Petro Koçi ironizon PD e LSI për pankartat në Kuvend: Vetëshpallja e opozitës për kohën kur ka qënë qeveri...!

25 Tetor 2017, 12:02Politika TEMA

Zv.ministri i Mbrojtjes Petro Koçi vijon të ironizojë mënyrën e të bërit opozitë të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Teksa ka botuar një foto të deputetëve të “Frontit të Bashkuar Opozitar” të cilët në Kuvend kishin ardhur me pankarta në duar ku domunonte droga, përjashtuar Berishën që s’merret me gjëra të tilla, Koçi nuk ka munguar të kujtojë se po evidentojnë kohën e qeverisjes së tyre.

“Vetëshpallja e opozitës për kohën kur ka qënë qeveri”, shkruan Petro Koçi në një postim të tijin në rrjetin social.

Duke goditur në mënyrë direkte jo vetëm mënyrën e të bërit opozitë të PD e LSI por dhe kohën e qeverisjes së tyre kur Lazarati plot me drogë ishte ende një “plantacion politik” kultivimi i kanabisit, siç ka pranuar dhe vetë Berisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje