Në ditën e lumturimit të Nënë Terezës, shenjtores shqiptare Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati gjeti një mënyrë mjaft origjinale për ta kujtuar.
Ai u kujdes të publikojë një dokument të rrallë nga fondi arkivor i ministrisë Jashtme.
Në këtë letër të 1989 Nënë Tereza i drejtohet Presidentit të atëhershëm të Shqipërisë Ramiz Alia, me një kërkese të veçantë.
Ajo, krenare për kombin e saj në të cilin lindën, jetuan dhe prehen në paqe familjarët e saj, si edhe për bashkatdhetarët e saj, kërkon nga Presidenti që të lejojë shoqatën e saj bamirëse të vijë në Shqipëri.
Duke krijuar degë më vete, për të kryer misionin e saj humanitar për të cilin bota i përulët kësaj Nënë shqiptare.