Deputetja e PS-së krah Tahirit: Opozita ka kthyer Prokurorinë në top lecke, luan lojë luftash

24 Tetor 2017, 16:11Politika TEMA

Pas deklaratës së ish-ministrit Tahiri lidhur me faktin se hetimet e kryera në Katania nuk kanë përfshirë asnjëherë emrin e tij, ka reaguar deputetja e PS-së, Elisa Spiropali.

Ajo ka thënë se kjo është një lojë e pisët e opozitës dhe se Prokuroria s’ka asnjë provë dhe se është kthyer në top lecke nga opozita.

Tahiri publikoi edhe një dokument të marrë nga Prokuroria e Katanias e cila shprehej se ndaj shtetasit Saimir Bashkim Tahiri nuk kishte asnjë proces të hapur.

Statusi i plotë:

Duke pare fleten e bardhe te prokuroreve te Katanias sot dhe çehret e prishura te Frontit te Vjeter qe rilindi pas humbjes se Tepsise, mundohem te marr me mend se kush nuk e kupton akoma kete loje luftash te Frontit, me krimin e me kriminelet?

Eshte kaq e trashe, kaq e lige, kaq e piste, kaq e nxituar, kaq e sterzmadhuar me piskama, klithma, kushtrime, perbetime, mallkime, sa qe duhet te jesh idiot qe te mos pyesesh veten: Ore ku e kane hallin keta, kur e gjitha qenka nje flete e bardhe me dy rreshta?

Kesaj i thone i zoti ta jep, tellalli s’ta leshon gjalle ne bote! Prokuroria andej thote s’kemi asgje per kete thagme te padegjuar, prokuroria ketej na ka thene deri tani, qe pret nga ajo andej qe te sjelle provat, te cilat ketej s’po i shohim gjekundi!

Thagme e madhe per nje hall te madh qe per çdo njeri me sy ne balle e me veshe ne vend, eshte e qarte: Nuk eshte thagma qe krijoi hallin, po halli qe shpiku thagmen! Kaq keq e kane punen dhe kaq te madh hallin keta te Frontit, sa lojen e tyre luftash me krimin e me kriminelet, e çuan deri ne piken qe ta kthenin prokurorine ne topin e leckes pa te cilin loja nuk ngjan dot si lufte?!

 

1 komente në “Deputetja e PS-së krah Tahirit: Opozita ka kthyer Prokurorinë në top lecke, luan lojë luftash”

  1. Eri says:

    Ekisa, ti ke lindur ne menopauze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje