Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, gjatë vizitës në Itali, u prit nga ministri i Brendshëm i Italisë Marco Minniti, me të cilin bisedoi për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh e rajonal në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme, si dhe masat kundër migracionit të paligjshëm.
Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë kohës që ministri udhëtoi drejt Italisë, spekuloi përmes qytetarit dixhital se Xhafaj ishte nisur në vendin fqinj për të mbyllur çështjen “Tahiri”.
Mesa duket Berisha dhe qytetari dixhital kanë marrë përgjigje njëherë e mirë mbi dyshimet e tyre dhe minimumi duhet t’i kërkojnë ndjesë shqiptarëve për mashtrim.
Ministri i Brendshëm italian përgëzoi homologun shqiptar, duke shprehur konsideratën e lartë për rezultatet në luftën kundër kultivimit të kanabisit. Z.Minniti siguroi për mbështetje të pakursyer dhe garantoi se bashkëpunimi do të jetë i frytshëm në këtë aspekt. Ministri Xhafaj e informoi homologun italian për rezultatet antikanabis dhe e falënderoi për ndihmën e rëndësishme që ka dhënë në vite, shteti italian në këtë operacion.
Ministri italian vlerësoi gjatë takimit masat e marra nga pala shqiptare ndaj fenomenit të azilkërkimit dhe minorenëve të pashoqëruar, nisur edhe nga rezulatet konkrete falë këtyre masave.
Ata ranë dakort për një tjetër takim të afërt midis tyre, për të diskutuar projekte të tjera me interes për dy vendet, si dhe në kuadrin rajonal.
Në takimin që ministri Xhafaj zhvilloi me zv/Prokurorin Antimafia Del Prete, mori mbështetjen për ngritjen e Qendrës Rajonale të Bashkëpunimit Policor, për të koordinuar shkëmbimin e informacionit, në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, trafikun e drogës, migracionin e paligjshëm etj.
Ministri i Brendshëm shqiptar takoi gjithashtu Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë italiane, me të cilin diskutoi mbi çështjet e koordinimit të veprimeve dhe ngritjen e grupeve të përbashkëta hetimore rajonale.
Gjatë qëndrimit në Trieste, Itali, ministri Xhafaj pati takime dypalëshe me ministrin e Brendshëm të Kosovës, të Serbisë, si dhe Prefekten e Triestes, që është drejtuese e projektit ‘IPA 2017’, brenda të cilit u adoptua propozimi i palës shqiptare për ngritjen e Qendrës Rajonale të Bashkëpunimit Policor.
Ka lezet kur te presin krahehapur dhe te vleresojne per punen qe ke bere.Bashkepunime te tilla ishin harruar ne vendin tonesot ne jemi dikush tjeter per boten fale ketij njeriu.
O sale o goj hale ti gjith diten rri e leh..rri gjith diten e sdi cthua se vet me krimin je mish e thuaa
Sala rri ne parlament dhe permend emda njerezish kot pa kuptin, ministri zhvillon axhenden e tij dhe tregon vetem rezultate konkrete cdo dite. Nese duam te rrim ne vend rrim degjojme salen dhe perrallat e tij, nese ne te kunderten duam pak siguri dhe rend duhet te shohim cdo mundesi per te permiresuar vndin.
Shyqr qe kemi bashpunim me nderkombetaret se na u plas faqia neper europ. Kemi perfaqsin e duhur dhe jemi ne rrugen e duhur drejt Bashkimit Europiam
Duket kush di te beje pune dhe jo vetem llafe si saliu mashtruesi,kto bashkepunime jane rezultat i nje pune qe ka bere z.minister keto muaj.
Ku kishim qene me pare ja sa mire na hapi dyert italia ,tani presim dhe bashkepunime te tjera.
Saliu nje muhabet ka tere kohen,ja ku duken ato qei marrin gjerat seriozisht.Per kaq pak kohe ne detyre na u hap dera me nderkombetaret.
urime minister qe cdo dite beni gjera te mira per kete vend,duhet dora jote per te ecur perpara,keni bere ndryshime te madhe
Tani te dala Sala si i dhj e te kerkoje falje per cdo shpifje qe ka thene e se bashku me “qytetaret e tij dixhitale”.
Paragjykues pa lidhje per cdo nisme edhe kur behet per mire.
Na lodhet.
Me behet qejfi shum kur degjoj lajme te tilla per vendin tone,na ka munguar se tepermi nje afrimitet dhe bashkepunim me nderkombetaret. Uroj te vazhdohet me te njejtat hapa
Aman erdhen dhe keto dite kur emri I vendit tone del ne lajme per mire se Deri me sot vetem kritika na kane ber e na kishin perjashtuar fare nga lista