Gramoz Ruçi nxjerr nga sikleti PD-në dhe LSI-në!

25 Tetor 2017, 11:54Politika TEMA

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi ka nxjerrë nga sikleti i rrjedhjes së votave, PD-në dhe LSI-në.

Ai e ka zhvilluar votimin për arrestimin e Saimir Tahirit, ose jo, të hapur.

Në këtë mënyrë, gjithë deputetët e opozitës, pra të PD dhe LSI, kanë votuar pro kërkesës për arrestimin, ndërsa ata të mazhorancës kundër.

Prej disa ditësh kishte spekulime, se gjatë votimit të kërkesës së arrestimit të Tahirit, do të ndodhte skena gjatë zgjedhjes së Gramoz Ruçit kryetar Kuvendi, kur PD-së i firuan dy vota, ndërsa LSI tërhoqi deputetët nga votimi, pasi 8 prej tyre ishin gati të votonin Ruçin.

Gjë që mund të ndodhte edhe sot, çka do të ishte një goditje e fortë për opozitën.

Pati media pranë LSI-së madje, që shkruanin se Rama do hidhte miliona euro për këtë skenar, pra për blerjen e votave nga opozita.

Një spekulim që kërkonte t’i paraprinte rrjedhjes së mundshme të votave të opozitës.

Por, kjo gjë nuk ka ndodhur për shkak se votimi ka qenë i hapur.

Ndryshe, nuk dihej si mund të shkonte votimi!

4 komente në “Gramoz Ruçi nxjerr nga sikleti PD-në dhe LSI-në!”

  1. Andromeda says:

    Qenka çliruar Rama nga përbaltja e rradhës nga opozita.

    1. sunitus undefined says:

      Tamam fshatar qe stmbush truni …pale dhe shkruan anglisht…

  2. joel shkodra says:

    Por votimit te fshehte asnjehere nuk i dihet, mund te kishte rrjedhje votash edhe ne te kundert, te votonin pro arrestimit edhe disa te PS. Mund te kete edhe brenda PS qe nuk e duan e nuk e mbrojne Tahirin. Prandaj votimi i hapur i ka dhene garanci te plote Tahirit se nuk do te arrestohet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje