Banesa e Armando Koçerrit, i njohur si mik i Habilajve, ishte kthyer në një magazinë droge.
Policia gjatë një operacioni mbremjen e djeshme ka sekuestruar në banesën e Koçerrit, në fshatin Babicë të Vogël në Vlorë ,rreth 10 ton drogë.
Gazetari Enrik Mehmeti, i cili ka vëzhguar përgjatë gjithë natës operacionin, ka bërë të ditur për GSH.al se droga u gjet në një vend të përshtatur si magazinë në vilën luksoze të Koçerrit, e cila ishte e ndarë nga pjesa tjetër e fshatit.
Sipas tij, banesa ishte e vendosur në një pikë më të largët të fshatit, ku gjithashtu ishin të vendosura edhe 2 banesa të tjera, por për të mbërritur aty rruga është e vështirë dhe mund të kalohet vetëm me makina të larta.
Ndërkaq mësohet se vetë Armando Koçerri nuk është kapur ende, por janë shoqëruar në polici të afërm të tij.