Sebastian Kurz, 31 vjeç, do të jetë kancelari i ardhshëm i Austrisë, pasi Partia e tij Popullore fitoi zgjedhjet e djeshme parlamentare, ndërkohë që Partia e Lirisë e ekstremit të djathtë mund të jetë çelësi për qeverinë e tij.
Partia e Kurz fitoi 30.2 % të votave në zgjedhjet e mbajtura dje, duke shënuar një fitore të madhe për 31-vjeçarin.
Kush është Sebastian Kurz
Ai është vetëm 31 vjeç dhe do të drejtojë Austrinë në 4 vitet e ardhshme.
Sebastian Kurz u bë një emër i njohur për politikën kombëtare e ndërkombëtare në vitin 2013, kur vetëm 27 vjeç u bë ministri i jashtëm i Austrisë
Ai tërhoqi vëmendjen e mbarë botës pas fotografive me homologët e tij, duke përfshirë sekretarin amerikan të Shtetit John Kerry dhe ministrin iranian Javad Zarif.
Megjithëse e vogël me një popullsi sa ajo e Londrës, Austria është përpara vendeve si Britania e Madhe, Gjermania dhe Kanadaja, sipas Bankës Botërore.
Vjena ka kryesuar anketën e cilësisë së jetesës që nga viti 2010.
Kurz ka mbrojtur rolin e tij në bisedimet e rëndësishme të marrëveshjes me Iranit, një raund i të cilave u mbajtën në Vjenë.
Ai mori pushtetin e Partisë së tij (ÖVP) dhe vendosi për zgjedhje të menjëhershme në tetor (të cilat u miratuan më pas nga parlamenti).
Kurz gjithashtu ka shkaktuar debate me disa nga pozicionet e tij politike, të tilla si thirrjet për të forcuar kufijtë e jashtëm të BE-së dhe për t’i dhënë fund shpëtimit të refugjatëve në Mesdhe nga OJQ-të, duke nxitur gazetat gjermane ta akuzonin politikanin se është “zemërgur” dhe “i pandjeshëm”.
Së fundi ai ka provokuar debate dhe lidhur me shaminë muslimane duke u shfaqur kundër saj, në formën e denoncimit të diktimit të mbajtjes kundrejt pagesës, siç ka pretenduar, në Bosnje e Kosovë. (Shqipërinë nuk e ka përmendur).
Si pasojë, javë më parë, një grua boshnjake iu kundërpërgjigj me një mesazh ironik duke i thënë se “sapo e morri pagesën”.
Kurc eshte nje i ri qe nuk ka kryer asnje fakultet apo universitet, nuk ka drejtuar asnje ndermarrje dhe u ngrit ne politike si nje foshnje pa punuar nje dite. Fitorja e tij eshte rezultat i marrjes se ideve nga te tjeret dhe verbimi qe i beri austriakeve me moshen e tij.
Ne nje debat televiziv kryetari i listes Pilc (Peter Pilz) dha mesazhin me te bukur te te gjithe fushates zgjedhore.
“Ndersa une (Peter Pilc) kam studjuar ekonomine ti mesove OEVP (ÖVP)” (ÖVP eshte Partia Popullore Austriake)
Te jesh demagog nuk do te thote se je i afte te drejtosh.
Koha do te tregoje se sa gabim i madh ishte zgjedhja e tij!