Dashuria e rigjetur midis Kokëdhimës dhe Bashës është një ndër ato historitë më të pabesueshme që ka prodhuar politika shqiptare.
Një vit më parë, kur Kokëdhima humbi mandatin e deputetit, Basha thirri një konferencë për shtyp, kur ai triumfalisht tha se “ky është një triumf i madh i drejtësisë”.
Për shumë vite me radhë, Basha nuk kurseu në fakt akuzat ndaj Kokëdhimës si “bosi i drogës”, “Pashai i Jugut”, e të tjera si këto.
Berisha, nga foltorja e Parlamentit çirrej: “Ti duhet të dalësh para drejtësisë dhe mandati yt duhet të vlerësohet nga gjykata pasi ke shkelur Kushtetutën. Je futur poshtë çitjaneve të Edi Ramës dhe nuk po del dot…”.
Në media, Berisha shkoi deri atje sat ha se “Kokëdhima furnizon me kanabis ISIS”. Më pas, sipas ish-Kryeministrit, ISIS shet hashashin shqiptar në Britani, për të financuar luftën e tij në Lindjen e Mesme.
Pa dyshim, Kokëdhima nuk ndejti duarkryq ndaj këtyre akuzave. Ai përdori foltoren e Parlamentit për t’i dhënë Berishës: “Je i vdekur, ta dish. Sali, je një kufomë!”.
Ai akuzoi Berishën si “gjakpirës” dhe Bashën si “vrasës”. Ndërsa, në një dalje publike menjëherë pas zgjedhjeve të 25 qershorit, Kokëdhima e quajti Bashën si “tërësisht të paaftë”.
“Opozita zyrtare” është e paaftë, por edhe pjesë integrale e kësaj elite të kalbur politike që për më shumë se dy dekada, e ka rreshtuar Shqipërinë mes vendeve më të varfra dhe më të korruptuara të botës, më keq se shumica dërmuese e vendeve afrikane të botës së tretë”, u shpreh atëherë Kokëdhima.
Megjithatë, sot e gjithë kjo histori nuk vlen më. Kokëdhima është pjesë e “opozitës së bashkuar” dhe Basha deklaron:
“Marrëdhënia me Kokëdhimën nuk është një flirt, por një bashkëpunim cilësor për të mirën e vendit”. Nga ana e tij, Kokëdhima nuk është shprehur ende, por pa dyshim, edhe për të Basha do të jetë shndërruar një “burrë shteti” i përmasave botërore.
Turp! Hipokrizi!
Hanë m…t. bashk, kjo duhet thene…!
Po pse mor, nuk hengri e po ha Edi Rama me Ilir Meten?
Koqua koqo ka qene..nuk ka ndonje cudi ketu.
Ne e kemi presidentin kriminel me vidoe ti merresh akoma me Koqefikun te rene nga fiku.
Si ka mundesi te ndodhi kjo gje??????????? Nga goja e te poshterve ,mashtrusave ,hajdutave dhe vrasesve
Po ti ndigjonim nga goja e dikujt tjeter do ta besonim,port nga goja e ketyre jo
Turp ,turp Mafje shteterore Me Sali Berishen ne krye te piramides
POSTOJE:::: se ky eshte i vetem zeri i popullit te mjeruar shqiptare
Si ka mundesi te ndodhi kjo gje??????????? Nga goja e te poshterve ,mashtrusave ,hajdutave dhe vrasesve
Po ti ndigjonim nga goja e dikujt tjeter do ta besonim,port nga goja e ketyre jo
Turp ,turp Mafje shteterore Me Sali Berishen ne krye te piramides
POSTOJE Komentin:::: se ky eshte i vetem zeri i popullit te mjeruar shqiptare