Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka ironizuar spastrimet në Policinë e Elbasanit të komunikuara nga drejtori i Përgjithshëm Haki Çako.
Boçi shkruan në Facebook-un e tij se pse u shkarkuan drejtuesit e policisë atje, pse vepruan gabimisht apo pse nuk vepruan gabimisht.
“Gallatë e madhe me policinë e Elbasanit.
Nuk po merret vesh i shkarkuan pse vepruan gabimisht apo pse nuk vepruan gabimisht!???
Hajde ta gjesh gabimin.
Në Elbasan ka nje fjalë të urtë për këtë që i ka ngjarë policisë: “Hall me burrë e hall pa burrë, hall mos martohesh kurrë””, shkruan deputeti i PD-së.
Qelbesire, nuk e njeh Arben Dashin me bemat e tij kudo qe ka shkuar dhe vazhdon ta mbrosh.