Hasan Lika merr drejtimin e skuadrës së Luftëtarit

17 Tetor 2017, 15:22Sport TEMA

Pas humbjes së pësuar dje kundër Partizanit në “Selman Stermasi”, ekipi i Luftëtarit ka bërë ndryshime në pankinë.

Klubi gjirokastrit ka shkarkuar nga detyra trajnerin uruguajan  Luis Kurbejo për shkak të rezultateve të dobëta që ka marrë në krye të ekipit.

Vendin e tij do ta zërë trajneri i njohur shqiptar, Hasan Lika, që nesër do të prezantohet nga presidenti i skuadrës Grigor Tavo.

Lika është një trajner me eksperiencë në Kategorinë Superiore ku ka drejtuar shumë skuadra të njohura, si Kukësi, Teuta, Partizani, etj.

Debutimi i Hasan Likës në stolin e bluzinjve, do të jetë përballë kampionëve të shqipërisë Kukësit këtë fundjave.

Luftëtari renditet në vendin e nëntë në tabelën e renditjes me pesë pikë të grumbulluara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje