Të lumtë Saimir, më fal Saimir (ndjesa e pazakontë e gazetarit shkodran)

24 Tetor 2017, 20:07Politika TEMA

Ndjesa e pazakonte e gazetarit te njohur shkodran per ish- ministrin: Te lumte Sajmir, me fal Sajmir!

Nga Sokol Pepushaj

Një javë që të kryqëzuam.

Në fakt, kishim gjithë të drejtën e Zotit me vete, se akuza ishte teper e rëndë, trafikant droge dhe ministër hajdut.

Unë e besova.

I besova organit të drejtësisë së shtetit tim, pasi në 27 vjet jemi bërë delja e zezë e Europës, pikërisht si vënd prodhues i drogës, i krimit e korrupsionit galopant.

Nuk të besuam ty, e prapë kishim të drejtë, akuza tingëllonte larg.

Por, të jesh i bindur, më mik ke mua që po të kërkoj 1000 herë të faluar për tërë ato shkrime kundër teje, të cilat i kancelova sot, sesa shumë asish që replikuan me mua e të mbrojtën politikisht.

Pra, shumë asish, e di fort mirë se do mbronin çdo hajdut të majtë, siç ka shumë të tjerë që do mbronin çdo hajdut të djathtë.

Por, Shqipëria ka edhe njerëz që dinë të kërkojnë falje, që përpiqen për një shtet ligjor dhe presin drejtësinë e munguar prej 27 vitesh e japin kontribut të arrestohen pikërisht hajdutët, qofshin të djathtë, qofshin të majtë.

E vërteta është kokëforte.

Jam i lumtur jo vetëm që solle në vëmëndje të publikut anët më njerëzore të një pushtetari në momentet e akuzës së rëndë që unë s’të besova, por edhe pse sot, i pastër dhe me dokument zyrtar nga Prokuroria e Katanias binde tere Shqipërinë se nuk ka akuzë në adresën tuaj, ishe po ai.

Nuk hodhe baltë mbi ata që desh të bënë varrin, desh të burgosnin jetën, desh të vishnin me turp brez mbas brezi.

Do desha që gjithë ata që nxinë ca rreshta kundër teje, të të kërkonin falje sot e të ngulnin këmbë në ndëshkim jo të lehtë ndaj atyre që me dashje shpifën mbi ty.

Të lumtë Sajmir, më fal Sajmir!

16 komente në “Të lumtë Saimir, më fal Saimir (ndjesa e pazakontë e gazetarit shkodran)”

  1. Andi says:

    Të lumtë Sokol!Njeri i ndershëm!
    Më fal , Saimir.!

  2. Shkodrani says:

    Kja do të thot fjala gazetar pra lajmtar I saktë dhe I ndershëm . Bajm gabime për momentin por këtkojm falje dhe kja quhet kultur dhe burrni Shkodrane .
    Me rrespekt për Sokol Pepushajn

  3. Hektor says:

    Bravo! Reflektim korrekt! Te kishim me shume gazetare te tille. Por edhe pse gazetaret dhe gazetat duan te shesin sa me shume gazeten e tyre me sensacione nuk duhet dermuar jeta e nje njeriu pa dhene pretencen (vendimin) gjykatesi. Te tjerat jane te gjitha shpifje te PD-se. PD-ja po ben te njejten gje qe beri 4 vjetet e shkuar duke genjyer e mashtruar pa pushim. Kjo eshte nje metode e njohur ne Perendim qe ‘ sulmoje kundershtarin edhe me genjeshtra dhe detyroje qe te jape nje pergjigje’. Madje ka patur edhe nje film me zgjedhje ne Ameriken Latine ku nje keshilltar amerikan e keshillon opoziten qe te sulmoje maxhorancen me akuza te rreme, vetem e vetem qe ta detyroje kundershtarin te angazhohet ne pergjigje. Mendohet se kjo forme genjeshtre e mashtrimi do te lere dicka ne mendjen e votuesve. Por, vosuesit shqiptare jane teper inteligjent dhe e dine qe PD eshte parti e krimit, e vjedhjes, e vrasjes, dhe e genjeshtrave. Eshte parti qe e ka shitur Shqiperine dhe vetem ka mbushur xhepat e saj me esadistin e familjen e tij ne krye te hajduteve. Asjneri nuk i beson me.

  4. Atdheu says:

    Respekt Sokol!

  5. Shefqet Cela says:

    Nje shkrim i pa zakonte per mediat tona. Pjesa me e madhe e gazetareve nxijne gazeta, me urdher padronesh; ose te keq informuar nga llumi politik.
    KY eshte nje rrast i rralle per dy arsye:
    Se pari kritikat, denigrimet, i ka bere per arsye objektive; nisur nga materjalet qe kishte ne dispozicin me akuza te spiktura kriminale.
    Se dyti, gje qe eshte shume e rralle, di te kerkoje ndjese. Kjo eshte pasoje jo vetem e edukates por dhe e kultures.

  6. Roberto says:

    Po vertet i lumte. Ky nuk eshte as si Andi Bushati apo Lubonja qe bashke me disa te tjere vjellin vrrer sapo ne dukje dikujt i rreshket kemba. Mos flas pastaj per Artur Zhej apo per te ndershmin e LSI ish ministrin e shkarkuar qe kapardiset perdite neper Tv bashke me kazanin e tyre.

  7. spartaku says:

    Bravo.Gazetar me ment.Gazetar qe di te kerkoi falje,kur duhet kerkuar.Respekt dhe mirenjohje.

  8. berberi me leshpresh says:

    sa shpejt qe genjehen shqiptaret dhe ashtu si genjehen shgenjehen,
    sikur me qen kalamaj.
    komb debil masiv .
    naiv

  9. Eri says:

    Ik or palaco “gazetar”, turp,sharlatan, ka me se nje vit qe Vlora di lidhjet e Tahirit me Habilajt, ndyresire…

  10. Nje koment sa i vertete dhe interesnt. Pac miresi djale! na nderove shkodren.
    Nene Pashako.

  11. Vjosani says:

    Bravo o fisnik. Kjo quhet zemer njeriu!

  12. Plato says:

    Turp o Sokol, haram o Sajmir?

  13. Bravo shkodran !
    Tregove siasnjihere ne rrumpallogazetarine e vendit tim se je nji njeri me kulture te lindur !
    Te kerkosh falje publike, eshte burreri klasi.

  14. Hamutsokol says:

    Ky Sokol Pepushaj eshte nje i shkerdhyer qe e ka kthyer pllaken disa here.
    Deri DJE hengri mut sa mundi kunder Tahirit e tani e mbyll me nje me fal dhe kancelimin e shkrimeve te tij te degjeneruara,sepse jane nje prove e degjenerimit te tij dinjitetit te tij.
    Hapi dhe njehere shkrimet mor majmun te shihet qarte se kush je,se nuk kalohet keshtu me nje “me fal” dhe 5 vjet ngreniemut kunder u harrokan.

  15. Beli says:

    Për mua që në fillim binte erë çështja. Po të kishte z. Tahiri lidhje me krimin, për më tepër, po ta kishte shpinën të mbrojtur nga një bandë si ajo që ka bërë emër e ka konkurruar edhe mafian greke e italiane, nuk do kishte prokuror shqiptar që t’i vinte prangat. Ujku gjithmonë kap delen e pambrojtur, atë që ndahet nga tufa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje