“E kërcënove Ramën?” Tahiri tregon bisedën e fundit me kryeministrin dhe flet për armiqësinë me Metën

19 Tetor 2017, 21:32Politika TEMA

Ish-ministri Saimir Tahiri ka zbardhur edhe biseden qe ka pasur per rreth dy ore nje dite me pare me kryeministrin Edi Rama.

Cfarë ju ka kërkuar kryeministri?

Nuk më ka kërkuar asgjë të cilën ta shënoja dhe ta thoja sot këtu. Ka pasur një bisedë normale për një situatë anormale.

E keni kërcënuar kryeminitrin?

Këto janë përralla. Unë nuk kërcënoj njeri. Mbi të gjitha kur e vërteta nuk më tremb mua, cdo e vëretë e imja nuk është kërcënim për kërkënd.

Keni të vërteta të fshehura?

Kam bërë detyrën time, duke u kujdesur vetëm për të drejtën. E kisah shumë kollaj të bëja miq në politikë. Unë kisha në dorë ta kisha shok Ilir Metën, por nuk e kam. Zgjodha ta kem përballë.

“Unë mund të kisha në krah Ilir Metën, por zgjodha ta kem përballë.

Ka politikanë që kanë aleancë më të madhe se kufijtë politikë.

Unë nuk e kam zgjedhur kurrë këtë rrugë.

Unë nuk e kam bërë kurrë të bëj ndere për pronarë mediash.

Nuk i kam marrë kurrë në telefon të ndryshohej një lajm.

Ata më kanë sulmuar dhe ndaj duket se sot jam vetëm.

Nuk jam vetëm. (ngre zerin).

Unë jam me të gjithë ata që më kanë votuar” – tha Tahiri.

7 komente në ““E kërcënove Ramën?” Tahiri tregon bisedën e fundit me kryeministrin dhe flet për armiqësinë me Metën”

  1. Andrea says:

    Ne burg. Pas ketij Likja dhe Sal vicitolsi

  2. Zarkan says:

    Te rroje Partia

  3. Kris says:

    I dashur Saimir! Ky eshte nje konspiracion tip Berisha -Meta! Une kam besim qe je i paster! Pse dhe kush dergoi ne PD dosjen italiane? Aty eshte thelbi i punes se ndyre te mafies politike shqiptare! Gjejeni!

  4. Dule says:

    Keto jan intrigat dhe rezultatet e Fatmir Xhafes. Ai eshte mjeshter intrigash. Ujk plak. Gjynah Saja. Arsyet i gjeni ne Vlore.

  5. #varijanullen says:

    Like floriri po luan eger edhe moni sllobidankadibrane duhen ne burg 7% …Drejtesi

  6. Cudia says:

    Mos e rruaj Saimir se shpifjet kete pune kane. “Drejtesia” fallso eshte ne grahmat e fundit dhe eshte e kuptueshme qe Llalla me kompani u duhet ta zgjasin naten. Vecse erresira i kenaq keta pisa.

  7. be-x says:

    Saimirin e votoj nje popull i tere dhe ka te drejte qe edhe nje populle t’i rri ne krahe.
    Por Like lapsaxhiun me Lulke 200 milionshin pse nuk kane shkuar ne burge?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje