Saimir Tahiri u shpreh i bindur se e vërteta për pafajësinë e tij do të zbardhet edhe nëse do të jetë në qelinë më të largët të burgut.
Duke marrë shkas nga deklaratat e Tahirit që zotohet për pafajësi, gazetari Blendi Fevziu e pyeti ish-ministrin se kush fshihet pas arrestimit të tij.
Fevziu përmendi edhe emra, duke filluar që nga Rama, Adriatik Llalla, e deri tek Fatmir Xhafaj, por Tahiri u tregua i rezervuar në përgjigje.
Ish-ministri i ‘premtoi’ Fevziu se do të vijë një kohë që do të merret me këta persona (që supozohet se komplotuan kundër tij).
“Unë do sakrifikoja vetëm për qetësinë e familjes sime, s’më interson kjo loja kukafshehtasi, por të jesh i bindur që do vijë dita ime të merrem edhe me ta” , u shpreh Saimir Tahiri në emisionin “Opinion”.
“Sot nuk është dita të merrem me kush ka rol në këtë histori, do të shkoj edhe në qelinë më të largët të burgut dhe do rri aty dri sa të zbardhet e vërteta”, tha Tahiri.
A është zoti Rama në këtë histori?
S’po largohem po kthej përgjigje, më intereson që im bir të rritet e të mos kthejë kokën mbrapa për babanë e vet, që familja ime të jetë e qetë, më inreresojnë që edhe kolegët e mi në parti ta kuptojnë të vërtetën.
Kush po tenton t’ju cojë në burg?
Mua më intereson e verteta.
Si do e provoni, nesër mund të arrestoheni?
Më intereson të dali e vërteta, s’më intereson fare e nëqoftë se ka njerëz që janë marrë me këtë punë. Nëse ka njerëz që janë marrë me këtë histori do vijë dita që do merrem unë me ta.
A ka njerëz që po kërkojnë t’ju nxjerrin nga politika?
Do sakrifikoja vetem për qetësine e familjes sime dhe për të vërtetën, s’më intereson fare kjo loja kukamshehti. Të jesh i bindur që do vijë dita ime të merrem me ta.
Pra e dini kush janë personat?
Dhe të jesh i bindur që unë sa kohë kam të vërtetën me vetën time, klollaj që një gënjeshtër sado e madhe të më dalë përballë.
A keni ju përgjime?
Unë kam vetëm veten time.
O plehra te gjithe ju ndyresira
Le ta mbajne me shkume ata qe formuluan kete skenar…….????
Fytyre e poshter mafiozi dhe i psahpirt.E turperoi partine tone socialiste.Jo mehire per kete kriminel,per kete spekullator puhteti,vriteni kete hale.