Saimir Tahiri në parlament: Nuk pres ta gjej këtu të drejtën time (largohet nga salla pas fjalimit të shkurtër)

25 Tetor 2017, 10:30Politika TEMA

Saimir Tahiri ka mbajtur një fjalim të shkurtër në Kuvend, para se të lexoheshin raportet e opozitës dhe mazhorancës, për kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e tij.

Kjo sallë ka dëgjuar shumë njerëz që janë betuar e përbetuar.

Kështu që unë do ua kursej çdo fjalë timen lidhur me këtë.

Jam shumë i bindur, askush nga ju nuk ka kohë për të humbur, unë aq më pak e mbi të gjitha nuk pres ta gjej të drejtën time dhe të vërtetën time këtu në Parlament, po aty ku më takon para drejtësisë dhe para qytetarëve.

Kështu që mirëpres çdo vendim tuajin cilido qoftë, rruga ime për të gjetur drejtësinë nuk ndalet dot”, tha Tahiri shkurt.

Teksa ai fliste, deputetët e PD mbanin pankarta: “Qeveria e drogës, qeveria e krimit”.

Pas fjalimit, Tahiri, me sa duket në shenjë proteste për politizimin e çështjes së tij, është larguar nga salla e Kuvendit.

2 komente në “Saimir Tahiri në parlament: Nuk pres ta gjej këtu të drejtën time (largohet nga salla pas fjalimit të shkurtër)”

  1. ronny says:

    nese kane dale me pankarta dhe me bori…atehere qenkan vertete plehra dhe kellira…..e ketrj flasin….ta marre ne dore vetem drejtesia….por ju me pankarta tamam ate po beni….po ja lini drejtesise. mua saimiri dhe saimirat sme duhen fare po …ne kete rast nje mut ti hani se me kete lloj gerrnete skeni asnje shans tju dale.

  2. Meta ik says:

    Tahiri nuk duhet te tregoje mendjemadhsi me mbrojtje ose jo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje