Si çdo të hënë ka dalë formacioni i 11 më të mirëve të Serie A pas mbylljes së javës së së 8-të.
Prestigjiozja italiane “Corriere dello Sport” ka publikuar formacionin ku bie në sy vendosja në portë e shqiptarit të talentuar Thomas Strakosha. E përditshmja italiane i jep shqiptarit të kombëtares sonë notën 9 duke shkruar: “Super në pritjen ndaj Khedira. Gjigant ndaj Higuain. Në histori për pritjen e penalltisë ndaj Dybala”.
Në mbrojtje janë rreshtuar Albiol (Napoli), Kulibaly (Napoli), Radu (Lazio).
Në mesfushë Candreva (Inter), Leiva (Lazio), Milinkovic-Savic (Lazio), Luis Alberto (Lazio).
Në sulm janë rreshtuar Immobile (Lazio), Icardi (Inter) dhe Insigne (Napoli).
Trajneri më i mirë i javës është trajneri i Lazios, Simone Inzaghi dhe skema e përdorur prej tij 3-4-3 mjaft ofensive.