Deputeti socialist: Si mund të votoj unë për arrestimin e Saimir Tahirit, me këto prova qesharake

21 Tetor 2017, 18:11Politika TEMA

Deputeti socialist Pjerin Ndreu i ka dalë në mbrojtje të kolegut të tij Saimir Tahiri, duke u shprehur se në seancën parlamentare do të votojë kundër arrestimit të tij.

I ftuar në emisionin “Kjo javë” ai tha se prokuroria nuk ka sjellë prova bindëse në Komisionin e Mandateve.

E deklaroj me bindje se jam kundër arrestimit të depuetit Tahiri.

Në momentin kur do të sjellë prokuroria prova do të votoj pro arrestimit të Sajmir Tahirit,” tha Ndreu.

Më tej ai u shpreh se ajo qe po ndodh me Saimir Tahirin ne Keshillin e Mandateve dhe Rregullores eshte gjyq politik.

“Fillimisht pati një indicie publike për disa përgjime, dhe secili prej nesh u pozicionua në llogoret e ligjit, i lamë hapësirë prokurorisë të ishte e qetë pa asnjë ndikim, të zhvillonte hetimet sipas ligjit.

Nxitimi i cuditshëm për të dalë në urdhër arresti vetëm një ditë pasi kishte regjistruiar procedim penal dhe deklarimni i saj se kjo është bërë vetëm si shkak i disa të dhënave nga media e kompromenton rëndë situatën.

Është krejt normale të ketë indicie, prokuroria të investohej në sigurimin e provave të mëtejshme, s’e bëri, as bëri asnjë hap por thjesht mori të dhënat e një dosje e cila nëse do kishte prova, pra prokuroria italiane e ka vetë kompetencën të nxjerrë urdhër arrest….

Ka një zell të jashtëzakonshëm të Lulzim Bashës që kanë një faturim për ta parë Saimir Tahirin të arrestuar e për ta cuar stekën e tyre te ëndrrat e tyre deri te kryeministri e përtej. Jemi në mazhoranca që kemi mbajt qëndrim korrekt.

Dje prokuroria demonstroi një paaftësi spektakolare, tregoi se e gjithë cështja penale s’është një histori që ka bazë prova por mbi thashetheme dhe mbi indicie që janë shkak për hetim jo për arrestim. S’mund të lejojmë të arrestohet”, tha Ndreu

Ndërkohë më herët në Këshillin e Mandateve u zhvilluan diskutime me dyer të mbyllura për imunitetin e deputetit socialist.

 Anëtarët e Partisë Demokratike në Këshill insistuan për heqjen e mandatit dhe arrestimin e Saimir Tahirit.

Ndërkohë ata socialistë insistuan që t’i hapet rruga vetëm hetimit të Tahirit nga prokurorët.

22 komente në “Deputeti socialist: Si mund të votoj unë për arrestimin e Saimir Tahirit, me këto prova qesharake”

  1. BOSTON says:

    Me pelqen logjika e ketij deputeti teper korekt dhe profesionist.

    1. spartaku says:

      Bravo! Deputet me ment dhe i sakt ne deklarimet e tija.Respekt.

    2. Artani says:

      Boston, se mbase je ne USA dhe nuk e di cfare ngjet ketej nga memedheu.
      Sa per dijenine tende, z. Ndreu ka lidhje te ngushta me klanin e Nokajve ne Lezhe. Ai eshte aty fale atyre. Kete e dine te gjithe qytetaret e Lezhes. Keshtu qe mos pritet ndershmeri e drejtesi nga kjo kategori personash. Gjithashtu, po te kujtoj, qe po i njejti deputet vajti per te goditur z. Strazimiri, ne mbrojtjte te ish-deputit Arben Ndoka. Prandaj te lutem, nese e do Shqiperine meso me perpara kush jane keta njerez. Ta them me sinqertet, se e kuptoj qe ju qe shkruani nga jashte nuk i imagjinoni disa gjera. Dhe flisni me emocione, por demi qe po i behet Shqiperise nga keta persona eshte i pallogaritshem.
      Te uroj gjithe te mirat,

  2. Boston says:

    Me pelqen logjika e ketij deputeti teper korekt dhe profesionalist.

  3. Arber Iliri says:

    Situata te rezikshme per sigurine e qytetareve ne vend nese veprohet me kete standart per arrestimin e qytetareve, padrejtesia qenka ne nivele shume te larta dhe nuk duhet prit vetting por duhet pastruar gjykata e prokuria nga keta injorante te ligjit e debile.Keta nuk dine ala kush eshte prove ne kuptimin e ligjit.Psh thuhet se Shkelzenin , Liria e ka zene me nje burre tjeter, por kjo nuk eshte prove.Nese behet prova e ADN dhe rezulton se Sali nuk eshte babai kjo eshte prove e kuptuat o tropojane te drejtesise. hahahaha

  4. drini says:

    Gjeja me e mire do te ishte te liheshin deputetet e mazhorances te votonin sipas bindejve te tyre. Te mos kishte nje vendim te grupit parlamentar per kete ceshtje.
    Qe nuk ka prova per heqje imuniteti dhe arrest e shohin te gjithe, ky eshte nje show qe po luan opozita dhe ne fakt ajo ka kapur nje moment shume te pershtatshem per interesin e saj, them te pershtatshem se dosja vjen nga prokuroria italiane. Me voten kunder heqjes se imunitetit te Sajmir Tahirit shume shqiptare jo vetem ata qe jane mbeshtetes te bashes por edhe shume te huaj qe mund te ndikohen vetem nga media prane sales do te krijojne nje opinion se qeveria nuk do te luftohet krimi ne shqiperi. Por keto nuk kane rendesi fare. Rendesi ka te dale e verteta ne shesh e verteta. Heqja e imunitetit te Tahirit nqs do te ndodh do te pasohet nga kerkesa per doreheqje te Rames dhe lufta per interes te PD dhe jo te popullit do te vazhdoje.

  5. mirel says:

    Por jo mor lal, c’do votoje ti per arrestimin e Sajmirit?
    Ti shyqyr qe ishe atje. Mbush numrin dhe na i ke sherbyer kauzes. Te pakten kesaj rradhe paskemi rezonuar bashke.
    Ke bo dhe detyren ndaj shefit qe nuk te ka bo zemra as edhe nji here me e votu kunder koncesioneve.
    Vazhdo punen ti se me ju jena..

  6. azom says:

    Si ka mundesi qe gramoz ruci pranon nje grup prokuroresh qe vijne ne parlamenn pa short, shkelja e pare e ligjit. 2 niveli profesional i prokuroreve si nxenes te klases se nente. 3 habilajt dhe mund te thone ekemi ministrin keshtu e ashtu per te joshur dhe afruar skllever qe tju besojne. Ose , ata, habilajt dhe nga inati qe Saimiri si ka lejuar te trafikojne sic kane dashur dhe jane mesuar mund te flasin dhe shpifin nga inati kundra saimirit sepse e dine qe pergjohen DHE TA IMPLIKOJNE apo dhe dikush i favorizon te llapin telefonave , popse keto jane fakte?!!!!. Pastaj kur ka kaq shuem korrupsion, nuk shkonte ky trafikanti te polici i radarit dhe e paguante dhe ndanin leket?!!! Pse do i merrnin doren tahirit trafikantet te korruptonin punonjesit te radaret, policet , skafistet, dashnoret etj… et…. perderisa ketu ska gjykate dhe prokurori me keq dhe hajt te fajsojme ke permendin trafikantet!.. Po njerezit mund te thone cte duan neper telefona e fb, po keto nuk jane fakte sepse njeriu gojen e ka me vete dhe flet sipas interesit. Fakt eshte nese ke nje vidio ku saimiri ndihmon trafikantet , apo urdheron punonjesit e radareve , apo etj… apo zerin e tahirit te incizuar ne nje situate pro trafikanteve ,,, jo llafe pazari dhe trafikantesh.
    Zoti Ruci dhe gjithe deputet e PS shume tolarante dhe me argumenta. Te kisha qene ne vend te Rucit i kisha hedhur prangat prokuroreve sepse kane shkelur ligjin te paret qe erdhen pa short dhe e dyta nuk kishin asnje fakt. Me ke parlamend tallen prokuroret?!!! Parlamendi te ngreje padi kundra tyre per demin psikologjik dhe ne imazh qe i bene deputetit, ose te sjellin prova. Kur kjo ndodh me deputete cfare duhet te mendojme ne qe jemi njerez te thjeshte! E kupton do ky prokuror se cfare ndiej une qytetari i thjeshte kur prokurorria sillet dhe vepron keshtu me nje deputet, qe kishte qindra mbeshtetes aty jashte, Po uneqe jam popull dhe paguaj dhe taksa per ate, cfare mund te me bejne ketu keta prokurore? Gjithe parlamendi shqiptare t’i kerkoj falje Saimirit per stresin qe i kane shkaktuar dhe te tille prokurore kapine dhe nxirrini me shqelma jashte ose arrestojini sepse po tallen me taksat tona. Pa fakte te vjen anes prokurori dhe kush e ka bere prokurorin. Sa me shpejt reforma ne drejtesi sepse te gjithe kemi frike me cfare po shohim ketu. Dhe e fundit fare.. e dini o socialiste qe po ju a bejne mire sepse eshte mbushur kudo me njerez te paafte… zhdukini nje ore e me pare dhe coni njerezit me te kualifikuar dhe me te miret kudo, BOLL ME MIKU I KETIJ APO I ATIJ se keshtu keni per ta pesuar me radhe perj tyre. Nuk kane hallin e droges dhe as te saimirit diku tjeter eshte halli

    1. Che Guevara says:

      Jallah,bre azom sa i mencem qenke!
      Te mungojne veshet e gjate dhe bishti se do te ngaterroja me gomarin tim te shkrete!
      KIeta nuk jane prokurore,por xhambaze qe i ka urdheruar padroni,o ta arrestojne Tahir qafirin,ose te dorezojne detyren!
      Ja,kjo ka qene dhge eshte drejtesia e jone!
      Dhe bakuzoni pastaj Enver Hoxhen per lufte klasash apo shkollash!
      Ku je Enver,ngrihu nga varri qe t’i marresh keta horrat e drejtesise dhe politikes me gjysmen e lekut pas koke!
      Ja kjo eshte shkerdhatokracia qe na premtuan ne 90-ten perendimoret!
      E moret vesh mo se sa te lumtur jemi?
      Edhe mutin e hame pa luge,kaq te varfer na bene horrat e pushtetit kapitalist!
      Lum si ne qe kemi lirine e fjales,por nuk na degjon njeri,liberalizuam vizat,por nuk kemi leke te ikim,mund te bredhim Europen,por nuk na lene te punojme atje,pervec krimineleve,prostitutave etj!

      1. miranda says:

        Mire qe paske gomar dhe arrin te besh krahasime te pakten.

  7. Loni says:

    Ti je burre Pjerin

  8. Jak Boston says:

    Po Tahiri kur eshte i pafajshem pse nuk dorehiqet nga imuniteti i korrupsionit?
    Imuniteti me shume i sherben korrupsionit sesa drejtesise.

  9. blerimi says:

    Qysh akuza qesharake. Po kush je o polic i bere pis nga rilindja ti quash provat qesharake apo jo. Ske tager o polic te vleresosh provat jane qesharake apo jo. E ka kush tjeter detyren. Si skeni turp njhere qe dilni ne kor me Ramen ska prova. Qe kur u bete gjykates o te pjerdhur nga koka te kembet.

  10. Gri says:

    Kjo eshte pyetja: kur prokuroret sjellin pdh fakte qe mumd te jene te paverterta, thashetheme dje shpifje a mbajne pergjegjesi penale.? Nese po kush duhet ti denoncoj dhe penalizoj ata per kmeto ceshtje qe mumd te demtojne publikun qofte ky edhe deputet? A ka njes standard profesipnal qe e pengon prokurorin per te mps ngaterruar proben ndaj argumentszve per te sajuar “prova”.?

  11. Jimi says:

    Me situaten qe opozita po kerkon te krijoj askush nuk duhet te pajtohet! Ne raste se grupi parlamentar i PS-s do te votonte per arrestimin e Tahirit ta dini qe do te revoltonit te gjithe zgjedhesit tuaj duke e konsideruar ate si nje veprim te denueshem nga ana juaj. Kjo pa tjeter qe do te kishte edhe kosto politike per PS-n
    E pafaleshme nga z. Rama i cili si gjithmon i frustruar nga opozita por jo, vetem, por edhe per te treguar se ashtu sic thote edhe ben . si njeri parimor. Menjehere sapo kjo opozite e kriminalizuar kerkoi koken e Tahirit ai pa u menduar me gjate u tha: Na merreni dhe shqyeni! Kujt ja dha ky per te gjykuar bashkepuntorin e tij me te afert , qofte ky edhe me gabime apo faje? A nuk eshte ky vete iniciatori i vetingut te famshem qe edhe pse u ben kaq kohe qe eshte aprovuar ende nuk po arrin te implementohet? Pese e kerkove vetingun z. Rama? Kujt do t’ja lije ne dore per ta gjykuar qytetarin apo ministrin i cili edhe munde te jete i fajshem, por jo vrases? Atyre qe me 21 janar pa ju dridhur qerpiku lane shallagan ne mes te bulevardit 4 mbeshtetes te tu? Atij qe pa ju dridhur qerpiku tha ne mes te mixhlisit, se une vras jo kater por edhe 400 te tjere ? Atij qe nuk lejoj ti arrestonin jo ministrin por edhe ushtaret qe shkrepen armet kunder demonstruesve dhe qe ju hakerua k/prokurores si lavire bulevardi dhe presidentit te vendit si horr bulevardi?
    Nuk me duket aspak korrekt qendrimi i yte per kete situate. As me shkon nepermend qe te behesh kopjo e dikujt per me teper e qoftelargut por nje gje di ta them me siguri qe qeverrisja do bythe! E ne ke, beje tamam, ne mos, mos i zhgenje mbeshtetesit e tu.

  12. Ylli says:

    O Pjerin o malok i mire.E degjove ate sharabajgen bjonde si i tha gazetarit ….ik o malok i poshter.Socialiste eshte dhe ajo si ty o malok ….por i mire.
    Sa per fakte ju si Parti vetem me aq pak qe shkruante shtypi ,na u shfaqet te “tmerruar”.Tani qe i lexuat te gjitha nuk ju bindin.Hahahahaha.
    Thuaj analfabetit Kryeparlamentar se nuk thuhet “prekuror” por prokuror.Gjitheashtu nuk thuhet “avukat” por avokat.Te mendosh se Edi do shkarkoje njerez nga puna se nuk flasin shqipen mire.

  13. Emiljano says:

    si mund te votosh per arrestimin e tahirit ti,like floriri ishte me ze e figure dhe ju e bet president.jeni te gjithe te pabese vetem revolucioni e ben ate vend

  14. Bledi says:

    Pô ti regjistrosh bisedat qe bejne tropojanet Duke ngrene pilaf e qofte neper lokale i bie te futesh trecerekun e PD ne burg per trafik e venie gjobash apo vrasje dhe rrembim prone.Tahiri si minister mund te keté mbushur thesin me leke po ne forma me te sofistikuara p.sh Tendera Emerime Zvarritje hetimi etc .per te tjerat mendojne vartesit sesi levizin valixhet apo llogarite.Nuk duket as nga fytyra si idiot.Ti rruajne topet keta te PD .Kur s benne burg Méta Sala Luli Zeni Shabani Fullani pse te beje Saja.

  15. emigranti says:

    o zoti pjerin gjeja me e mire eshte te kerkoni referendum ose te kerkoni nga parlamenti shkarkimin adriatik llalles dhe pastrimin e gjykates dhe prokurorise.

  16. Illyrian says:

    Po behen pislleqe.
    Deklaratat e tahirit si: “do të arrestohem” “s’keni parë gjë akoma” nëse ti mendon se nuk ka prova, duke si të mendosh se do të arrestimesh, aq më tepër kur mbrojtjen që të jep mandati i deputetit, e ka në dorë partia jote.
    Ose thëniet e Habilajve “çfarë ka ai më shumë se ne”
    nuk mendoj se e kanë pasur më kamionist.

    Edhe prokuroria, kaq qorrazi të kërkojë arrestimin e dikujt, aq më tepër të një politikani, ish ministër…

    Ndoshta është një përgatitje për arrestime të tjera?

  17. bletarritsi says:

    pjerin ndereu shquhet gjithnji per llogjik te matur te sakt dhe korrekte.
    esht njeri me drejtpeshim dhe kurr s osht cfaq si tipat qe flutrojn si laraskat demokrate me pras…
    maxhoranca duhet te mbroj te drejten nderin dinjitetin e saj. ligjin
    dhe ky deputet esht tamam shembull logjike dhe sjellje profesjonale dhe njerzore dhe tamam tradicjonale shqiptare.
    po t ishin edhe deputetet e tjer si pjerin ndreu parlamenti shqiptar di ishte shembull I demokracis. edhe per vendet e tjera.
    socjalistet duhet te shtrengojn bolet se dihet qe demokratet jan kriminela dhe bejn te paberat.

  18. Fredi says:

    Arrestohet Pjerin Ndreu
    Shekulli
    MAJ 2004
    TIRANË- Ish-drejtori i Policisë së Tiranës, Pjerin Ndreu përfundon në pranga. Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, Ndreu ka kapërcyer si i arrestuar portën e drejtorisë së policisë, që për shumë muaj ishte “perandoria” e tij. Burime të Ministrisë së Rendit Publik pohojnë për “Shekullin” se ish-drejtori fillimisht është shoqëruar në mjediset e Drejtorisë së Policisë së Tiranës për t’u marrë në pyetje në lidhje me akuzën që është ngritur në adresë të tij, “kanosje për shkak të detyrës”. Ai është pyetur në lidhje me çështjen për të cilën akuzohej, por burimet sqarojnë se në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, është vendosur ndalimi i tij. Akuza zyrtare që çoi në pranga Pjerin Ndreun, që në Policinë e Shtetit ka mbajtur poste të larta drejtuese, është “kanosje të një personi për shkak të detyrës”.
    Arrestimi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje