Kuvendi rrëzon kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e Saimir Tahirit

25 Tetor 2017, 11:46Politika TEMA

Kuvendi ka rrëzuar me 75 vota kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e deputetit Saimir Tahiri.

Në këtë seancë u hodhën në votim dy raportet e dala nga Këshilli i Mandatetve, një raport nga maxhoranca e cila lejonte kontrolin e banesës dhe sendeve personale të deputetit Saimir Tahiri, por jo arrestimin, ndërsa opozita në raportin e saj kërkonte arrestimin e tij.

Dhe kontretisht raporti i maxhorancës u votua me 75 voto pro dhe 60 kundër.

Ndërsa rapoti i opozitës u votua me 75 voto kundër dhe 60 pro.

Nga ky votim deputeti Saimir Tahiri nuk do të arrestohet, por do t’i ushtrohet kontrolli në banesë dhe i sendeve personale nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

1 komente në “Kuvendi rrëzon kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e Saimir Tahirit”

  1. Bastardi me valixhe druri says:

    tani eshte radhe e Berishes te votohet ne parlament per tu hetuar e gjykuar ne parlament.Dhe pas atij te tjeret,lyli,Mediu etj etjb

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje