"Tahiri"/ Qytetari dixhital i shkruan Bashës: Ja se si Rama po i jep kohë ushtarit të tij

19 Tetor 2017, 17:54Politika TEMA

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka publikuar në faqen e tij në Facebook mesazhin e një qytetari dixhital.

Sipas këtij të fundit, në shtëpinë e Tahirit gjatë orëve të fundit hyjnë dhe dalin njerëz.

Basha shkruan se kryeministri Edi Rama është duke i dhënë kohë ish-ministrit të Brendshëm dhe sipas tij duhet të arrestohet sa më shpejt.

“Ja si Edi Rama blen kohë për ushtarin e tij ndërkohë që shkatërrojnë provat e krimit: “Zoti Basha prej 3 netesh ne darke te shpia e Tahirit jane mbledh shume njerez qe kane hyre e kane dale. Shume prej tyre tipa te forte e te vesh ne te zeza! Shpia po pastrohet e po krefet me thase! Ernest Dimashi Drejtori i IT po pastron laptopin dhe celularet e Sajmirit” shkruan Basha në Facebook.

1 komente në ““Tahiri”/ Qytetari dixhital i shkruan Bashës: Ja se si Rama po i jep kohë ushtarit të tij”

  1. sal says:

    Mos u nxito Lul se do shohim shume shpejt sa veta do mblidhen te shtepia jote dhe e Saliut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje