Themeluesi i Wikileaks: Ofroj 20 mijë euro për gjetjen e vrasësit të gazetares malteze

17 Tetor 2017, 10:05Bota TEMA

Ekzekutimi i gazetares investigative Daphne Caruana, ka shkaktuar zemëratë edhe tek themeluesi i Wikileaks Julian Assange.

Ai ka ofruar shpërblim lidhur me ata që japin informacion për vrasësit apo porositësit.

Me një postim në Twitter ai shprehet se do të mundësojë një shpërblim prej  20.000 €  për personin që do të japë informacion të rëndësishëm për kapjen e vrasësve.

“Kudo ka kriminelë nëse shihni përreth. Situata është dëshpëruese”. Kjo ishte shprehja që shkroi në blogun e saj 30 minuta para se të vdiste gazetarja malteze Daphne Caruana Galizia, e cila u vra të hënën në Maltë, me një bombë të vendosur në makinë, afër shtëpisë së saj.

Gjatë dy viteve të fundit, raportimet e gazetares malteze u përqëndruan kryesisht në zbulesat nga Panama Papers. Në shkrimet e saj ajo kishte sulmuar disa herë dhe kryeministrin e Maltës Joseph Muscat dhe dy prej bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë, duke lidhur kompani jashtë vendit, të afërta me ta, me shitjen e pasaportave malteze dhe me pagesa nga qeveria e Azerbajxhanit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje