgarisë, ka një marrëveshje të vitit 1932 për njohjen e pakicës bullgare por e cila nuk ka hyrë në fuqi dhe nuk është finalizuar firmosja e saj.

Pala shqiptare, më saktë qeveria, por edhe opozita që e votoi pa asnjë vërejtje, përveç LSI-së, u mbrojt me faktin se ligji i referohet në identifikim legjislacionit të censusit që bazohet te vetëdeklarimi pa zbuluar identitetin.

Por me këtë logjikë gjithkush mund të shpallë kombësinë që i leverdis e pastaj qeveria do të duhet ta verifikojë me regjistrat e vet të Gjendjes Civile, në të cilët nuk figuron më kombësia si pjesë e gjeneraliteteve.

9 komente në “Grekët dhe maqedonasit tërbohen nga zyrtarizimi i pakicës bullgare në Shqipëri, zv.kryeministrja bullgare: Ja çfarë ndodhi”

  1. perkthyesi says:

    Sinqerisht nuk arrij te kuptoj se ku eshte minoriteti bullgar ne Shqiperi, por me shume me vret heshtja apo memeceria e shtetit dhe e politikaneve tane per kete ceshtje! C’behet keshtu? Nuk eshte cudi qe, pas disa dhjetra vjetesh, shqiptaret te dalin pakice ne vendin e tyre! Paradokset “a la shqiptare”! vazhdojne me tere hov, duke na treguar se c’do te thote te kesh injorante, analfabete dhe zullumqare ne krye te shtetit!

  2. poli says:

    A ka teritor pakica bullgare e Ku ndodhet ne vendin tone?jemi Te habitur me qendrimin e kesaj klase politike

  3. Projekti says:

    Se shpejti ne Greqi do te njihet minoriteti turk. Zona e Thrakise greke, me siperfaqe gati sa Kosova ka nje popullsi te madhe myslimane dhe opinioni publik dhe politik grek shprehin friken se Turqia do e shfrytezoje minoritetin e ri per te demtuar Greqine. Edhe pomaket (bullgaret myslimane) mund te kerkojne qe te njihen si minoritet duke.marre shembullin e myslimaneve turq. Keshtu Greqise i shtohet nje tjeter hall.

  4. Alban Hamzai says:

    Greket nuk jane “terbuar” me minoritetin e ri bullgar ne Shqiperi,pasi nuk e lidh asgje me kete minoritet .Me kete jane terbuar shqiptaret ,pasi shumica e tyre nuk e dine qe ne Shqiperi ka kaq shume minoritete dhe sllavet e FYROM pasi u iku nje pjese e minoritetit qe ata e konsideronin te tyre . Por Greqia thekson se ligji I ri ngushton shume te drejtat e minoriteteve te percaktuara ne ligjin “Per mbrojtjen e Minoriteteve ” te Keshillit te Evropes dhe eshte nje hap mbrapa ne krahasim me premtimet e qeverise shqiptare para BE . Gjithashtu nje minoritar qe shkon te banoje ne nje vend te Shqiperise ,qe eshte jashte zonave minoritare ,perseri minoritar mbetet dhe ligji nuk e percakton kete . Eshte njesoj qe nje shqiptar ,qe shkon ne nje shtet tjeter,te mos quhet me shqiptar . Ligji I ri ka lojra fjalesh qe ne thelb e bejne me mangesira me te medha edhe se ligji komunist per minoritetet . Ju lutem botoni komentin tim!

  5. …ore ju jeni te habitur sepse te habitur keni lindur…

  6. BERISHA LARGOHU says:

    Me duket sa vjen e po budallepsen e me shume.Nuk ka dite qe mos prodhoj ndonje problem greku

  7. Fatmiri says:

    Une jam nje nga ata, qe politika po me ndron etnicitetin e gjithe fisit tim nga shqiptare ne bullgare. Nuk ka asnje dokument historik qe ne Dibren jugore(Golo Berdo) te kete minoritet bullgar, perkundrazi, ne arshiven e shtetit ndodhet letra e vitit 1913 drejtuar komisionit te fuqive te medha, ku thuhet se jemi shqiptare dhe duam te mbetemi brenda territorit te Shqiperise. Etniciteti caktohet nga historia, ne menyre shkencore, dhe jo nga politikanet duke dhene pashaporta per njerezit qe kane nevoje. Ky veprim eshte nje turp qe nuk sjell asgje me vlere ne bashkejeten e kombeve.

  8. KOZi says:

    Ose nuk jane te kjarte deputetet tane ose neve nuk e kemi lexuar Ligjin. Minoritete ne pergjithesi kane vashdimesi territorjale me fqinjin. Ndersa kur nuk ka vashdimesi territori quhet diaspore. Tani Boshnjaket qe jetojne ne zonen e Shijakut dhe ne zonen e Libofshes a kane vashdimesi territorjale me Bosnjen ? – Jo – atehere jane diaspore. Kjo vlen ne gjitha rastet. Edhe greket ne jug ashtu si Boshnjaket jane ardhur si bujq ne tokat e bejlerve. Sot ato kane vashdimesi sepse kufiri eshte afruar por kur jane ardhur greket ,mes fshatrave tyre dhe Greqise se vertete ishte Cameria Shqiptare. Greqia historike eshte aty ku e njohu europa ne 1830. Vija kufirit ishte tek gjiri Artes.
    Tani per minoritetin bullgar . Sic duket Ministria jashtme Shqiptare perkrah idene (mbase e vertete) qe Maqedonasit Sllave jane Bullgare.Ide kjo ne Bullgari dhe ne Maqedoni nga Partite Konservatore. Keshtu qe vashdimesia territorjale vashdon nga Bullgaria ne gjithe Maqedonine dhe perfundon ne keto fshatrat e permendura ne Shqiperi……… …tung

  9. Liri says:

    Ligj I drejte. Jo ca nenes e ca te njerkes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje