Kapiteni i Interit, Mauro Icardi, nuk ka arritur të përshkruajë ndjenjat për fitoren 3-2 ndaj Milanit në “San Siro”, që erdhi si rezultat i tre golave të argjentinasit.
Argjentinasi realizoi një herë në pjesën e parë dhe dy herë në të dytën, përfshirë penaltinë në minutën e fundit për t’i siguruar Interit fitoren në Derby della Madonnina.
“Marrja e topit me vete është ndjenjë e veçantë. Nuk mund ta përshkruaj”, u shpreh fillimisht Icardi.
“Kam folur me bashkëlojtarët e mi dhe e kam ditur se duhet të shënoj, prandaj po e mbaj shtrëngueshëm këtë top”, shtoi ai.
“Le të flasin kritikët, unë bëj atë që duhet në fushë. Jam i lumtur për veten dhe Interin, mbi të gjitha është fitorja”, theksoi mes tjerash kapiteni.