Mendime të mençura për rëndësinë dhe të metat e demokracisë si dhe aktivizmin qytetar. 10 citate.
1.«Mund të jetosh në një diktaturë dhe prapëseprapë të jesh i lirë, me një kusht: duhet të luftosh diktaturën. Njeriu që e përdorë kokën për të menduar vetë dhe zemra e të cilit mbetet e paprishur, është i lirë. Njeriu që lufton për atë që i duket e drejtë, është i lirë. Nga ana tjetër edhe në vendin më demokratik të botës mund të jesh i robëruar nëse je frikacak, i topitur dhe i plogët».
Ignazio Silone, shkrimtar dhe politikan italian
2.
«Me parimin demokratik se një idiot është po aq i mirë sa një gjeni, unë pajtohem plotësisht. Por, për mua gjithçka merr fund kur dikush shkon një hap më tutje dhe thotë se dy idiotë na qenkan më të mirë se një gjeni».
Leó Szilárd, fizikan hungarezo-gjermano-amerikan
3. «Zgjedhjet i takojnë njerëzve. Është vendim i tyre. Dhe nëse vendosin t’ia kthejnë shpinën zjarrit dhe ta djegin bythën e vet, atëherë duhet të ulen në flluskat e tyre».
Abraham Lincoln, presidenti i 16-të i SHBA-së
4. «Ç’është demokracia? Është sipas domethënies: sundim i njerëzve. Ajo është po aq e mirë sa janë njerëzit të tillë – ose po aq e keqe».
Mary Renault, shkrimtare britanike
5. «Demokracitë tona të mëdha anojnë përherë nga supozimi se një njeri budalla është më i ndershëm se një i mençur, dhe politikanët tanë e shfrytëzojnë këtë përparësi, duke u shtirur si më budallenj se ç’janë në të vërtetë nga natyra».
Betrand Russell, filozof britanik
6. «Një ndër problemet më të mëdha të kohës sonë është se qeverisemi prej njerëzve për të cilët më të rëndësishme janë ndjenjat se mendimet dhe idetë».
Margaret Thatcher, kryeministre britanike
7. «Nëse demokracia përsoset vazhdimisht, atëherë presidenca reflekton gjithnjë e më saktë shpirtin e brendshëm të popullit. Në një ditë të madhe dhe të lavdishme do të plotësohet dëshira e zemrës e njerëzve të thjeshtë dhe Shtëpia e Bardhë do të stoliset me një idiot të vërtetë».
Henry Mencken, humorist amerikan
8. «A ekziston një rast i vetëm në histori kur shumica ka pasur të drejtë?»
Robert Heinlein, shkrimtar amerikan
9. «Demokracia akuzohet se thotë që shumica përherë ka të drejtë. Progresi na mëson se pakica ka përherë të drejtë. Progresivët janë profetë; fatmirësisht jo të gjithë njerëzit janë profetë».
Gilbert Chesterton, shkrimtar britanik
10. «Demokracia është një mekanizëm që garanton që ne të qeverisemi ashtu siç e meritojmë».
George Bernhard Shaw, shkrimtar irlandez
11-[shqiptaret jane me budallenj se sa nje idjot]
sali berisha.
PO TE JAP NJE PERGJIGJE . .INTELEKTUALI NUK RRON ME FRIKE E NGRE ME LARTE KOKEN SE ESHTE I PERGATITUR . 2 . DY IDIOT JANE TE LEXUSHEM DHE KANE NJE GJENI BRENDA PER ME I DHONE NJE DORE PJELLES SE INJORACES
3.ZGJEDHJET I TAKOJNE NJERZEVE POR TEK BYTHA ZJARRT HYN DIELLI I ARTE TEK FLLUSKAT HYNE NDRICIMI I DITES 4.BUDALLAI ,BUDALLA NGEL POR TE MENCMIT CFAR I NGEL .5 PERPARESIA DEMOKRATE TE JEP NJE DORE BUDALLAIT 6 CDO NJERI KA NDJENJA POR PERPARESIA ESHTE MENDIMI I DIJES SE LEXIMIT .7 NJE DEMOKRACI NUK KA VETEM SHPIRTIN PO KA DHE ZEMREN .8 SIGURISHT CDO NJERI KA NJE ZOT BRENDA TIJ ,POR ZOTI I VERTET ESHTE TI GENJEN BRENDA VETES KE TE VERTETEN DHE TE VRET ,KURSE UNE NUK KAM TE VERTEN NUK ME VRET SE JAM E DREJTE 9 NJE PJESE KA JETE ,SHPRES DHE FORCEN E MADHE ME DREJTU SHUMICEN KU DREJTOHEN NGA TE TJERET . KJO ESHTE ME THELBESORE PER TE QENE NJE KOMB ME PERPARESI TE SUKSESHME ME VASHDU NJE JETESE