Ish-deputetja Majlinda Bregu ka ndarë një histori personale me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
Përmes një rrëfimi plot emocion, ajo ka përshkruar raportet e ndërtuara me dy gjyshet gjatë fëmijërisë.
Bregu sjell detaje nga vegjëlia e saj ku nuk lë pa përmendur dashurinë e madhe që i kanë dhuruar duke i ndikuar pozitivisht në jetë.
Postimi i plotë
Si pjesa më e madhe e brezit tim jam rritur me shumë njerëz pranë. Të dyja gjyshet banonin pranë njëra- tjetrës.
Një shtëpi e stërmadhe private me xhaxhallarë, lulee të gjitha pemët e mundshme; dhe një tjetër me dajallarë e teze, me pemë, por më pak lule.
Siç Zoti i kombinon gjërat çuditshëm, në shtëpinë ku linda në një ditë maji kishte rregulla fikse, edhe kur ujiteshin lulet plotngjyra, “Pak para se të binte mbrëmja ose herët në mëngjes”.
Te gjyshja tjetër ishte në fuqi ligji i dashurisë pa kushte, ëmbëlsia në çdo fjalë dhe përkëdhelia me tepri, si për të kompensuar rreptësinë e tjetrës.
Aty ku jetoja rrëmuja ishte herezi; te gjyshja tjetër, nënëdaja, ishte liri. Njëra urdhëronte pa dhimbje nuset në shtëpi për të mos ndryshuar as pa dashje vendimin e saj (e kam të qartë se sa vlonin përbrenda mami im dhe kunatat, të katërta nuse të reja); nënëdaja i puthte nuset me të gdhirë sabahu.
Te njëra më mësohej si t’i mbanin vajzat këmbët kur të uleshin, te tjetra si të rrinin gocat sa më rehat. Njëra më paralajmëronte se ç’ndodhte me një vajzë po të mos ishte “nikoqire”, tjetra thoshte “kur t’i vijë koha do t’i mësojë të gjitha”.
Nuk e dalloje dot ku fillonte dhembshuria e ku mbaronte zemërimi për gjyshen e shtëpisë. Mendjehollë, sqimatare dhe ironike.
Mbi një makinë qepëse “Singer” përkulur gjithë jetën për të mbajtur familjen, nuk e di ku e gjente kohën për t’u shërbyer gjithë atyre burrave në shtëpi. Nuk iu nda asaj makine deri në fund.
Unë mblidhja copat e mbetura nga prerjet dhe me to sajonim rrobat dhe jorganët e kukullave që shtriheshin radhë në kuti këpucësh.
E kam menduar shpesh se “sfida” që më bënte ime gjyshe për të qepur, veshur e kombinuar kukullat vetë “sipas ngjyrave që kanë lulet”, shoqëruar me zellin e mamit për të parë ç’kisha sajuar, më ka ndjekur si hijezim gjithë kohës…
Ja dhe kjo me gjyeshet qe kane gjak mbreteror ,kusherita te para te mbretereshes se Anglise.Pa ik qihuni me keto nostalgjite tuaja qe doni te dukeni si shume popullore.Jaguarin mire e ke.
KUJTIMET JANE TE BUKURA TI KUJTOSH SEPSE JANE TE GJITHE VITET E RRITJES DHE KJO ESHTE NJE GJE JASHTESAKONISHT E KENDSHME SEPSE RRITESH ME NGROHTESI PRINDERORE DHE KUJTON ME EMBELSIRE FJALET E ARTA QE MUND TE PERDORESH
.KUR NJE FEMIJE NUK GEZON DASHURI TE PLOTE NE BRENDESI KA QARJE BRENDESIRE POR, PAK NGROHTESI PRINDERORE .DUA T’ JU THEM TE GJITHEVE KUSH MER NJE FEMIJE TA DUAN ME SHPIRT E ZEMER , SEPSE ESHTE QENJE NJEREZORE E DAL NGA NJJE MREKULLI HYNORE JETESORE FORTESORE ; PER JETES APO PER INTERES FEMIJA ESHTE ENGHELLORE PER GJITHKEND JETA ESHTE E BUKUR PER KEDO EDHE TE HIDHURA QOFSHIN ATO .TE UROJ NJE JETE AKOMA ME TE MIRE . RESPEKTE .
Nuk ka lajme me te rendesishme? A thua se njerezit e tjere nuk kane pasur gjyshet qe kujdeseshin dhe i donin pa kushte niprit dhe mbesat e tyre!
FEMIJET JETIM NUK GEZOJNE NJE JETE TE MIRE TE KENDSHME SE RRITEN NE MESHIRE TE FATIT KESHTU U NDODHE DISAVE
Pse nuk trashegove edukaten e gjysherve te tu,po u bere llapaqene dhe e neveriteshme per te gjithe.