Fatmir Xhafaj flet për dosjen “Habilaj”: S'është çështje që i përket policisë, por drejtësisë italiane. Prisni reagim të fortë nga policia...

18 Tetor 2017, 10:53Politika TEMA

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj është pyetur sot në lidhje me përgjimet e palës italiane dhe përmendjen e Saimir Tahirit në bisedat mes Moisi Habilajt dhe Sabaudin Çelajt.

Duke mos komentuar gjatë, Xhafaj tha se dosja në fjalë nuk është një çështje që i përket policisë.

Dosja Habilaj nuk i takon policisë, por drejtësisë italiane. Do të pres përfundimin e hetimit nga drejtësia italiane”, tha Xhafaj sot.

Ministri Xhafaj: Është iniciuar dhe vazhdohet nga drejtësia italiane.

Se pjesa tjetër, nuk besoj se bëj pjesë tek ata njerëzit që kam qejf të flasë pafund dhe për asgjë.

Në këtë rast kur flet drejtësia këto janë çështje që i përkasin drejtësisë, nuk ka pse flet Ministria dhe ministri.

Pyetje: Në strukturat e identifikuara, ka të bëjë me kanabizimin e vendit…

Ministri Xhafaj: Kam një vit që merrem me këtë çështje dhe siç e keni parë. Unë kam vetëm një muaj, por unë ju vlerësoj shumë ju për pritshmëritë e larta që keni ndaj meje me një muaj kërkoni aq shumë. Prisni, duroni dhe do shikoni!

Kjo deklaratë e shkurtër erdhi pas Konferencës Kombëtare Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore.

Më herët ministri i Brendshëm kërkoi që politikanët të flasin më pak për krimin dhe t’ia lënë fjalën atyre që përballen çdo ditë me të.

12 komente në “Fatmir Xhafaj flet për dosjen “Habilaj”: S’është çështje që i përket policisë, por drejtësisë italiane. Prisni reagim të fortë nga policia…”

  1. ben says:

    Keta perfundimisht jane bande. Po po bande.
    Te delaroje ministri i brendshem se dosja e trafikanteve shqiptare qe trafikojne droge te mbjellur ne shqiperi nepermjet teritorit shqiptar qe nuk eshte pune e policise shqiptare kjo eshte skandaloze.
    Pse kush puna e policise shqiptare te arestoje ndonje fukara qe rregullon catine???
    A mund te me thote njeri se nje bande ca ka me shume se kaq??????

    1. Lugati says:

      ja ka dale popplli tu u more me plerat e rilimdjes e pd +lsi..e dime qe s’keni per ti bo gjo saje qorrit..nxirrni nga burgu fukarenjte qe jane denu per drita e per tulla e llac o plera njerez se late nom

    2. u bo nomi says:

      Bandat e PS v Bandat e Hajdareve, kush thua eshte me e rrezikshme?
      O popull i trashe ,bageti dhe legen..kjo eshte e verteta e hidhur.

  2. Arbi Hyka says:

    Po shyqyr qe nderkombetaret po japin kontributin dhe ndihmen e tyre per shqiperine ne luften kunder krimit te organizuar, eshte mese e nevijshme per te mposhtur nje hede e mire keto banda por edhe per te lwhtesuar punen e institucioneve shqiptare.

  3. zambi says:

    Policia do reagoje fort, nuk do i ngarkoje thaset vete shefi po do angazhohet i gjithe komisariati

  4. Ardian hoxha says:

    Policia ne fillin duhet te heqe nga rradhet e veta te korruptuarit me ane te vettingut . Kjo gje do rrise ne menyre te ndjeshme rezultatet ne punen e saj dhe besimin e qytetarve ndaj punes se saj

  5. Anisa Ruka says:

    Rendesi ka qe gjithcka te ndryshoje.jam e bindur qe do hetohet me shum objektivitet dhe paanesi per kete ceshtje. Ndaj ne fund ja vlen te flitet.

  6. Alda Shahini says:

    Besoj qe jeni ne rrugen e duhur prandaj te kemi durimin te shikojme gjerat si do shkojne dhe jo te hidhemi direkt ne sulm, se ka bere njeri reformen brenda dites

  7. Artur Iseni says:

    Me vjen mire qe ministri ka kerkuar reagim te forte te policise ne lidhje me bandat dhe eshte shume e rendesishte ajo qe duhet te zhvillohen hetime dhe te mblidhen prova pastaj te flasim mbi baza reale.

    1. mirel says:

      Sa komente ke bere me 7 emra, i njejti stil i te paguares se shtetit. Vulve..

  8. Vasken Nuri says:

    Un se kuptoj se si ne nje menyr barbare ne disa media thuhen vetem fragmente, dhe jo lajmi i plote. Ne nej demokraci ku media eshte e lir duhet ta japi lajmin ashtu sic eshte dhe jo te marri pjes te vogla te tij

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje