Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ka paralajmëruar deputetët e PD në lidhje me bojkotin e komisioneve parlamentare.
Nga foltorja e Kuvendit, Balla tha se bojkoti është një vendim i lehtë kur e merr, por i vështirë kur e ndërpret.
Në lidhje me këtë, deputeti socialist iu kujtoi deputetëve opozitarë herën e fundit të bojkotit, duke thënë se i shpëtuan ata, por këtë radhë nuk do ta bëjnë më.
“ Shpresoj që bojkotin e nisur ta ndërprisni se besoj se nga dy bojkotet e keni mësuar që bojkoti është i lehtë të niset, por më i vështirë për tu ndërprerë, herën e shkuar ju shpëtuam ne nga bojkoti, këtë herë nuk ju shpëtojmë dot.
Basha u gjet fajtor në dosjen e prokurorisë dhe vetëm pse dosja shkoi e vonesë ajo nuk u hetua. Kolegu Tahiri nuk është më as anëtar i grupit dhe as funksionar në PS por deputet i lirë, që përballë drejtësisë së mos ketë asnjë mburojë politike.
Me alibinë se po luftohet krimi e korrupsioni, s’ka problem se ish ministër i brendshëm është, ky sipas standardit që keni vënë ju duhet të jetë edhe i inkriminuar edhe i korruptuar.
Nuk ka shpjegim tjetër që data e daljes së urdhër arrestit njoftohet më parë nga Basha se nga prokuroria e përgjithshme, e njoftoi një javë para këtu në këtë sallë Basha se kur do dalë urdhër arresti,” tha Balla.
Balla i ka kujtuar Berishës rastin e Lulzim Bashës, të cilin edhe pse ishte nën hetim e bëri Ministër të Brendshëm, për intimiduar Prokurorise.
“Ne e vendosëm një standard politik, të ri në politikën shqiptare, në çdo rast shumë i ndryshëm nga ai që keni bërë ju, që kur Prokuroria ka vendosur në hetim një ofiqar të partisë tuaj ju jeni bërë të gjith në rrjesht për ti dalë në mbrojtje. Kur Prokuroria kërkonte heqjen e imuniteti të Lulzim Bashës dy muaj Këshilli i Mandateve nuk merte dot vendim se nuk e linte bariu delen të hynte në hetim.
Dy muaj ju dhe për më shumë se kaq gjatë kohës që ishte në hetim e kaluat nga ministër i Jashtëm e bëtë ministër të Brendshëm vetëm e vetëm për të intimiduar hetimet. Është i vetmi hetim në Shqipëri që ka mbaruar, ku një person është gjetur fajtor në dosjen e Prokurorisë dhe vetëm pse dosja shkoi në Gjykatë disa ditë me vonesë ajo dosje nuk është hetuar. Ky është dallimi ynë mes nesh dhe jush”, theksoi Balla.