Aty ku absurdi është bërë mal!

23 Tetor 2017, 10:56Blog TEMA

Nga Pëllumb Kulla

Më ndjeni por unë nuk kam asnjë faj politik që pëlqeva dhe jam emocionuar thellë nga një fjalim aq parimor, aq shoqëror aq logjik, si ai që dëgjova sot të shqiptuar nga kryeministri Edi Rama.

E nuk prek asnjërin unë, rrezikziu, nëse them që nuk prisja të dëgjoja fjalimin më të bukur e më prekës, në këto dekada plot zhurmërima të tranzicionit, e paqenë nevoja të shtoj e ca dekada të tjera matanë tejkohës.

Le të më vërsulen po deshën të gjithë ata që krejt në kundërshtim me mua janë nxirë në fytyrë, kur assesi nuk e deshin atë fjalë që shkëlqeu nga bukuria e frazës, nga besnikëria ndaj besimit tek bashkëpunëtori i tij më i sulmuar, nga qartësia dhe kripa e shprehurisë ironike.

Në një vënd ku paralamenti i ikën sallës dhe vazhdon në të tërë mëngjeset nga koha për t’u zgjuar me tërë argumentat dhe kundërargumentat që sjellin gazetat dhe studiot televizive mëndja më shkon me kënaqësi të madhe tek një nga tregimet e mi të dikurshëm, kritikuar si pjellë e fantazisë.

Në të një kryetar i Degës së Punëve të Brendeshme i lodhur nga arrestimet e panumurta, për akuza, kërkonte ndihmën e të arrestuarit e pyetjes së fatziut se përse e patën arrestuar ai i përgjigjej me kërkesën e e tij: “Ja, na e thuaj vetë! Nuk ka mundësi që ti të mos e dish se cfarë faji ke bërë!”

Do të shtyhem edhe të vazhdoj më tej, pa m’u dridhur dora në një tregim tjetër, mbi fajësinë e një personazhi të ri, i nënshtruar një procesi të gjatë, thuajse shekullor, pa prozhektorë dhe pa dëgjues. Ai i shkreti konsiderohet pa lëkundje, me “dyshime të arsyeshme”, se është fajtor. Atij i kërkohet një lodhje titanike që të marrë vërtetim pas vërtetimi nga tërë bankat e botës, në të pesë kontinentet, ku të dëshmohet se ai nuk i ka grabitur ato, si edhe dëshmi nga tërë femrat e rruzullit, ku të thuhet dhe të rezultojë se ai nuk ka përdhunuar asnjërën prej tyre!

O Zot na ndihmo, se absurdi është bërë mal! Dhe një fjalim i mrekullueshëm, si ky i Ramës është pak, shumë pak!

17 komente në “Aty ku absurdi është bërë mal!”

  1. Katerina die Große-Madona prej Sauku says:

    Legjendat e letersise shqiptare mbeten Legjenda.
    FALEMINDERIT Pllumb Kulla qe shkruan.

  2. Druvari says:

    Ne amerike je mo ne amerike
    A ah,
    Te dhemb shume per shqiperine ,ndaj ike.
    Nuk duroje dhimjen apo dhimbjen
    Tani na jep dhe vleresime
    Ne mjekren e qoses jane gjith berbere
    Kur vete qosja tek berberi
    Ne ka arth noj qose ne amerike na thuaj
    Shif noj prision break e na shkruj prape
    Per krimet shkrun prokuroria
    Per fajesine gjykata
    Per qeverisjen kryeministri
    Per portalet te gjithe qose dhe mjekroshe
    Kulla pa themele
    Kasolle te betonuara
    Te pres prap vec merr zhillet se o pyll kenej pyll lisash jo kanavis tahiris

  3. joel shkodra says:

    A thua ia ke shkruar ti vete fjalimin Rames, o Pellumb?

    1. Prokop Vicidoli says:

      Edhe ate pak tru qe kane Vicat e Sales e kan vetem per djallezi. TUNG!

  4. Koba says:

    Shume i goditur shkrimi.Po ja qe vendin e atij Kryetarit te Deges se brendshme e ka zene Lul-Sumkapuci me Sali Gerdecin. Kane nxjerre perpara nje islamik te ISIS-it te quajtur Alibeaj, Ai ka dale i fundit nga zyra e Z.Tivari ( Sekretar i Kom.Mysl.,) Zoti Tivari u vra ne zyren e tij dhe vrasesi iku ne drejtim te paditur.

  5. Sina says:

    E ke qa!!⭐️

  6. Gjinika says:

    Respekt Z. Pullumb Kulla,per menyren e te parit te problemit. Ketij vendi i duhen shume intelektuale asnjeanes ,si Juve, qe duan vetem te miren e Shqiperise, duke thene dhe mbrojtur vetem te verteten ne favor te saj.

    1. joel shkodra says:

      “Asnjanes” !!!! ???

  7. Joku says:

    Ik ore plehre,
    Deri ne fund lake….ti i le padronet kur ata i afrohen fundit…

  8. amerikani51 says:

    Sarkazma jote me duket teper e holle sot dhe zor se do kuptohet !?
    Shenjestra eshte e qarte,po ku ta marr vesh une qyqari,qe edhe ato kater klase I kam marre me mik !?
    Po te presim kendej nga fshati te llafosemi .
    Ju pershendes.

  9. Ylli says:

    Ska mundesi !Aty ku mendon se palacolleku ka arritur fundin ,shfaqet Pellumb Kulla dhe ti ndryshon mendim.Ashtu sikur Grad Celsiusi eshte njesia matezse per temperaturen ,Pellumb Kulla eshte njesia matese e burrit palaco dhe neverites.
    P.sh nese doni ti thoni dikujt ,je burre palaco ,mund ti drejtoheni ……je 5 Pellumb Kulla nen zero palaco !
    Fjalimi i Edit !
    Policia eshte shembullore…..por mbushur me police mafioze ????
    Kanabis u luftua fort …..por Shqiperia eshte akoma plot me hashash ????
    Sajmiri ka punua shkelqyeshem…..por ne e perjashojme nga Grupi Parlamentar ????
    Sajmiri ngriti policine nga e para….por gjithe policet qe vuri Tahiri i perjashtojme nga policia ????
    Pellumb Kulla eshte dramaturg……por vete eshte estrade bajate.??????

    1. Eri says:

      Bravo Ylli ,me sakte ska ku shkon.

  10. Plaku Xhuxhumaku says:

    Ore faleni plakun, po nuk e mora vesh, qy Pellumi e ka me gjithe mend apo tallet? Jo per gje po ky vazhdimisht thote ca ka per te thene e po i bertiten thote, po po tallesha mor zoteri, a nuk e di ti qe une jam humorist. Po nuk i bertiten e le kakën deri sa te thahet dhe e shet per palafik.

  11. pokeristi says:

    Si gjithmone,Pellumb mbi pellumbat.Intelektual ikethjellet,me kurajo civile objektiv,asnjehere lolo,gjithmone dinjitoz.E verteta kumbon me bukur ne gojen tende,se sa ne ate te shume dallkaukeve e sharlataneve pseudodemokrate.
    Tabani mbetet taban
    E s’ke cfare i ban

  12. @ says:

    Ke kap noj gjo me ket shkrimin, o Pullum, se mileti pret gjykime t’pa politizume?
    Politik-apolitik, politik-apolitik, politik-apolitik,…..ne fun fare metet nji Pullum-politik…

  13. Besi says:

    Pellumb, jam me ty. Ka zemer e mencuri edi rama. Po duhet te kthjellohen e te zbuten ca njerez qe ta kuptojne. Mocali zor ta kuptoje malin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje