Të tjera detaje kanë dalë nga përgjimet, ku një rol duket se e kanë pasur edhe gratë në klanin Habilaj.
Ishte data 19 nentor 2013, kur Moisi Habilaj kthehej ne Itali, duke zbarkuar ne Bari, sipas listës së pasagjerëve që ka vënë në dispozicion vetë kompania “Adria Ferries”.
Pas mbërritjes në Pulia u bashkua me një tip të quajtur Asllan, shqiptar dhe shok rruge, po kërkonte informacion se ku e kishte lene makinen vellai i tij Florian (Lolo), me të cilën të shkonte më tej në Siçili. Asllanin do ta merrte me vete deri në Messina.
Gjate rrugës Moisiu përmes gruas së tij Lina fiksonte takimin me Meridian Sulaj. Pasi u takuan ata diskutonin rreth ngarkesës qe i ishte sekuestruar në gusht.
Meridian: Po nëse flisnin këta gjerat do shkonin ndryshe
Habilaj: Po sigurisht qe do ndryshonin gjërat
Meridian: Sigurisht, rri i qetë, kjo është një gjë e imja tani
Habilaj: Gjërat do ishin ndryshe
Merdian: Sepse vetëm atje ndodhi, nuk duhet te ndodhte kjo. T’i q.. robt, unë doja të shkonte mirë kjo, kështu ti shikon se çdo 10 ditë do e kesh këtu ‘makinën’, çdo 10 ditë Patrasso-Catania
Meridian: Do kishim mbaruar, gjysma e punës ishte brenda, gazetat thonë se 3-4 pako i mori deti, të zinjtë (policët) ishin të gjithë kalamaj
Habilaj: Të kisha një kallashnikov do i kisha shtrirë, bam, bam, bam
Tani mua nje gje sme mbush mendjen ketu. keta per te gjithe fliskan me kode kurse Tahirit i thone Saimir? Ngjan pak si kurth me thene te drejten. Ndonese Tahirin se kam shume qejf, por te them gjerat ashtu sic jane.