Nga Shpëtim Nazarko
Historia e akuzës për Tahirin, iniciuar prej tre prokurorëve nga Tropoja, mund të shqetësojë jo vetëm militantët qorra, apo siç quhen ndryshe “idiotë të dobishëm” nga Lenini. Në një rast normal, zgjedhja e tyre vetëm nga një rreth i vetëm, mund të shkrijë së qeshuri çdo lexues minimalisht të vëmendshëm, që menjëherë mund të përfytyrojë skenarin e mëtejmë të zhvillimit të ngjarjeve pa ndonjë vështirësi të madhe.
Duken sikur kohërat kanë ndryshuar nga viti i largët ’93, kur gjykata e ardhur nga “kursi 6-mujor i plepave të Durrësit” iu vërvit bashkë me emisarët politikë të PD-së së atëhershme (të ngjashëm në shumë plane me këta të sotmit) Fatos Nanos. Këto ngjashmëri, siç u theksua, i shkojnë ndërmend çdo vëzhguesi neutral, por zonja Kryemadhi arriti dje a pardje të bëjë dallimin midis dy proceseve. Nano u dënua për Amita, oriz, sheqer a dava rreckash, kurse Tahiri për drogë. Harroi të thotë se Nanon e nxorën të pafajshëm pas ca viteve të mira burgu, çka mund t’i ndodhë dhe Tahirit, kështu që edhe nëse ndodh ky i fundit mund të ngushëllohet për një farë të vogël…
Megjithëse arsyetimi i zonjës Kryemadhi mban era shvejkizëm, sepse hajduti apo krimineli kanë të njëjtin emër, pavarësisht dëmit që bëjnë, nuk është e vështirë të kuptosh në këtë histori se politika, në thelb, ka mbetur po ajo e vitit ’93. Nuk ka arsye të ndryshojë, sepse po të citojmë zonjën në fjalë, janë të njëjtit njerëz që bëjnë gjithnjë të njëjtat gabime. Ajo që mund të çudisë fare pak, është se nuk e kanë përsosur gjëkundi oratorinë apo teknikën e të sjellurit. Ndoshta ngaqë i kanë fituar gjithnjë me të njëjtën lehtësi betejat dhe nuk kanë nevojë ta përsosin arsenalin e tyre mendor apo logjikën…
A jemi në rastin e Tahirit përpikmërisht në të njëjtën situatë?
Vazhduar me frymën e ironisë, ngjarja e filluar me kaq bujë, duket sikur na rregullon me Evropën apo SHBA-në. Mund të thërresim fort, se më në fund e kapëm një peshk të madh, të cilin do ta dorëzojmë ku duhet. Bile pa treguar asnjë pikë mëshire. Tamam ashtu si në rastin e barcaletës së njohur në Tiranë, kur një kryetari komune, bashkë me të afërmin, iu kërkua koka dhe ai kërkoi mëshirë e afroi para për të shpëtuar, i thanë shkurt.- Jo, jo, ti na duhesh për BE-në dhe i afërmi yt për Amerikën. Në këtë rast nuk bëjnë fajde paratë e tua për të shpëtuar…
Hequr dorë nga ironitë, besoj se palët që po bërtasin për të vënë drejtësinë në vend mendoj se do t’i zbusin tonet pak e nga pak, sepse çështja e tanishme është më e ngatërruar sesa duket në pamjen e parë. Dhe këtu nuk është problem, se prokuroria nuk ka shumë fakte, apo se ato nuk janë të mjaftueshme për gjahun e zënë. Për të tilla hollësira të vogla, këtu, ashtu si në rastin e prokurorëve që dalin të gjithë nga Tropoja, nuk para e vret mendjen njeri shumë.
Problemi lidhet drejtpërdrejt me Vetting-un dhe këtij procesi të tmerrshëm zor t’i shpëtojë njeri, qoftë majtas apo djathtas. Ai nuk është në dorë as të Ramës dhe as në të të Bashës. Procesi është filluar nga të tjerë, që kujdesn deri në hollësinë më të vogël kur nisin operacione të tilla. Çështja për këtë arsye shtrohet drejtpërdrejt:
A përkon saktë çështja Tahiri me atë të bilbilit që bie në ringun e boksit për të filluar ndeshja?
Dyshoj fort se është kështu. Nisur nga kompetencat e reja, Prokurori i Përgjithshëm zor të ketë fuqi apo të ndikojë fort në procesin që e quajmë Vetting. E po ashtu nuk mund të themi se Prokuroria e Krimeve të Rënda të jetë e gatshme apo e emëruar deri në njeriun më të fundit për të udhëhequr procese të tilla dhe delikate. Nuk e di a u kanë dhënë besimin e duhur ata që e kanë iniciuar procesin.
Në këtë sens gjykimi, duket se akuza e përbërë vetëm nga tre prokurorë nga Tropoja, duket më tepër vepër e karakterit vullnetar, apo përpjekje për t’u dalluar në një luftë ku rënia e borisë për sulmin e përgjithshëm nuk është bërë akoma.
Po kaq është ende pak. Edhe nëse bie arsyetimi i mësipërm, klasën politike të majtë apo të djathtë, do të fillojë ta zërë tmerri nga “Rasti Tahiri”. Duke dashur t’i bjerë vetë e para bilbilit për këtë ndeshje të madhe, ajo do ta kishte më keq po ta merrte seriozisht njeri në Evropë. Në një betejë të filluar keq proceset e ardhshme, do të ishin të paparashikuseshme, sepse nuk janë në dorë të tyre.
Nëse Tahiri do të dënohej me këto lloj rregullash që kërkohen të imponohen në bazë të këtij procesi, besoj se gjysma e klasës sonë politike do të arratisej nga sytë këmbët pa i thirrur njeri në dyert e prokurorisë nesër.
Thua po bëjmë shaka, apo po tallemi?
Ambasadori amerikan tha para pak kohësh se Shqipëria i ngjante Amerikës së viteve ’20 të shekullit të kaluar. Ambasadori nuk e përmendi rastin e Al-Kapones, që e zunë në fund për ca kupona tatimore, apo për shpenzimet e kafesë, që ai nuk i justifikonte dot.
Këto “hollësira”, që mund ta kenë bërë për të qeshur klasën tonë politike të tranzicionit, ndoshta vërtet nuk do të duhen fare. Do të mjaftonte një sy i thjeshtë i “inspektorit calaman” siç e kam qejf ta quaj me të qeshur, që do t’u vinte re pasurinë e flllluar nga veshja, te mobilimi i shtëpisë, apo te vetë kjo e fundit, që siç thashë më sipër, do ta çonte vetë në burg vullnetarisht mbi gjysmën e klasës politike.
Qesh ndonjëherë me kolegët kur zëmë e bëjmë muhabet për këto gjëra. Arsyetimit tim se shumë nga pasanikët e klasës poltike do t’i zënë “hasha” shtëpitë e tyre, i shtohet pyetja se ç’do bëhet me fatin e këtyre shtëpive. Përkundër arsyetimit tim se shumë prej tyre mund të bëhen shkolla, çerdhe, apo kopshte, një nga kolegët thotë se “do t’i zërë populli pa vendim ”siç ndodhte dikur më të rrallë në kohën e Enver Hoxhës.
Sa më sipër, duket se “Çështja Tahiri” është më e komplikuar sesa duket për klasën tonë politike. Duke lexuar deklaratën e prokurorëve dje kundër Ramës, se në Rumani e Kroaci ishin arrestuar deri dhe kryeministra, kuptova se palët janë akoma në euforinë e çastit të zënies së një peshku të madh.
Prokurorët, ndoshta siç e theksova më sipër, nuk e kanë kuptuar ende se procesi është më i ndërlikuar se kaq dhe se vullnetarizmi i tepërt pa pasur fakte reale në dorë në vend të dekoratës, mund t’u sjellë fatkeqësi më të mëdha.
Shqipëria, natyrisht, është më keq se Rumania apo Kroacia, që rron me traditën austriake. Është kjo arsye e fundit, që të zënë edhe për një orë dore. Me këtë kriter në dorë, këtu do të vinte në burg jo vetëm klasa politike, por dhe një pjesë e madhe e prokurorëve dhe gjykatësve.
Çfarë pritet të ndodhë? Mendoj se pas euforisë së çastit për kapjen e një peshku të madh, klasa politike e të dy krahëve do të zërë e të mendohet dhe do të kuptojë shpejt se edhe në këtë rast procesi do bërë i rregullt, për të pasur për vete të nesërmen një process po të tillë të rregullt.
Rrëmuja dhe nguti për të shpënë Tahirin para togës së policisë në marrshin drejt burgut është parathirrja dhe për ata vetë.
Me kalimin e ditëve do të shohim se mund të ngjasë kështu. Ndoshta jam kundër rrymës dhe kësaj radhe. Një pjesë e politikës dhe analistëve, mendojnë se do kërcasin dosje të tjera kompromentuese. Kjo ka ngjarë dhe në të shkuarën dhe pastaj palët të lyera me baltën që i kanë hedhur njëri-tjetrit kanë ulur armët dhe kanë vazhduar të sundojnë qetësisht popullin e tyre, bashkarisht, apo veç e veç.
Kësaj radhe mendoj se problemi nuk është i njëjtë. Ata që kanë në dorë “bilbilin e ringut” janë jo shqiptarët, por perëndimorët.
Dhe duket se më në fund, pas njëzet e pesë vitesh, janë pikërisht ata që do na kujtojnë një thënie të vjetër tonën “Këpucët e Parisit nuk bëjnë për këmbë Korçe”. Çka ndryshe do të thotë se nuk do të lejohen procese as si ai i vitit ’93 dhe as si ai i Gërdecit, 21 Janarit, apo kohës së tmerrshme të vitit 1997.
Duke e mbyllur, besoj se fillimi me rrëmujë dhe tam-tame i “Procesit Tahiri” nuk do të vazhdojë të jetë i tillë. Jo vetëm se nuk e lënë ata që kanë iniciuar realisht procesin e Vetting-ut, por siç e thashë edhe më sipër, perëndimorët e kanë kuptuar duke na e parë për një kohë të gjatë sjelljen tonë, se e meritojmë frazën “Këpucët e Parisit nuk bëjnë për këmbë Korçe”.(Konica.al)
Këpucët e Parisit nuk bëjnë për këmbë prej Korçe!
He me te lumte ajo goje e ajo pene! Makari te jete e te behet keshtu,se na ka ardhur ne maje te hundes me lloj lloj banditesh,kriminelesh e vrasesish te veshur me lekuren e politikanit dhe qe i ben te poshter e nxin ne syte e popullit te gjithe politikanet dhe ve shenjen e barazimit midis tyre dhe politikaneve te rinj e te ndershem si psh.Erjon Bracen,Olta Xhacken apo Spiropalin depputeten Cupi etj etj etj.Po a mund te krahasophet Erjoini apo dhe Sajmitri,qe po lakohet kaq shume pa fakter e dokumenta,por vetem me llafe pazari me ke te them une nga ana e krimit?me Berishen? ai njuk futet ne asnje kandar,eshte jashte klasi dhe mund te barazohet vetem me djallin ne toke,por te kalojme tek tjetri.Le te themi me Lul nastradinin? edhe ky s’eshte shume larg Berishes,eshte nxenesi me i zellshem i tij dhe per nje kohe te shkurter,pothuajse ia ka arritur qoftelargut.Kalojme tek tjetri me mire.Te themi Mediun? S’ka vrare pak i shkreti,26 vete coi ne boten tjeter dhe bashke me djallin e PD-se i luajti telat te fitoje imunitetin e deputetit “te ndershem”.Te theme me Ilirin?E kam fjalen per sheikun e qetesise e dashurise,kampjonin me diplome te korrupsionit dhe kryetar de jure dhe de fakto i Sh.p.k se poltike te partise-shoqate te tij?edhe ky veshtire se mund te krahasohet me nje deputet te thjeshte.Dhe as e shoqja,makinen e se ciles e zune ne Morine me Kokaine dhe doli vaj ne fund…Po keshtu mund te rendisim dhe te tjere si Strazo trimi,Flamuri pa bisht dhe bashkepunetor i UDB-se?!! Keta te fundit jane deputete dhe te lire si dhe qytetaret e tjere,pikerisht sepse drejtesia eshte e korruptuar,sepse parlamenti eshte i perbere nga keta te fundit e soji i tyre,sepse listat e kanmdidateve per deputete i bejne kryetaret e partive,pa pyetur ose duke i pyetur formalisht organet drejtuese te partive dhe sepse popullin,qe duhet te kete fjalen e pare dhe te fundit,nuk e pyet njeri.Keta jane te lire sepse kryeprokuror eshte Llalle harapashi qe eshte si ushtari i mire shvejk i Berishes dhe i Metes dhe vegjetion ne detyre si i droguar nga ata,pa foluf per gjykatat ,te cilat japin drejtesi ne varesi tr shumes se parave qe derdh i akuzuari,,si psh rasti i Arqile Bashes ne Vlore…Prandaj duhet bere katharsi,pastrimi si i organeve te drejtesise ashtu dhe i politikes nga keta funderrina te popullit,qe jane pasuruar me gjakun dhe djersen e popullit dhe bejne ligjin kunder tyre dhe ne emer te tyre.Dher kjo nuk mund te arrihet pa ndihmen e Europes dhe Amerikes dhe perfaqesuesve te tyre ketu.Ka mundesi te dergojne ketu dhe prokurore te huaj apo shqiptare emigrante qe jetojne jashte si Zef Brozi etij etj?
Pacin kemben e mbare keta Perendimoret me fillimin e Vetingut, urojme te mos na zhgenjejne kesaj radhe, e ta fillojne nga familja Al sali Capone berisha,like Floriri leshelija, fatos Pijaneci nano e deri dhe pse jo dhe Edi Rama, qe me sa duket qarte, po perpiqet te fuse shtetin ne shina edhe pse per dite i heqin binaret per ta penguar.
Vertet pene e fuqishme ne arsyetim e problemit me te rendesishem qe ka vendi yne. Ju lumte Nazarko. Shpresoj dhe kam bindje te plote tek USA & BE se do te vene drejtesine ne rruge te drejte.
Zoti , duke te uruar per shkrimin, bashkohem me ju, kur thoni se disa politikan, prokuror e gjukates, i ka zen tmeri nga rasti Tahiri. Mezi presim veingun.
Te paret qe duhet te shkojn ne hetim, jan Berisha, Basha, Mediu, politikan e ministrat e qevris se tij, qe kan ber nga nje vile e disa pasuri te tjera, me vjedhje dhe abuzim me detyrat shteterore. Ministra e politikan te PS. Presidenti Meta, aq i perfoklur per koorupsjon, me bllok ne dor dhe me aferat e CEZ, disa politikan e ministra te LSI qe kan ven pasuri me abuzime. GJyqetar e prokuror, qe jan pasuruar si askush me kooorupsjon dhe te gjirsh, ata pushtatar ne tatime, digane, pjesmares e koncesjone e tendera qe kan abuzuar e vjedhur.
Vetem keshtu dote pastrohet shoqeria shqiptare nga kanceri i koorupsjonit dhe dote hu ne rrugen e prosperitetit, demokracis e shtetit ligjor.
Ky eshre lakeja i madh,
Ku eshte lakeja i vogel se ka kohe qe se shoh?
jo ne fillim duhet bere pastrimi i organeve gjyqesore dhe te prokurorise duke filluar nga adriatik llalla dhe pastaj tek te gjithe politikanet me radhe duke filluar nga saliu.
Te gjithe jeni ne nje mendje, te paret e vettingut Saliu, Basha, Meta e tj… Po kush do e beje, cilet prokurore e cilet gjyqtare? Ndaj per te mos deshtuar, vettingu duhet te krijoje berthamen e besushme prokurore-gjyqtare dhe nen mbikqyrjen e rrepte te funksionimit te kesaj berthame te beje spastrimin e politikes; ndryshe asaj shprhjes te kepuceve te Nazarkos do ti shtoja shprehjen po nga Korca, “Do veme karrocen para kalit”.
Amendesimet se “te gjithe politikanet jane njelloj te koruptuar” dhe se “panvarsisht se nuk duken edhe ata jane ne tave” nuk bejne gje tjeter vetem se vene shenje barazimi midis atyre qe kane bere krimet dukshem dhe qe i dine te majte te djathte e neutrale dhe imagjinatave mediokre te stimular nga politika e tipit mafioz. Le te hetohet mbi prova kur ato te kethehen ne fakte le te gjykohen e denohen pa meshire. Por dhe te mbahet pergjegjesi penale per cenimin e drejtesie nga politika dhe korrupsioni