Romeo Kara: Berisha dje me këpucë të grisura, sot me karrige sa kushton shtëpia ime

18 Tetor 2017, 23:35Politika TEMA

Juristi i OSHEE, Romeo Kara i ftuar në studion e Report Tv tregoi se Sali Berishën e ka njohur shumë vite më parë me këpucë të grisura, ndërsa tashmë sipas tij, karrigia ku ulet ish-kryeministri kushton më shumë se shtëpia e tij.

Gjithashtu ai u shpreh se i kanë ofruar ryshfet për të mbyllur gojën për çështjen CEZ, por nuk ka pranuar. “E kam nis si një besimtar që këtë jetë nuk mund ta çoj kot, prandaj nuk dorëzohem.

Berishën e kam njohur me këpucë të grisura. Po tani ai është ulur në një karrige që kushton më shumë se shtëpia ime.

Më kanë ofruar edhe ryshfet për të mbyllur gojën por nuk kam pranuar. Kjo është beteja ime, do ta coj deri në fund” deklaroi ai. Eksperti ligjor i OSHEE, Romeo Kara kallëzoi në Prokurorinë e Përgjithshme ish-kryeministrin Sali Berisha dhe Presidentin Ilir Meta për skandalin e CEZ.

5 komente në “Romeo Kara: Berisha dje me këpucë të grisura, sot me karrige sa kushton shtëpia ime”

  1. A says:

    Ore bravo i qofte ketij. I vetmi qe i del atij kellire para! Vazhdo se popullin e ke mbrapa

  2. Albi_I says:

    Cili politikan nuk i ka keto pasuri qe permend Romeo?

  3. Titi says:

    Brovo trim! Respekt dhe te urojme pune te mbare

  4. Martin says:

    Haha..ik ore Romeo se vete mbiemri qe mban tregon se cili je…(Kara).
    Dikur ne media shkruhej…
    Kara është urdhëruar nga gjykata të mos kontaktojë dhe t’i qëndrojë së paku 100 metra larg motrës së tij, Eglantina Shtylla, pasi ajo e ka paditur për dhunë ndaj saj, shkruan një e përditshme.
    Juristi Kara ka pasur një konflikt fizik me motrën e tij vitin e kaluar, sherr që i ka shkaktuar asaj hematoma në pjesë të ndryshme të trupit. Konflikti me dhunë fizike, goditje dhe shkelma ka bërë që Policia e Shtetit t’i shoqërojë të dyja palët.

  5. Majlindi says:

    Në këtë rast po flet për saliu Albi_l

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje