Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi, në një intervistë për gazetën “Shekulli” i ka bërë një skaner zhvillimeve politike me rastin “Tahiri”.
Sipas tij, Rama është përballë dy presioneve: njëri që vjen prej ndërkombëtarëve për ta dorëzuar dhe tjetri vjen nga ish-ministri, i cili e ka kërcënuar se do ta fundosë.
Sipas tij, Rama është pjesë e një prej bandave kriminale, e cila kontrollohet prej tij dhe Tahirit dhe që ka rrezik t’i dalë jashtë kontrollit.
Ndërsa duke folur për aksionin opozitar, Shehi tha se si fillim duhet të denoncojë bandat që veprojnë në vend, e më pas do të vijojë me ndërgjegjësimin e organeve të drejtësisë dhe nisjen e protestave popullore.
Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e grupit të PS-së përjashtoi nga grupi parlamentar i partisë deputetin Saimir Tahiri, në emër të hetimit të paanshëm për përfshirjen në dosjen “Habilaj”, ndërkohë që dy ditë më parë i doli në mbrojtje. Si e lexoni ju këtë?
Kryeministri Rama po luan lojë të dyfishtë. Nga njëra anë e ka refuzuar, përderisa e përjashton nga grupi parlamentar, duke thënë se politikisht ky njeri nuk bëka. Pse po e përjashton? Sepse ka dyshime të veta që ky qenka i rrezikshëm dhe e bëka pis Partinë Socialiste, prandaj po e largon? Po kur e bëka pis PS-në pse nuk e bëka pis Kuvendin? D.m.th. Rama nuk e mbron në rastin e partisë, dhe e mbron në rastin e Kuvendit. E padëgjuar. Këtu ka diçka që nuk shkon. Duket se ka dhe të tjerë që janë të përfshirë në këtë skandal. Dhe duke e ditur këtë, Tahiri i ka kërcënuar. Të ndodhur mes dy zjarreve kanë nisur të luajnë me dy standarde. Në njërën anë thonë që nuk kemi punë me këtë njeri, pasi polikisht e kemi dorëzuar, ndërsa nga ana tjetër mundohen të na mbushin mendjen se ia kanë dorëzuar drejtësisë. Po si mund të pretendosh se ia ke dorëzuar drejtësisë dhe të deklarosh se nuk janë plotësuar kushtet, sepse nuk ka ende prova dhe fakte të mjaftueshme për t’i hequr imunitetin?!
Zhveshja politike që mundohet t’i bëjë Rama Tahirit nuk ka asnjë vlerë, sepse Tahirin nuk po e gjykon njeri për ta futur në burg. Parlamenti nuk fut njeri në burg, atë rol e ka gjykata. Nga kjo pikëpamje Partia Socialiste e ka mbrojtur për të mos e dorëzuar. Rama i ka thënë që ne nuk të dorëzojmë me kushtin që ti mos të hapësh gojën, që të mos na kërcënosh siç na ke kërcënuar deri tani. Nga kjo pikëpamje kjo është shumë më e rëndë se sa ajo që kishin në mendje. Kjo gjuhë teknike e mafies quhet “omerta”, pra çfarëdo që të ndodhë, ti duhet të mbyllësh gojën. Rregulli i mafies është heshtja. Dhe këtij i kanë thënë, “ti mund të shpëtosh, nëse ti hesht. Ne po të mbrojmë që të mos përfundosh në burg, në shkëmbim të omertas, heshtjes”.
Këto që deklaroni ju janë vetëm lidhje logjike, për të mos thënë që janë hamendësime. Duhen fakte, dhe këtë gjë thotë dhe kryeministri, nuk ka fakte të bollshme për t’i hequr imunitetin…
Faktet që ofruan prokurorët janë tmerruese. Tashmë është e certifikuar dhe me fakte që ata janë pjesë e një organizate kriminale.
A nuk ju duket z.Shehi se kryeministri Rama, dhe përjashtimin nga PS e ka bërë për shkak të presionit nga ndërkombëtarët, nëse kjo është e vërtetë, atëherë pse nuk i kanë kërkuar të huajt PS-së që të mërkurën të votojë pro heqjes së imunitetit në Kuvend?
Unë jam i bindur që ka pasur një presion nga ndërkombëtarët për t’i hequr imunitetin, prandaj Rama është detyruar të bëjë këtë manovër. Por mos të harrojmë se Rama gjendet mes dy zjarreve, sepse Tahiri po ashtu i ka bërë presion nga dita e enjte kur doli në televizion. Tahiri i ka thënë se “unë nuk do të iki vetëm, në këtë barkë do të përmbysemi bashkë”. Prandaj nga e shtuna u detyruan t’i bëjnë atë mbrojtje që i bënë të shtunë dhe të diel. As ata nuk e dinë se deri ku ka shkuar shkalla e kriminalizimit të strukturës, këtë punë e di vetëm z.Rama dhe z.Tahiri. Kjo lloj tango kriminale duhet të marrë fund. Kjo është shpresa, kjo është zgjidhja për shqiptarët.
O Dashi! Harrove se cfare i bere Tirones me kioskat?! Mediokriteti po ngrihet te shpetoje nga Vettingu!
ja kane freshistat duke sulmu dashin..e gjithe komentet jane dash tirona e tirona…dashi noshta pi i cik raki..po nuk drogohet si tjeret nuk osht hajdut si tjeret..nuk osht kriminel si tjeret ..pd+lsi+ripjellje…kane dale 5byth shpartallum nga tepelena+skrapari e fusin punen e tironcit ne mes..se kom me te gjithe..por lejeni tironen rehat ne cdo koment tirona anej tirona knej..po sju pelqeu tirona nreni rraqet e ikni mos na cani rroten shum
si qekan.mledh skuthat kunder dash shehut…knej kane ish ministra trafikant droge knej i bojne moral dashit..ky osht kulmi..kot s’ka thone ai i motit stamolli digjet kurvat krifen …ptuuuuuu baxhellat e ripjelljes
Ku i pe faktet tmeruese o Dash pa brire.Apo i ke fut ndonje dopio ate dite kur i lexove apo keshtu te thane.Po ik o gamor se ti ke 10 vjet qe bohesh deputet pas bishtit te kalit.E kupton pse nuk mund te japesh mend ti. Mer ate rroge deputeti e futi i pace ne mengjes e mos u ndiej se sje per gjo tjeter ti
Zoti Shehi beji yzmetin rroges qe merr se e ke dhurate nga Basha ,sa per komentet leri ti bejne te tjeret se ty ka filluar te te mbaje koka ere hallve
Sa dopjo ke pirë o pijanec i thekur?
O Dashi i Tirones ,ik futi nji dopio raki ,o biri nones, nuk je per kete pune ti ,nuk ke bythe dhe kur e merr me vete ne parlament ta q………n Berisha.
Me “politikanët” (politikanë-rrumpallë) tanë, vërtetohet plotësisht teza e Frojdit, që tiparet e fytyrës pasqyrojnë karakterin, shpirtin dhe botën e brëndëshme në përgjithësi të individit…! Shikoni surretër si Berisha, Shehi, Meta, Vasili etj.etj. (se janë shumë) dhe binduni për këtë…!
Shehi ka te drejte, por ne kete vend mbisundon mentaliteti kriminal. Kjo eshte aresyeja qe komentuesve te mesiperm nuk iu duken te renda ngjarjet e fundit. Jo me kot bejne “qejf” politikanet me kete popull.
ops doli njoni qe shef realitetin ke ky artikull..bravo ASD
teke apo dopje e ktheve, para intervistes ? ?
Pijanec !
Masakra !
Ta tregoj unë….. !
E more dozen, po goja pse te eshte shtremberuar,nuk te dilnin nga sigurimet shqerore ete futen ne listen e pd-se,lere sje i zoti
Plak pijanec, njeri teveqel. Aleksander Meksi iku me dinjitet dhe nuk u kthye me, kurse ti mbete duke u zarrit pas Berishes. Hale.
Dele, se Dash nuk je ! Po te ishe Dash do ti prije kopes tende. por dihet qe ti kope nuk ke, keshtu qe me mire pranove te jesh dele ne stanin e botes. Tashti po te pyes! Me cilin sy e pe ti me ate me xham apo me ate pa xham? Kur e pe, ishe vetem apo vete i dyte?
Dashi shko pi ndo nje dopje Raki dhe bej shurren se na lodhet ke 27 vjet qe te njejtin refren ke Pijanec.
BOBOOO,,KTIJ I QEKA SHTREMU GOJA FARE,,,MOS PI RAKU 20 GRADSHE O DASH,,SE U SHTREMOVE FARE,,,E MOS SHKO ANEJ NGA SKRAPARI LIKES SE KAN RAKI TFORT ATO,,TI MORIN MENT,,,
freshistat edhe tifozet e lugatit paskan dale 80 perqind ktu…hajt tashi se keni turnin poshte shpise saje qorrit se OSHE me UKT kane gjithe noten pa gjume u lodhen e do ikin te pushojne
Ja edhe “babaxhani” po e tregon veten pak e nga pak se ç’nivel mizerje ka si inteligjencë. Kur bëjnë analiza edhe trutrashët dhe gazetat u hapin vend, tregon se në ç’derexhe janë katandisur vet gazetat.