Shpëtim Gjika kritika arbitrimit: Gjyqtarët kur sulmon Flamurtari vendosin syze saldatori

16 Tetor 2017, 20:28Sport TEMA

Ish-presidenti i ekipit të Flamurtarit, Shpëtim Gjika, ka kritikuar arbitrimin e bërë ditën e sotme në sfidën Laç-Flamurtari që doli në barazim.

Gjika përmes një statusi në rrjetin social facebook, shkruan se  gjyqtarët sa herë sulmon skuadra e Flamurtarit vendosin size saldatori.

Postimi i Shpëtim Gjikës.

Flamurtari, me këto gjykime skandaloze që po i bëjnë i duhet të shënojë më shumë se një gol për ta fituar ndeshjen ✌️!
Nuk janë dakort gjyqtarët me fitore 1-0 ?!
Sepse gjyqtarët një penallti kundër Flamurtarit e kanë në xhep dhe ne birbil ?!
Se për të dhënë ndonjë penallti për Flamurtarin,( vetëm sot ishin dy të tilla sade fare), as që bëhet fjalë !
Nuk kanë faj gjyqtarët e shkretë, sepse ose i vret dielli sytë, ose kur sulmon Flamurtari vendosin syze saldatori ??!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje