Kremili sanksione Phenianit, pas SHBA-ve Koreja e Veriut përplaset me Rusinë

16 Tetor 2017, 16:44Bota TEMA

Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret që imponon kufizime ndaj  Koresë së Veriut, duke shprehur kështu dakordësi me një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Dekreti në mënyrë specifike i referohet Rezolutës së miratuar në nëntor 2016. Dokumenti, që përfshin pothuajse 40 faqe, përcakton disa masa ndëshkuese që u prezantuan në vitin 2007. Ai gjithashtu i referohet 11 individëve të Koresë së Veriut, të cilët janë të lidhur me programin bërthamor të vendit.

Të hënën, BE gjithashtu miratoi një sërë sanksionesh kundër Phenianit, të cilat janë të dizajnuara për të ndëshkuar Veriun për “programet e saj të vazhdueshme dhe të përshpejtuara të raketave bërthamore dhe balistike”.

Vendimi i marrë të hënën bëri ndryshime në ndëshkimet që u prezantuan më parë në përgjigje të prezantimeve balistike të Koresë së Veriut.

Masat parashikojnë ndalimin e importit, shitjen ose transferimin e naftës si dhe transaksionet që përfshijnë naftën bruto nga Pheniani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje