Aktivistja e njohur: Të ringjallim çështjen "Gërdeci" e jo vetëm. Jashtë sistemit autorët dhe mbrojtësit e këtij Holokausti, ky është Vettingu!

18 Tetor 2017, 18:53Politika TEMA

Përmes një statusi në rrjetet sociale, aktivistja e njohur Sevim Arbana bën thirrje për ringjalljen e ‘Çështjes Gërdeci” për të nxjerrë jashtë çdo sistemi, prokurorërt, politikanë, avokatë e gjyqtarë që e mbështetën dhe e justifikuan.

Sevim Arbana në rrjetet Sociale:

Sot ishte nje akti i turpshëm, si mijra akte të tjera që drejtësia ka bërë!

Sot ishte një akt i turpshëm si mijra akte që pushteti bën!

Sot ishte dita, që gjithë aktivistët, qytetarët, të rinjtë, mos bëjnë më sehir, po në një lëvizje të madhe masive, duhet të nxjerrin në shesh, gjyqtarë, prokurorë, pushtetarë, politikanë që bënë vrasjen masive, vrasjen natyrore, vrasjen e shpresës, vrasjen e drejtësisë;

Duhet të ringjallim ÇËSHTJEN GËRDECI e jo VETËM, e së bashku me të, të nxjerrin jashtë çdo sistemi të drejtësisë, prokurorë, gjyqtarë, avokatë, politikanë, që nisën, mbështetën, justifikuan këtë Holokaust!

KY ËSHTË VETTINGU!

Nëse keni këllqe, mbidhuni e bëjeni!

Në të kundërt, heshtni, shihni si arrestohen ca të rinj që protestojnë për mjedisin, shihni si denigrohen e hidhet baltë, mbi çdo njeri apo personazh që thotë të vërtetën, godet me penë, godet me aktivizëm, godet me protestë!

Asgjë s’ka më efekt!

Fjala ka mbaruar!

Është koha e veprimit!

1 komente në “Aktivistja e njohur: Të ringjallim çështjen “Gërdeci” e jo vetëm. Jashtë sistemit autorët dhe mbrojtësit e këtij Holokausti, ky është Vettingu!”

  1. tomorraku says:

    Gerdeci, 21janari, “rruga e kombit”e dhjetra raste te tjera , te kthehen per rigjykim , por jo sot , me keta gjyqtare e prokurore;Pa u pastrua drejtesia dhe politika nga kjo rrjet merimangash nuk mund te vendoset drejtesi per ngjarjet kriminale qe ka jetuar ky popull.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje