"Tahiri", PD kundër Prokurorisë së Katanias: Ka mijëra faqe prova, të arrestohet

24 Tetor 2017, 13:39Politika TEMA

Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, ka dalë kundër dokumentit të ardhur nga Prokuroria e Katanias duke thënë se Saimir Tahiri është fajtor dhe se Prokuroria duhet ta hetojë.

Sipas tij, ka mijëra faqe prova, fakte dhe dëshmi që implikojnë Tahirin.

Alibeaj siguroi se deputeti ka mbështetijen e kryeministrit Edi Rama.

“Prokuroria e Katanias ka kapur bandën e Moisi Habilajt. Nuk mund dhe se ka për detyrë të hetojë Saimir Tahirin. Kjo është detyrë e Prokurosisë Shqiptare. Akt akuza për Tahirin ka dëshmi, fakte dhe prova që tregojnë përfshirjen direkte të Tahirit. Çdo qytetar shqiptar me këto prova do të ishte në burg. Tahiri jo sepse ka imunitet por sepse ka mbrojtjen e Edi Ramës,” tha Alibeaj.

Deklarata e plotë

Letra që nxori sot Saimir Tahiri mund të tundet për militantët e oborrit por për askënd tjetër.

Prokuroria e Katanias, ka arrestuar Moisi Habilajn dhe kërkon anëtarët e tjerë të bandës, sepse ata janë kapur duke e kryer aktivitetin kriminal në territorin e tyre, në Itali.

Prokuroria e Katanias, nuk mund dhe nuk e ka për detyrë të procedojë Ministrin në Tiranë, që mbështet, lehtëson dhe i hap rrugën bandës në trafikun e drogës.

Kjo është detyrë e prokurorisë shqiptare.

Pikërisht, këtë detyrë të prokurorisë dhe drejtësisë shqiptare, Edi Rama dhe Saimir Tahiri po e pengojnë, duke mos pranuar kërkesën e saj.

Aktakuza e antimafias italiane per Tahirin jane 1800 faqe prova, dëshmi, dhe fakte të drejtësisë italiane tregojnë përfshirjen direkte të Tahirit dhe përfitimet e tij në miliona euro nga trafiku i tonelatave me drogë.

Cdo qytetar shqiptar do të ishte në burg me këto prova.

Por Saimir Tahiri jo, sepse ka imunitet, dhe sepse e mbron Edi Rama.

Arsyet pse e mbron Edi Rama, tashmë janë të qarta për këdo. Sepse është i kapur, sepse Tahiri nuk do të rrinte duarkryq, por sic ia ka bërë të ditur, do të nxirrte provat dhe materialet që ka për përfshirjen direkt të Edi Ramës, të familjarëve të tij, të ministrave të tij, në afera të rënda kriminale.

Ndaj, Edi Rama jo vetëm nuk miratoi kërkesën, cka pritet ta finalizojë nesër në Parlament me votën kundër, por edhe më shumë, ka nisur një sulm të paprecedentë ndaj prokurorisë.

Një sulm frontal, të paprinciptë, dhe shantazhe të njëpasnjëshme, ku dallon këtu kërcënimi ndaj dëshmitarit që ka prokuroria e krimeve të rënda, për lidhjen e Tahirit me Habilajt.

Ndërkohë që ndaloi drejtësinë të bënte punën e saj, Edi Rama i dha kohën e duhur Tahirit të pastronte shtëpinë dhe të zhdukte provat që e lidhin me bandën e trafikut të drogës.

Parlamenti shqiptar nesër ka provën, nëse do të zgjedhë drejtësinë dhe barazinë para ligjit, apo do të zyrtarizojë dy standartet e Ramës, e do të marrë në mbrojtje krimin.

Partia Demokratike dhe opozita qëndrojnë në anën e drejtësisë dhe barazisë para ligjit.

9 komente në ““Tahiri”, PD kundër Prokurorisë së Katanias: Ka mijëra faqe prova, të arrestohet”

  1. Kris says:

    Kjo eshte PD e Berishes! Njerez medioker bosh ! Ky Alibeaj vodhi zgjedhjet ne Fier dhe kurre nuk ju hap nje proces! Keta langaraqe me ne krye Sal-Like po i bejne varrin vetes! Por jane shume dinake! Shpresojne qe te shpetoje Tahiri dhe te luhet efekti domino edhe per ta! Por krimet e bandes Like sali jane shume here me te renda! I kane lyer duart me gjak dhe duan t’i lajne si Makbethi! Jane ngritur politikane e media te zhytur ne krim qe po perpiqen te shpetojne! Luli e Mona jane pjelle e ketij krimi makaber shqiptar Sali-Meta!

  2. rroku says:

    ju e keni humbur si Xhaferi simiten,meshire dhe keqardhje per ju

  3. I PANDEHURI says:

    Enkelejd: O PO QENKE FARE “KAAAAAARRRR” , ose je Matufespsur Krejte….
    1-Nuk na the ndonje gje te re-..EDHE PA DEKLARATAT TUAJA Prokuroret Berishjane qe “Cuditerishte” jane Krejte nga “Shteti Tropjane-Berishjane”,VEAZHDOJNE ME INTENSITET HETIMET,akoma edhe “Kanalet e Botese se nendheshme Berishjane” (Segmente te UDB-se)..nuk po lene Gure pa levizur per te Gjetur Fakte qe te Impikojne Tahirin apo edhe ndonje Politikane tjeter MJAFTON vetem qe te jete i PS-se…
    2-Enkelejd qe je edhe “Jurist” apo jo???ju jeni “Injrorante” llafazane dhe Medioker, sepse Nuk e dini se si Funksjonon Drejtesia Italjane apo Gjermane(Pyet tete Vella)…
    3-Nese Saimir Tahiri ka marre Vertetimin e Prokurorise, se nje Qyteti, kjo nuk do te thote More “Debil-Alibehaj”..qe nje tjeter Prokurori..apo Prokuroria e Pergjithshme Italjane..NUK E KANE NENE SHENJESTER,nje Qytetare.. me te njejtin Emer… OSE EDHE DISA EMERA..
    4-Prandaje z.Alibeaj::PO TE TE “NDIHMOJE”, qe heren tjeter te mos dalesh dhe Llapesh kote neper Konferenca te Rendomta ne Shqiperi…PRISNI FAKTET NGA ITALIA…dhe kur te Mbyllet DOSJA HABILAJ ather dilni ne Konferenca dhe na “Tregoni” Faktet qe dispononi..SHKURT:MOS HANI MUTE KOTE, dhe mos u bene Bajate..tani ne e bime se ju nuk keni Turpe..A KA KRIMINELI BERISHA-BASHA TURPE???
    Dhe me KRYESORE…NESE PALA ITALJANE KA SIGURUAR FAKTE PER AKTIVITETIN-KRIMINAL TE Z:TAHIRI,me shpejtesine me te madhe Kjo Prokurori(Italjane)…do te kerkoj ARRESTIMIN E TAHIRIT, nga Prokuroret e dhjere Tropjane..qe vetem Prokurore nuk jane..ikni dhe Qihuni se ini te ter Legena dhe Funderina te Berishes..qe vetem Vjelle vrere ..per te Shpetuar Veten dhe “Zenin e vetem”..lol

  4. ola says:

    shif familjarion qe ke brena per krim o rugac i 21 dhjetorit

  5. Jimi says:

    Ali beu! Ke shum nostalgji per sarajet… jo ato te turqise se ato shkuan e vane me vakt e me kohe, por per keto qe te fali qoftelargu, se keto te ben vertet bej? Po me c’duken bathet e priftit, nga bej u katandise sejmen dhe pale se ku do te bitisesh?

  6. TRIMI says:

    KY I SHKRETI SPARA MBUSH.

  7. tropojani ne UK says:

    Alibeaj eshte shum i ndyre. Mban vendin e dyte ne PD. Te parin nuk e kalon dot.

  8. Leo 77 says:

    Me sa di une nga drejtesiq penale dikush qe akuzohet per dicka gezon te drejten e pafajshmerise deri ne mbylljen e hetimeve dhe vendimin final te nje gjykate superiore. Pra ligjevenesi thote qe askush nuk duhet te konsiderohet i fajshem deri ne proven e kundert dhe vendimin final te nje gjykate. Prokuroret Jane pergjejges per hetimin dhe provat fajesine ose pafajsine e vendos gjykata ne baze te provave te paraqitura. Keta jurustet e PD ku e kane bere shkollen?

  9. Leo 77 says:

    Me sa di une nga drejtesia penale dikush qe akuzohet per dicka gezon te drejten e pafajshmerise deri ne mbylljen e hetimeve dhe vendimin final te nje gjykate superiore. Pra ligjevenesi thote qe askush nuk duhet te konsiderohet i fajshem deri ne proven e kundert dhe vendimin final te nje gjykate. Prokuroret Jane pergjejges per hetimin dhe provat fajesine ose pafajsine e vendos gjykata ne baze te provave te paraqitura. Keta jurustet e PD ku e kane bere shkollen?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje