Imuniteti i Saimir Tahirit, Këshilli vendos nesër

19 Tetor 2017, 19:09Politika TEMA

Këshilli i Rregullores dhe Mandateve do të mblidhet paraditen e së premtes për të vendosur në lidhje me kërkesën e Prokurorisë për heqjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi doli në një konferencë për mediat, ku konfirmoi marrjen e kërkesës së prokurorisë për ndalimin e ish-ministrit të Brendshëm.

Ruçi deklaroi se janë njoftuar të gjitha palët e përfshira në këtë proces dhe se të premten në orën 11:00 do të mblidhet Këshilli i Rregullores dhe Mandateve.

“Sot, brenda datës 19 kam dhënë urdhër me këtë përmbajtje; së pari, materiali i depozituar nga prokuroria t’u vihet në dispozicion të gjithë anëtarëve të Këshillit të Rregullores dhe Mandateve, t’i së dyti vihet në dispozicion deputetit Saimir Tahiri; së treti brenda ditës së nesërme, në orën 11:00 pranë selisë së Kuvendit, thirrjen e Këshillit të Rregullores, Imunitetit dhe Mandateve dhe njoftimin e prokurorëve për vendin, kohën dhe rendin e ditës së mbledhjes”, tha Ruçi.

Prokuroria do të paraqitet në këtë mbledhje me prokurorët Elizabeta Imeraj, Vladimir Mara dhe Besim Hajdarmataj. 

1 komente në “Imuniteti i Saimir Tahirit, Këshilli vendos nesër”

  1. qoka bo nomi says:

    Po si keshtu, morri vendim Byroja politike ..harruan vetingun, mafjozet…iku dhe kjo pune si puna e rruges se kombit dhe bllokut te likes…hajde rilindje hajde…tju rroja droga se trute kane ikur per ..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje